Braçe-Canit: Dogana duhet të vihet në punë!

November 24, 2015 15:30

Braçe-Canit: Dogana duhet të vihet në punë!

Kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka kërkuar nga ministri i Financave që të merren masa për vjeljen e të ardhurave.

Teksa në komisionet po diskutohet paketa fiskale e vitit të ardhshëm, Braçe deklaroi se ajo duhet realizuar.

Nuk mund të pranojë askush këtu apo jashtë kësaj salle që të mbyllet njëri sy apo të bëhet sikur jemi mirë në momentin që administrata nis të mos bëjë detyrën e saj dhe ta dështojë këtë buxhet. Administrata fiskale zoti ministër, është e para. Doganat janë të parat ato që duhet të ndërgjegjësohen e të vihen në punë”, tha ai në komisionin e Ekonomisë.

Deputetët e opozitës deklaruar se qeveria ka ulur investimet, ndërsa ka rritur fondet për Kryeministrinë.

Keni ulur shpenzimet në total, për investimet por për kryeministrin e keni rritur 300%”, tha deputeti demokrat Sherefedin Shehu.

Në mbledhjen e radhës komisioni i Ekonomisë do të diskutojë shpenzimet në buxhet për vitin e ardhshëm çka pritet të shoqërohet me debate të forta në lidhje me mosrealizomet nga administrata doganore. /Dita/

 

November 24, 2015 15:30
Komento

6 Komente

  1. albi November 24, 17:22

    shi qukapiku i vogel

    Reply to this comment
  2. graz November 24, 17:54

    o brace nuk do tja di njeri per ty, mos jep urdhera. ta kane mare doren , e shikon qe ste kthen njeri pergjigje.vk…….qr

    Reply to this comment
  3. brake November 24, 18:12

    Mos te kane le gje pa rroge or pinguin,lum populli qe te ka .Shejtani dhjet dhe Brace e ha.

    Reply to this comment
  4. Billy November 24, 18:14

    Posi, mor posi. Nuk ka pune tjeter dogana, qe te vihet ne pune.
    Erjon. E di c’me thoshte nje miku im para dy tre muajsh. Ne doganat ne kufi eshte nje rremuje ku nuk e mer vesh se c’behet. Ne kohen e Berishes, vertet mund te kaloje kontrabande, por me dashjen e doganierve qe mernin ryshfet. Ndersa sot keta jane injorante fare. Edhe ryshfet marin por edhe jua hedh kollaj fare.

    Reply to this comment
  5. Ani November 24, 19:38

    Propagande Eri dhe ti? Po ti e di qe nuk eshte Cani e keqja. Vini doren ne plage vendisni drejtore profesioniste.

    Reply to this comment
  6. lule njebza November 24, 22:27

    O z. Brace 3 buce rrjesht ne krye te doganave a nuk eshte pak si shume?! Nuk behet pune me bucew jo,mebuce behet……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim