Braçe-Bashës: Torollak, çmimi i naftës 174 l/litri, si mund të ketë taksa 240 l

September 1, 2015 16:37

Braçe-Bashës: Torollak, çmimi i naftës 174 l/litri, si mund të ketë taksa 240 l

Deputeti socialist, njëherësh edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe u është përgjigjur akuzave të shefit të opozitës Basha lidhur me çmimin e karburantit dhe fshehjen e të dhënave nga qeveria mbi treguesit fiskalë.

“240 leke per liter bashke me tvsh”. Kete ka postuar sapo!!Ky eshte njeriu me i paditur ne kete vend!!Shikoni cthote?;Taksa Rama 240 leke per liter bashke me TVSH!!Torollak;Cmimi i naftes sot ne treg eshte 172-174 leke per liter! si ka mundesi qe taksa te jete 240 leke, pra me shume se cmimi?Korrigjohu se ke drejtuar dhe vendin, “leku” ka gjuhen e tij, jo tenden”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

Më herët Basha duke iu referuar të dhënave të INSTAT,shkruante në një postim se shqiptarët me të ardhura më të ulëta e paguajnë më shtrenjtë karburantitn, dhe sipas tij shkak është taksa Rama, 240 lekë për litër me TVSH.

“Ja të dhënat zyrtare që fsheh Rama. Shqiptarët me të ardhura më të ulëtat në rajon e paguajnë më shtrenjtë karburantin se çdokush. Shkaku është Taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me TVSH”, tha Basha.

September 1, 2015 16:37
Komento

2 Komente

  1. spartaku September 1, 18:10

    Epo dihet se kushe eshte Basha.Ai ka mare ment nga mesuesi i tij Berisha,i cili nuk ka ment per vehte.Jo torollak,por psikopat.

    Reply to this comment
  2. M A R K O September 1, 21:59

    Mos ja rritni kaq pjacen: Torrollak. Ai eshte koqefare, ngatrron kekun me byrekun… “lek te vjetra”… ” lek te reja”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim