Braçe-Blushit: Të njohësh numrat, nuk do të thotë të marrësh vesh nga ekonomia

November 23, 2015 21:00

Braçe-Blushit: Të njohësh numrat, nuk do të thotë të marrësh vesh nga ekonomia

Deputeti socialist, njëkohësisht kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, replikon në distancë me kolegun e tij Ben Blushi, pasi ky i fundit deklaroi sot se borxhi publik është rritur më shumë se në kohën e qeverisjes së Berishës.

Buxheti po kthehet në sport kombëtar dhe gënjeshtrat rreth tij po bëhen narativa më serioze e ditës….Ka të tjerë që e marrin buxhetin “borxh” për të ndërtuar një argument tërësisht politik që nuk qëndron gjëkundi; numrat e dëshmojnë, por nëse arrin t’i kuptosh,­ thjesht t’i njohësh, nuk të thonë gjë, ndryshe ndërton një tjetër gënjeshtër. Tamam këtë “tezën” se ne po marrim shumë borxh!! A është e vërtetë kjo? Numrat janë këta: Në vitin 2014, defiçiti buxhetor, domethënë borxhi i ri ishte 72,134 miliard lekë. Në vitin 2015, defiçiti buxhetor, domethënë borxhi i ri ishte 58,228 miliardë lekë. Në total janë: 120,362 miliardë leke ne dy vite. Por ka dhe një të vërtetë të madhe kjo çështje. Në dy vite, tamam këto vite, ne kemi paguar 70 miliardë borxhe të prapambetura që Qeveria ja kishte marre sipërmarrjes, por pa i kontabilizuar dhe pa i deklaruar në defterët e atij shteti… Për ta bërë më të thjeshtë për cilindo që thjesht njeh numrat, jo vetëm që me borxhin e marrë nuk kemi paguar paga e pensione, por nga tatimet e taksat kemi marrë edhe 30 miliardë lekë për të paguar borxhin e padeklaruar dhe interesat e borxheve. Kush thotë ndryshe, natyrisht që gënjen”, shkruan Braçe në Facebook..

November 23, 2015 21:00
Komento

13 Komente

  1. ish RD vs Ish ZP November 23, 22:36

    Beni e nisi pluralizmin tek RD,
    Erjoni, pasi u rrit ca, u be shef i ZP-se…
    Per disa ishte cudi: c’donte Ben Blushi tek RD?
    Por, shpjegim kishte: ne krye te PD-se ishte Sali Berisha!

    Por ishte mjerim i pashembullt intelektual, per Erjonken: po ky, si pranon te behet shef ZP-je, kur nuk ka me Parti Pune?!

    Beni doli nga te gjithe vijat dhe po behet figure me vehte.
    Erjoni i thote se shifrat e Shtetit te Edit, jane me te sakta jo vetem se shifrat e numrat e Saliut, por edhe se ndjenja dhe logjika e Njeriut!

    ZP u be informale tashme, zyrtarisht pushoi se qeni. Erjoni nuk ka ku kthehet.
    Ben Blushi ka krijuar shkrimtarin: dere qe nuk mbyllet kurre.

    Jo se s’ka probleme me veten dhe me Boten, Ben Blushi,
    por Erjon nuk ka per tu bere kurre!

    Reply to this comment
  2. Bill Right November 23, 22:39

    Brace ke qene gjithmone “mistrec” por person gerric e simpatik…tani me dukesh pak ne pozicionin e larves o mik…Degjo e kupto se Rama nuk e ka te gjate…ta themi ne qe jemi popull…mos i bier shume mbrapa atij idioti…e ardhmja eshte e atyre qe besojne tek numrat e jo tek zari i pushtetit…Meqe erdhi fjala , por ti nga i more vesh numrat se une nuk di qe ke bere edhe ti shkollen e nates 3 mujore ne ekonomi si ahmetaj…

    Reply to this comment
  3. raimond Vlonjati November 24, 02:09

    Ketij Braces i duket sikur merr vesh nga ekonomia

    O Brace tutkuni , ti po mer borxhe skandaloze dhe ato borxhe nuk i investon por i prish per shpenzime buxhetore ose do ju japesh buzneseve te medha qe gjasme i kishte Bllokuar Sala se nuk ju kish dhene parate per punet qe ata kishin bere

    Kur e verteta ishte tamam sic thoshte Sala se bizneset e medha i kane shtetit 800 milion euro detyrime ne taksa
    Dhe kete deklarate te Sales e vertetuan tatimet tuaja qe deklaruan se bizneset e medha i kane shtetit nje borxh prej 900 milion Euro

    Pra ju ju merni shpirtin njerezve te varfer duke ju mare taksen e energjis elektrike dhe lejoni bizneset e medha qe mos paguajn taksat dhe biles beni te kunderten , ju jepni atyre para te madhe duke futur gjith popullin ne borxh per ata bastarde

    Nga kjo menyre se si e perdorni i borxhin , ju tregoni se keni konflikt interesi me financat e shtetit shqiptar, ndaj ju duheni larguar urgjentisht

    Seose ju perfaqsoni vetem interesat e 1% te shqiptareve , dhe po i pregatisni Shqiperise fenomenin e krizes financiare greke

    Ju e cuat borxhin e jashtem ne ekstrem more me ket borxh qe moret tek FMN

    Keshtu mor Brace , mis fol per Blushin se Blushi esht vite drite me i pregatitur se ty dhe gjithe lukunia juaj e injoranteve

    Reply to this comment
  4. info-analitike November 24, 02:12

    Pasi e kenaqi duke na dhene leksione mbi sarinen tani Braceziu kerkon te jape mend mbi te dhenat ekonomike te nje qeverie te paaftish hajdute. Kesaj i thone te kalosh nga komikja ne tragjike.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 November 24, 02:37

    Me borxhin lyejtet zyrat,shtruat dreka e darka,hapet zyra per deputeteve,rikonstruktuat vilat,blete Mina e bileta avionesh.ku ngelet per te rritur paga e pensione?
    I rropet popullit dhe borxhet e energjise se Saliut por nuk I kthyer popullit borxhet qe I kish Saliu.Leh dhe pak kohe o brace se populli do te ta vulosi gojen ti dhe idhullit tend Kryehorr.

    Reply to this comment
  6. shqip hesapi November 24, 03:56

    Edhe Blushi nuk qan hallin e popullit,nuk i dhimbset populli,nuk i plas per te ,por ka mbetur jashte qeverie,prandaj po na can gajden nje here ne muaj.Po te kete zgjedhje marozhitare Beni nuk merr asnje vote.Eshte e provuar kjo me kohe prandaj llap e llap dhe nuk konkuron per asgje,qofte dhe per kryetar partie

    Reply to this comment
  7. TROLLNA November 24, 07:33

    Braçe,e verteta eshte e hidhur.Ky eshte realiteti,por me duket se dhe zoteria jote po lepihet nga ato borxhe qe mer Edvini me ate minister financash injorant.Mos u acaro se nuk jane parate e tua por te popullit,qe po i paguan duke u hequr zvare,qe te roni ne lluks ju te “RINGJALLJES SE POSHTERSIVE” Kujdes Braçe se edhe pak muaj keni e do shekoni te semes nga ky popull i masakruar.

    Reply to this comment
  8. TROLLNA November 24, 07:37

    O Braçe ku eshte ai shoku jot FULLANI?Po keto miliona kush do i paguaje? Po miliardat e vjedhura nga PD ku i keni? Po miliardate qe keni vjedhur,dhe po vidhni kush do i paguajue?
    A ka ardhur koha,a jane pjekur kushtet qe demokracia e vertete te filloje me keta maskarenj,e ky popull ti konfiskoje,ti denoje dhe ti zhduke nga faqja e dheut keto mostra? SI MENDON O DEPUTETI MISTREC I BERATIT?

    Reply to this comment
  9. kalo November 24, 09:15

    A u kujtohet kur Beni ishte minister I Nanos, e sa vjet kulloti ne ate qeveri e pa rregjister te gjendjes civile la njerezit?
    E tani predikon se si duhet te punoje qeveria!

    Reply to this comment
  10. SuloKapedani November 24, 11:30

    Cili do qe nuk eshte ekonomist ne te tilla raste duke perfshire edhe blushin flasin broçkulla ne hava.Ka plot kaqola te cilet duan te vleresojne apo me keq gjoja te vleresojne ne baze te thashemnajave.Te tille do te ngelen por mjafton te lexojne disa rreshta ne gazeten DITA.Besoni akoma vleresimet e ish qeveritareve ,perqindjet e perqindjeve dhe rrugen e keni disheze,ashtu si iku edhe vete P.D.-ja.Asnjehere rruge e mbare.

    Reply to this comment
  11. fukarai November 24, 11:34

    Me qe ju dhimska populli ketij Blushit, le t’ja fali ndonje familje te varfer rrogen e vet te deputetit

    Reply to this comment
  12. Idriz Tafa November 24, 12:27

    Dossier 15 vjet më parë Kur Blushi hante në besë amerikanët
    Mbi 15 vjet më parë, më 24 shkurt 2000, pesë ditë pas largimit nga Tirana të ish-Sekretares legjendare të Shtetit të SHBA-së, Madlen Ollbrajt (Madeleine Albright), e përditshmja “Koha Jonë” botonte editorialin me titull “Takimet sekrete të kryeministrit Meta”. Bie në sy se autorët bënin presion të hapur deri në kufijtë e shantazhit, duke u mburrur se “media gjithnjë ka informacion, të cilin edhe Fatos Klosi [në atë kohë shef i SHISH-it] nuk e ka, ndaj mirë do të ishte të thuhet diçka”. Autorët e editorialit (të paktën, janë tre të tillë me peshë) kanë zbuluar se “përveç takimeve zyrtare dhe publike me Sekretaren Amerikane të Shtetit, zonjën e nderuar Ollbrajt, kryeministri Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim prej 25 minutash kokë më kokë, i cili mbeti jashtë agjendës zyrtare për publikim. Këtë takim shumë pak persona e dinë”.
    VEGLAT E NANOS
    Politikani Fatos Nano, që ishte detyruar të jepte dorëheqjen si kryeministër më 27 shtator 1998, ishte i interesuar për fatin e vet të ardhshëm politik. Ai përdori dy njerëz të tij, kushëririn Ben Blushi që e kishte bërë zëvendësministër të Jashtëm, ndonëse ishte etiketuar publikisht nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli si “shkërdhatokrat” vs “meritokrat”, dhe botuesin Nikollë Lesi që e kishte bërë deputet të listës së PS-së: “Pse Kryeministri [Ilir Meta] nuk shpjegon se çfarë është biseduar për Berishën dhe Nanon, nëse është biseduar, por që ajo nuk i takoi? Pse në drekën e Ollbrajt nuk u ftua Presidenti i Republikës, Meidani? Këto dhe disa pyetje të tjera lindin, ndofta me pa të drejtë”.
    INATI ME OLLBRAJTIN
    Në pamje të parë, autorët e editorialit (Nano-Blushi-Lesi) duket se e kanë “inatin” me Metën, por, në të vërtet, ata janë të pakënaqur me SHBA-në dhe Sekretaren e Shtetit: “Nëse supozojmë për takimin e tij kokë më kokë, nuk duam kurrsesi ta neglizhojmë rolin historik të SHBA dhe të Presidentit Klinton për çështjen tonë kombëtare, siç ishte rasti i Kosovës. Populli shqiptar i është mirënjohës edhe zonjës Ollbrajt, e cila me gjithë forcën e shpirtit e ndihmoi popullin tonë, por nëse ajo ka sugjeruar apo ka kritikuar diçka tjetër në takimin sekret me Metën, përse nuk thuhet thelbi i bisedës?”
    BEOGRADI
    Pa u hyrë teorive konspirative për lidhje hipotetike të “KJ”-së me shërbimet sekrete të Beogradit (sikurse e ka akuzuar PD-ja deri atëherë), është fakt që në këtë editorial kërkohet llogari se “çfarë bisedoi Kryeministri [Meta] me Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferin në restorant “Ambasadori”?… mirë do të ishte të thuhet diçka për “kompromisin” treshe: Meta­Thaçi-Xhaferi. Dhe po të vazhdojmë më tej mund të pyesim: Mos ka ndonjë plan perëndimor për fuqizimin e kësaj tresheje që bisedon dhe darkon fshehtas?! Apo është vetëm një preferencë e tyre?”
    Kështu, “KJ”-ja ishte në një gjatësi vale me mediet dhe shërbimet sekrete serbe
    ATË QË NUK GUXON TA BËJË AS “NEW YORK TIMES”
