Braçe e Bode përplasen në Komisionin e Ekonomisë

September 21, 2015 18:09

Braçe e Bode përplasen në Komisionin e Ekonomisë

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e justifikoi rëndimin e masave represive ndaj biznesit me nivelin sipas tij kritik të evazionit në terren. “Çuam sërish në terren 500 vetë dhe gjetëm një gjendje më të mjerueshme nga ç’e kishim menduar.

Për pasojë duhet të marrim masat e duhura për të vepruar”, deklaroi Cani. Por opozita akuzoi se qeveria po godet biznesin e vogël, për të mbuluar evazionin që bëjnë kompanitë e mëdha të lidhura me të, raporton TCH. “Evazioni u krijua nga më pak se 6­8 për qind e biznesit, ndërsa drurin do ta hanë 94 për qind të tjerët. Dhe ky ligj adresohet kryesisht ndaj bizneseve të vogla”, deklaroi ishministri i Financave, Ridvan Bode. Akuzat se ligji i drejtohet vetëm biznesit të vogël u hodhën poshtë nga ministri i Financave, i cili tha se kontrollet bazohen mbi një tjetër kriter. “Ne kemi marrë sistemin e ri të tatimeve dhe jemi fokusuar në ata sektorë e biznese të quajtura më me risk”, tha Cani.

Drafti i ri rrit me disa herë gjobat për moslëshim kuponi dhe parashikon sekuestrimin e mallrave pa faturë, ndërsa për shkeljet e përsëritura biznesi dënohet me burg. Kjo duket se ka krijuar skepticizëm edhe brenda vetë maxhorancës. “Unë mendoj që tendenca për të rritur gjobat nuk do t’i sjellë ndonjë të mirë ekonomisë shqiptare, por do të rrënojë biznesin”, deklaroi deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli.

“Nëse agjentët ekonomikë sot nuk kanë zbatuar ligjet më të buta se kaq, si mendoni që dhjetëfishimi i ndëshkueshmërisë do të krijojë rezultate pozitive për të vendosur rendin dhe konkurrencën”, shtroi pyetjen Bode. “Pse e keni kaq siklet ndëshkimin e personave të paligjshëm? Në cilin shtet nuk ndëshkohen të paligjshmit? Për më tepër, kur flitet për administratën, veçanërisht atë tatimore e doganore, është më mirë të heshtni. Regjistrimi i 20 mijë bizneseve në 1 muaj e gjysmë dëshmojnë fare mirë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën”, deklaroi kryetari i komisionit, Erjon Braçe. Por debati do të nxehej më shumë kur pas kësaj përgjigjeje, Ridvan Bode kërkoi të drejtën e replikës. “E ke bërë paçavure këtë komision”, i tha Bode, Braçes. “Kush je ti që bën këto komente”, reagoi nga ana e tij kryetari i komisionit.

September 21, 2015 18:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim