BSH, Denada Prifti, emri i Qeverisë për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës

October 30, 2014 20:43

BSH, Denada Prifti, emri i Qeverisë për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës

Denada Prifti është emri i përzgjedhur nga qeveria për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emri konfirmohet  nga kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe.

Karriera e saj është zhvilluar në Gjermani.

Qeveria e ka bërë procesin, ka përzgjedhur një zonjë me eksperiencë të gjatë në botën financiare, që ka shërbyer në këto institucione dhe aktualisht vazhdon të shërbejë për BE. Një kandidaturë shumë e mirë, jashtë politikës, që ka shprehur gatishmërinë të shërbejë përtej interesave të karierës për Bankën e Shqipërisë, në këtë moment të vështirë të saj”, ka deklaruar Braçe.

Kandidatura e qeverisë dhe ajo që do të vijë nga Kuvendi, plotësojnë dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ndërsa i treti do të emërohet në fund, nga vetë anëtarët e tij për të plotësuar në këtë mënyrë të gjitha vendet vakante në këtë këshill.

Por për kryetarin e komisionit të ekonomisë duhet të rishihet edhe pozicioni i dy anëtarëve të tjerë në këtë këshill.

“Dy anëtarë janë në kushte flagrante të ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe duhet të hapet një proces për këtë gjë, për vendosjen e ligjshmërisë dhe pse jo largimin e tyre”, ka shtuar Braçe.

Plotësimi i tre vendeve vakante i hap rrugën presidentit të Republikës të zgjedhë mes tyre guvernatorin e Bankës Qendrore. Ligji parashikon se është kreu i shtetit ai që zgjedh mes 9 anëtarëve të këshillit guvernatorin.

October 30, 2014 20:43
Komento

6 Komente

  1. Avniu October 30, 21:01

    Po sikur Rama tha qe duhet te mos jene me njerez qe skane punuar nje dite ne sistemin bankar dhe banken qendrore? Apo varja…:)

    Reply to this comment
  2. Endrina Fuga October 30, 22:40

    NJE FYRIFYÇKE VUVUZELANTE

    Ne Linkedin te Belgjikes eshte pak a shume CV-ja e saj. Kur nje student/e shqiptar per te perfunduar ciklin univesitar te kater viteve arrin ate ne shtate vite, siç eshte rasti i kesaj fyçke – Master of Science (M.Sc.), Economics
    1994 – 2001 dhe ne te njejten periudhe para se te dipllomohej ka bere edhe tre vite per master (??!!) – Humboldt University of Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Finance and Statistics 1999 – 2002 (??!!).

    Per me teper pretendon te kete jo vetem njohuri per Hedge Funds por edhe te kete audituar ne emer te Ministrise se Financave Gjermane “investitore” te ketyre fondeve (??!!).

    Erion Braçes do i thoshja te merret me mire me mistrecet e beratit nga edhe vjen se sa te humnerose edhe ate pak qe i ka ngelur Shqiperise se njerezve te ndershem.

    Denada Prifti
    National Expert at European Commission
    Brussels Area, Belgium
    Denada Prifti’s Overview
    Current National Expert at European Commission
    Past Senior Economist at German Federal Ministry of Finance
    Senior Economist at German Federal Ministry of Finance
    Financial Analyst at Federal Financial Supervisory Authority (Germany)
    Education Humboldt University of Berlin
    Freie Universität Berlin
    Denada Prifti’s Experience
    National Expert
    European Commission
    Government Agency; 10,001+ employees; Government Administration industry
    June 2010 – Present (4 years 5 months) Brussels Area, Belgium
    Analytical work on Financial Market Reform (banking, infrastructure, markets); costs/benefits of financial markets reform, securitization; LCR; FTT, credit information.
    Senior Economist
    German Federal Ministry of Finance
    Political Organization industry
    January 2009 – June 2010 (1 year 6 months) Berlin Area, Germany
    Directorate General for financial market policy
    Senior Economist
    German Federal Ministry of Finance
    Political Organization industry
    March 2007 – December 2008 (1 year 10 months) Berlin Area, Germany
    DG fiscal policy and macroeconomic affairs: long and short term business cycle analysis, projections.
    Financial Analyst
    Federal Financial Supervisory Authority (Germany)
    April 2002 – February 2007 (4 years 11 months) Bonn Area, Germany
    Banking:
    Market and Credit Spread Risk Models
    Teamleader in risk models audits
    Funds/Hedge funds audits and analysis
    Denada Prifti’s Languages
    • German (Native or bilingual proficiency)
    • English (Full professional proficiency)
    • Spanish (Professional working proficiency)
    • French (Limited working proficiency)
    • Italian (Limited working proficiency)
    • Albanian (Native or bilingual proficiency)
    Denada Prifti’s Education
    Humboldt University of Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Finance and Statistics
    1999 – 2002
    Grade: excellent
    Freie Universität Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Economics
    1994 – 2001
    Grade: excellent

    Reply to this comment
  3. cjapi October 31, 08:40

    Kjo, është një nga shumë te tjerë e te tjera parashutiste, që klasa politike pushtuese e Shqipërie, i zgjedh për t’i përdorur si marioneta, për sa kohë dhe si i duhet. Kjo nuk mund të zëvendësoj a të fshehë mungesën e institutit të vlerave, në vendin tonë.
    Kjo do të vijë, do të rrijë disa kohë në konferenca për shtyp e seminare dhe do të ike më pas, sikur të mos ishte, pa asnjë gjurmë, për t’ju përkushtuar “karrierës profesionale”, andej nga erdhi.
    Për, vlen “Futja pordhës, grij sallatë, sa ta shtyjmë edhe këtë natë !”.

    Reply to this comment
  4. plaku i mocem October 31, 12:43

    Z. Brace!Keni qene nje opozitar aktiv ne te gjitha qeverisjet e PD-se.Dhe ne dijenine time jeni i pa perfolur per vepra antiligjore dhe korruptive.Qenia juaj ne kry te komisionit te ekonomise nuk ju jep te drejten te propozoni kandidatura ju vete,sepse ju jeni ata qe do te vendosni.Perse e vini veten ne rolin e perzgjdhsit, kur mund te kontrolloni ata qe kane te drejten e perzgjedhjes dhe propozimit?Mirpo,shikoj nje deshire te madhe dhe rropatje neper bote per te gjetur kandidatura per keshillin mbykqyres te bankes se Shqiperise.C’duhet te jete nje antar i keshillit mbykqyres pervec se nje economist finance i zoti me experience dhe me figure te paster morale?Asgje me shume se kaq nuk kerkohet nga antaret e keshillit mbikqyres.Atehere,humbi Shqiperia per nje economist te zot me pervoje dhe te paster moralisht?E veshtire t’a besoje kete gje nje shqiptar i zakonshem.Po atehere; perse hidhemi kaq larg neper bote per nje person te tille, duke kultivuar kulturen e mosbesimit tek ata njerez qe jetojne atje?
    C’dua te them me kete?Nuk kam asnje interes personal per lidhje ne nivele kaq te larta qeverisjes sic jane intituciont qendrore,jam thjesht nje specialist ne pension,nuk banoj as familjarisht ne Shqiperi ,nuk kam asnje te aferm me interesa financiare apo bisnesi atje.Ndjek zhvillimet ne Shqiperi ku punova 40 vjet me te vetemin merak, prosperitetin e atij vendi.Me ka bere shume pershtypje vedhja e Bankes se Shqiperise nga brenda,aq sa akoma nuk e besoj teresisht ate qe eshte publikuar per kete rast.
    Atehere?Doni qe Banka e Shqiperise te vendoset ne shinat e ligjit dhe te transparences?Vendosni antar te keshillit mbikqyres Arben Malaj.Nuk e njoh personalisht kete economist,nuk me njeh asfare,nuk kam asnje interes ndaj atij njeriu,nuk kam marre e nuk kam per te marre ndonjehere kredi.Askush nga familjaret dhe te afermit e mij ne Shqiperi nuk kane marre e nuk kane per te marre kredi,sepse nuk kane mundesi t’a shlyejne.Po perse nuk vendost Arben Malaj,ky economist “i rrahur me vaj e uthull”,icili dhe nuk di e nuk pranon te vjedhe paret e publikut?Ket gjejeni ju z.Brace!

    Reply to this comment
  5. xha xhan October 31, 20:24

    po qe se osht ajo qe njof un qi ka maru per informatik ne tiron ne ’93 o none o none. pse mer kjo paska met per ket pun

    Reply to this comment
  6. Rina November 18, 22:41

    Jam nje person ne moshe relativisht te re.Jam mbeshtetese e opozites.Sinqerish kur lexova shkrimin e Plakut te mocem mu ndez nje llampe.Z.Malaj nuk e njoh personalisht por kam degjuar kudo fjalet me te mira per kete njeri sidomos ne fushen financiare.Perse Brace duhet te shkoje aq larg kur njeriun me te denje e ka ne shtepine e tij?Eshte nga te rrallet politikane me nje kulture dhe edukate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*