Braçe: Dje e bëmë Berishën të heshtë, u poshtërua si çdo vrasës

January 22, 2016 13:20

Braçe: Dje e bëmë Berishën të heshtë, u poshtërua si çdo vrasës

Deputeti socialist, Erion Braçe, komenton seancën e ditës së djeshme në Kuvend. Në një postim në “Facebook”, Braçe shprehet se heshtja që ai propozoi në nderim të katër të vrarëve të 21 janarit të pesë viteve më parë poshtëroi para të gjithëve ata që i kryen ato vrasje.

“Poshtërimi vetëm për 1 minutë!! Nga e gjitha që u konsumua dje, jam i stërkënaqur që e detyrova Sali Berishën që për një minutë të heshtte, të mos shante, të mos fyente, të mos shpifte, por të çohej në këmbë dhe të heshtte. Me zor, me pahir, i poshtëruar, prej katër burrave që i pushkatoi, Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Aleks Nikës. 

Nuk i kish ndodhur kurrë! I ndodhi dje, u poshtërua si çdo vrasës! Tani hapi tjetër, drejtësi për ta duke nisur nga ai, Sali Berisha! 
Së dyti, dje kuptova sa rëndësi ka të mos ndryshosh kurrë qëndrimin për krime të tilla si ai i pushkatimit pa gjyq të qytetarëve të zakonshëm në protestë“, shkruan Braçe.

January 22, 2016 13:20
Komento

10 Komente

  1. ngjala dhe bracja January 22, 13:45

    Ja ku jane katandisur premtimet e Braces dhe Rames. Bracja u sterkenaq per nji minute heshtje. Kurse Saliu ju poshteron per ore e ore te tera cdo dite ne parlament, dhe ju rrini si mbeturina. Dhe Meta e falenderon doktorin dhe ju e quani bashkekryetar.
    Ske faj ti Brace. Se para nje jave na the qe me Majlinda Bregun beje muhabet normal. Po i harrove cfare beri Bregu per 21 janarin. Harrove prudentinot etj etj. Keshtu i harruat juve edhe Fevzot, Cilat dhe Canat. Ju duhet te shkoni ne burg bashke me Saliun sa me pare. Largohuni nga partia socialiste boll e mbajtet peng me Edi Ramen. Jo me larg se nji vit me pare Edi Rama i beri ftese Lulzim Bashes ne festen e PS. Madje me pafytyrsine me te madhe beri edhe shaka qe nuk e kishte lene Saliu te vinte ne feste. Ja cfare bukeshkalesh jeni juve. Ju nuk jeni socialiste . Harrojeni voten tone.

    Reply to this comment
  2. Illo January 22, 13:53

    Erion Brace , qe ne njohjen e pare , bie ne sy per kurajo , besim ne vetvete dhe njeri , qe flet drejt per drejt, pa dorashka . Keshtu e mbaj mend , kur e kam njohur dhe keshtu ka mbetur . Dje , ne kuvend , kreu detyren , qe I takonte si nen kryetar I grupit parlamentar , por mbi te gjitha , si njeri , qe I do njerzit e thjeshte dhe drejtesine . Nuk besoj se gjendet njeri ne bote , qe nuk identifikon vrasesit e 21 Janarit dhe jo vetem ata . Ceshtja eshte , kush do ta veri ne vend drejtesine . Fare hapur , duket edhe zhdukja e bizesmenit A. Hoxha dhe krime te tjera monstruoze , por ceshtja eshte , qe duhet te flasi dhe te veproi ai , qe ka detyren . Drejtesia e vertete ka qene gjithnje opinion I gjere , perfaqesusi I ketij furumi , eshte Erioni. Ne vetvete eshte kauze , qe besoj do te triumfoi , sepse s’ka rruge tjeter . Nuk besoj se kane vdekur te tere juristet e ndershem dhe patriote . I. Foto

    Reply to this comment
  3. Tomorri January 22, 13:53

    Bravo Braçe si ti edhe gjithe shqiptaret se shpejti do te jene shume te gezuare per prangosjen e kreminelit Sali.

    Reply to this comment
  4. Turi January 22, 14:43

    Po ju qe keni 2 vjet qe heshtni per vete ca i bie dmth? Qe jeni bashkepunetor ne vrasje dhe ju dmth? Salen e dime se ca eshte po ju …. qe sbeni asgje ca jeni? Bashkepunetor vrases!!!turp

    Reply to this comment
  5. SH.Kolonja January 22, 17:06

    AH,MORE BRAÇE,’SIKUR TE GJITHA MIZAT TE BENIN MJALTE’?
    Ju mender socialSSaliste jeni katandisur si barcaleta e Agait me argatin:Agai i la ti mbante kalin argatit e i shkerdheu gruan ,ndersa argati i tundete frerin kalit qe ti thyente dhembet!
    Pika ne bythe dhe informacioni qe meret me ju me shpresen ti hidhni ndonje kocke.

    Reply to this comment
  6. info analitike January 22, 17:16

    Ore ky nuk ka shpelare vetem duart me sarine por edhe trute. Llafazan i pasherueshem e vetem llafe pa bereqet.

    Reply to this comment
  7. elio January 22, 17:20

    Ik ore pordhe se le nam…i vetmi qe po poshteroi shqipetaret ishte Berisha…Juve nuk u poshteron se nuk ka c’te poshteroje me…U dhame miliona vota dhe jeni njerez helaq..
    Tani po provoje te na poshteroje edhe Rama, me manane e “te berit shtet”…por e di dhe ai qe nuk eshte i forte…votimet jane afer..tik tak…sssskape chiwawa i Rames

    Reply to this comment
  8. Mersin January 22, 17:56

    Cfare jane keto qe thua mor Erion djali. Saliu eshte gati te vendose edhe lule dhe do ta beje, sepse sa te jeni ne koalicion me Like Meten SB nuk i hyn gjemb ne kembe.

    Reply to this comment
  9. demo January 22, 19:08

    Brace,ty te lumte,por Berisha ka vrare!

    Reply to this comment
  10. andromeda January 22, 19:12

    Mos u mburr mos u lëvdo, nesër mbrëma do ta shoh.- i tha nusja dhëndrit. Kur ta keni kryqëzuar zullumqarin atëhere mund të mburreni, Braçe. Ti i ngjet shumë Gjon pagëzorit që thërriste në shkretëtirën e Judesë-“Pendohuni, se mbretësia e qiejve është afër.”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*