Braçe: Duhet të ndryshojnë marrëdhëniet me Greqinë

Redaksia Online August 21, 2013 16:33

Braçe: Duhet të ndryshojnë marrëdhëniet me Greqinë

Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me incidentin e kthimit të emigrantëve shqiptarë nga autoritetet greke në dy pikat e kalimit kufitar, Kapshticë dhe Kakavijë.

Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, nënvizon se kjo nuk është cështje as e Shqipërisë dhe as e Greqisë, por e Bashkimit Evropian.

Braçe e cilëson ‘të turpshëm” nivelin e marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë duke kërkuar të ndryshojë cdo gjë.

“Kjo nuk mund të jetë as cështje e jona vetëm me Greqinë! Shqipëria ka përfituar nga “lëvizja e lirë” dhe ka marrë këtë të drejtë për shtetasit e saj nga Bashkimi Evropian. As nga Greqia më vete dhe as ndonjë shtet tjetër po më vete. Nga Bashkimi Evropian! Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! këtë vend, qytetaret e tij, nuk mund ti marre peng cilido polic i Greqisë. Dhe jo vetëm kjo cështje, por edhe: fluksi i emigrantëve nga Siria e më gjerë që Greqia qëllimisht po derdh në kufirin e gjelbërt me ne!! Përtej këtij fakti; vijoj të mendoj se kjo është edhe cështje mes nesh, mes Shqipërisë e Greqisë. E shkruajta edhe dje; është i turpshëm niveli i marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë. Duhet të ndryshojë cdo gjë. Rrënjësisht. Dhe me një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë; nuk e bllokon atë reciprokisht! Ndryshe; të humbur do të ishin qytetarët, në më shumë dhe grekët më pak!!”, shkruan Braçe.

Redaksia Online August 21, 2013 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*