    Natyrisht, ky shkrim është një hartim që i takon një gazetarie para-profesioniste. As që mund të përfytyrohet që “New York Times”, “Le Monde”, “The Guardian”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “El Pais” etj. t’i kërkojnë llogari, madje të shantazhojnë Departamentin e Shtetit, Ministritë e Jashtme të Francës, Britanisë së Madhe, të Gjermanisë, Spanjës pse nuk i informojnë për bisedimet kokë më kokë me homologët e vet. Ja deri ku shkon megalomania e editorialit: “Përveç mbështetjes publike amerikane se çfarë i është thënë Metës në takimin kokë më kokë, të cilin ai zyrtarisht e mohon, por që realisht është kryer, mbetet ende për të mësuar… Edhe nëse përgënjeshtrimi del sot nga Kryeministria për mos takim kokë më kokë me znj. Ollbrajt prej 25 minutash pa praninë e askujt, përsëri “Koha Jonë” do të botojë nesër fakte të tjera, të cilat i përkasin këtij takimi”, edhe pse pranohet që “Meta ka biseduar gjëra shumë sekrete që duhet t’i dijë vetëm si kryeministër”!
    PULA DHE SORRA
    Meqë nuk i eci me zhurmën dhe shantazhin, duke mos nxjerrë dot “sekretet” nga takimi kokë më kokë, “KJ”-ja e “mbajti” fjalën pas dy ditësh. Më 26 shkurt 2000, në dy faqe të plota (4-5) u botua “Dokument sekret nga protokolli i takimit me Meidanin dhe Metën / Botohet teksti i bisedave të Ollbrajt në Tiranë. Për arsye sekreti, nuk jepet nga “Koha Jonë burimi i daljes së këtij dokumenti të rëndësishëm nga një zyrë shtetërore” (shih faksimilet).
    Po të përdorimin terminologjinë e gazetarisë, këtu kemi të bëjmë me një korrespodencë të zgjeruar të bisedimeve të Ollbrajtit me dy krerët e lartë të shtetit, ku nuk ka asnjë sekret. Thjesht, janë protokolle të zgjeruara të përgatitura Presidencë, Kryeministri dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky është favori që arriti t’i bëjë “KJ”-së nr. 2 i dikasterit shqiptar të diplomacisë. Kur nuk ke pulën, kënaqesh dhe me sorrën.
    SHPËRBLIMI
    Por gjithë kjo “rrëmujë” mediatike nuk la përshtypje të mira në ambasadën amerikane për pabesinë foshnjarake dhe mungesën e seriozitetit të një funksionari të qeverisë shqiptare. Meta u detyrua ta çojë Blushin prefekt në Korçë, por në vitin 2001-2002 e rehabilitoi si Ministër të Arsimit dhe Shkencës. Kurse Nano nuk e harroi kushëririn e vet për shërbimin, duke e shpërblyer në shtator 2002 deri në vitin 2005 me postin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
    Dokumenti/ Editoriali “Takimet sekrete të kryeministrit Meta”
    Përveç takimeve zyrtare dhe publike me Sekretaren Amerikane të Shtetit, zonjën e nderuar Ollbrajt, kryeministri Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim prej 25 minutash kokë më kokë, i cili mbeti jashtë agjendës zyrtare për publikim. Këtë takim shumë pak persona e dinë. Kureshtjes së gazetarëve të shtypit të shkruar dhe medies elektronike, kryeministri Meta, mbrëmë duke hyrë në Parlament, nuk ka pranuar t’i përgjigjet me pohim apo refuzim të faktit. Por përkundrazi, kjo pyetje i ka shkaktuar atij reagimin përmes një përgjigjeje të prerë dhe disi të egër. Ky nervozizëm i kryeministrit drejtuar gazetarëve të pranishëm, në momentin e hyrjes se tij në parlament, të lë një shije jo të mirë për moskorrektesën e tij në raport me medien, të cilën, zakonisht e respekton, ndonëse në konferencën e shtypit me Ollbrajt, ai kritikoi medien se sulmon pa fakte dhe shfrytëzon situatat politike për të shkatërruar qeveritë. Megjithatë, duke i bashkëngjitur edhe takimin e para dy ditëve me liderin kosovar Hashim Thaçi dhe Arbër Xhaferin, kreun politik të shqiptarëve të Maqedonisë, takim që është kthyer në një darkë pune, sekrete e kryeministrit Meta, të krijohet mendimi se ose kryeministri ka filluar ftohjen me masmedian, ose ai, pra Meta ka biseduar gjëra shumë sekrete që duhet t’i dijë vetëm si kryeministër. Madje edhe Presidenti i Republikës Meidani, çuditërisht është përjashtuar qoftë edhe nga informimi për këto takime pune. Se çfarë është biseduar ndër të tjera, jashtë protokollit për publik me shefen e diplomacisë amerikane Ollbrajt, ende mbetet sekret për publikun shqiptar. Përveç mbështetjes publike amerikane se çfarë i është thënë Metës në takimin kokë më kokë, të cilin ai zyrtarisht e mohon, por që realisht është kryer, mbetet ende për të mësuar. Madje pyetjet që shtypi i adreson këtij takimi ndër të tjera janë: Cilin ministër ka vendosur të shkarkojë kryeministri për akuzat për korrupsion apo moskoordinim me politikën e jashtme që ndjek qeveria? Edhe nëse përgënjeshtrimi del sot nga Kryeministria për mos takim kokë më kokë me znj. Ollbrajt prej 25 minutash pa praninë e askujt, përsëri “Koha Jonë” do të botojë nesër fakte të tjera, të cilat i përkasin këtij takimi. Megjithatë, pa e neglizhuar miqësinë e sinqertë të SHBA, pa neglizhuar dëshirën e mirë Metës për luftë ndaj korrupsionit, pa harruar se ai po përgatitet për t’i bërë “kurban” dy ministra të Kabinetit të tij, që nuk e meritojnë postin, pa lënë mënjanë se e ka ndryshuar urgjentisht strategjinë me Italinë, në sensin pozitiv; nuk mund të rrimë pa i kujtuar Kryeministrit energjik e kurajoz se te paktën, nëse Ollbrajt i ka përcjellë ndonjë mesazh për dorë të fortë ligjore nga ana e tij, atëherë Kryeministri të mos hezitojë t’i bëjë publike këto sugjerime. Por edhe nëse gjatë takimit top-sekret i ka bërë ndonjë kritikë, e mira e do, që të jetë i hapur me masmedian. Natyrisht që ka edhe biseda sekrete ku mund të përfshihen çështje për situatën në Rajonin e Ballkanit, reagimet, përforcimet, etj, etj, duke mos harruar edhe situatën në Mal të Zi.
    Nëse supozojmë për takimin e tij kokë më kokë, nuk duam kurrsesi ta neglizhojmë rolin historik të SHBA dhe të Presidentit Klinton për çështjen tonë kombëtare, siç ishte rasti i Kosovës. Populli shqiptar i është mirënjohës edhe zonjës Ollbrajt, e cila me gjithë forcën e shpirtit e ndihmoi popullin tonë, por nëse ajo ka sugjeruar apo ka kritikuar diçka tjetër në takimin sekret me Metën, përse nuk thuhet thelbi i bisedës? Këndej lind edhe një pyetje tjetër: Pse Kryeministri nuk shpjegon se çfarë është biseduar për Berishën dhe Nanon, nëse është biseduar, por që ajo nuk i takoi? Pse në drekën e Ollbrajt nuk u ftua Presidenti i Republikës, Meidani? Këto dhe disa pyetje të tjera lindin, ndofta me pa të drejtë, por e drejta sërish rikthehet me shtypin kur nuk i tregohen të gjitha publikut.
    Nëse vazhdojmë edhe më tej, çfarë bisedoi Kryeministri me Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferin në restorant “Ambasadori”? Ndofta Meta harron se media gjithnjë ka informacion, të cilin edhe Fatos Klosi nuk e ka, ndaj mirë do të ishte të thuhet diçka për “kompromisin” treshe: Meta­Thaçi-Xhaferi. Dhe po të vazhdojmë më tej mund të pyesim: Mos ka ndonjë plan perëndimor për fuqizimin e kësaj tresheje që bisedon dhe darkon fshehtas?! Apo është vetëm një preferencë e tyre? Natyrisht që Kryeministri nuk do të përgjigjet ose do të përpiqet t’u shmanget këtyre përgjigjeve, por kur ka shumë sekrete nga një kryeministër, të cilat nuk i tregohen as partisë së tij, as Parlamentit, atëherë ai, ose është shumë i besuar, ose ka një kartë të re të Perëndimit, ose ka vendosur për t’u treguar i rreptë me të gjithë ata që shkelin ligjin, duke përdorur po forcën e ligjit. Megjithatë, përballë këtyre pyetjeve dhe detyrimit për të qenë transparent me popullin dhe qytetarët e vet, Kryeministri më së shumti duhet të zgjedhë një fjalë sqaruese.
    “Koha Jonë”, 24 shkurt 2000, faqe 4.
    http://durreslajm.com/speciale/15-vjet-m%C3%AB-par%C3%AB-kur-blushi-hante-n%C3%AB-bes%C3%AB-amerikan%C3%ABt#sthash.cnrUgEdK.dpuf

    Reply to this comment
  13. Jimi November 24, 12:35

    Mjaft me me kete kaloresin e fytyres se vrerosur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*