Braçe flet për vjedhjen e votave: Se kemi bërë ne

February 25, 2019 23:03

Braçe flet për vjedhjen e votave: Se kemi bërë ne

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka pranuar sonte në “A show” në News24 se në Shqipëri ka pasur vjedhje votash por jo se këtë gjë e ka bërë maxhoranca. Ai ka zhvilluar një debat me Krastën dhe kur u pyet nëse do arrestohet Vangjush Dako brenda 72 orëve ka qeshur pa siklet.

Krasta: Zëri i Amerikës, Rai, njerëzit brenda në Shqipëri, njerëzit e dy qyteteve të rëndësishme të vendit që është pellgu i Durrësit dhe Peshkopia janë të shqetësuar dhe nuk ka më diskutim, është një shaka shumë e madhe dhe e rrezikshme të pretendosh. Këtu kanë të drejtë kur shqetësohen, ka pasur blerje votash dhe…

Braçe: Në dy qytete?

Krasta: Dhe më shumë ndoshta.

Braçe: Po ju shtoj dhe një qark tjetër që është qarku i Elbasanit për shembull. Pse nuk e përmendni?

 

Biseda e plotë

Krasta: Unë kam një inat të madh me Elbasanin. Elbasanin nuk e dua fare.

Braçe: Është edhe qarku i Fierit.

Krasta: Që është blerë vota?!

Braçe: Po, patjetër!

Krasta: Tani, kur në këtë vend qenka blerë vota…

Braçe: Nga kush?

Krasta: Nga shumë aktorë, natyrisht pushteti blen më shumë, ka më shumë fuqi…

Braçe: E keni gabim!

Krasta: Ka më shumë lekë.

Braçe: E keni gabim!

Krasta: E kam unë gabim?

Braçe: Yes!

Krasta:…që pushteti…

Braçe: Yes e keni gabim!

Krasta: …nga fuqia e madhe blen më shumë.

Braçe: E keni gabim. PS e Shqipërisë…unë kam që në ’96 që merrem me zgjedhjet …

Krasta: Zëri i Amerikës, Birn, RAI, dynjaja e regjistrimeve ku njerëz kanë thënë që ne kemi blerë.

Braçe: Ku? Dynjanë e njerëzve ku e kishin? Më vjen keq!

Krasta: Kjo është një gënjeshtër!

Braçe: Më vjen keq!

Krasta: Po si mundemi të tallemi ne me këtë Shqipëri, ke shumë të drejtë, kalojmë në pyetjen tjetër.

Braçe: Kush është gënjeshtër?

Krasta: Që janë blerë votat…

Braçe: Kështu nuk ta lë unë…

Krasta: Ty RAI nuk të bindi?

Braçe: Jo nuk më bindi.

Krasta: Dhe Zëri i Amerikës nuk të bindi, dhe kur thonë që ne i kemi harxhuar lekët për të blerë vota?

Braçe: Kush?

Krasta: Këta njerëzit, këta të fuqishmit, të tmerrshmit Shijak, Durrës, peshkopi…

Braçe: Kush? Ku dhe për kë i kanë blerë votat? Më vjen keq. Ka një dosje që ju e konsideroni dosja 339. Unë e kam lexuar

Krasta: Ju keni thënë që “kam lexuar më shumë se aq, nuk ka asnjë rresht ku Vangjush Dako apo ndonjë eksponent i PS japin para për të blerë vota, nëse e gjejnë ata të arrestohen”.

Braçe: Po patjetër ta gjejë RAI.

Krasta: Më lër të bëj një pyetje që të ndihmoj ta thuash… Në qoftë se në harkun e 72 orëve Vangjush Dako arrestohet?

(Braçe qesh)

Krasta: Ke shumë të drejtë në fakt, ke shumë të drejtë që qesh se ndonjë gëzim i madh që të arrestohen njerëzit nuk është

Brace: E di pse kam të drejtë, sepse në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike nuk kanë më atribute për të arrestuar njerëz.

v.l/ Dita

February 25, 2019 23:03
Komento

13 Komente

  1. syri February 25, 23:24

    Krasta me egon e tij,njelloj si Tosi,Andi,Zheji kane mbetur prapa ne kohe dhe mendime apo me realitetin! Mendimi se “jam i zgjuar dhe gazetar ” i ka lene keta mercenare, servile medioker prapa shume prapa! Keta e dine qe koha stopon bashke me ta!

    Reply to this comment
  2. Dori February 25, 23:38

    Bukur Brace!

    Reply to this comment
  3. Ylli February 26, 00:01

    Ju te keni blere vota o Braçe ??? Jo jo jo ,ne asnje menyre ,ska mundesi . Çne ju te blini vota ?? Blerjen e votave e ben Saliu kur eshte ne opozite qe te vij ne pushtet dhe blerjen e votave e ben prap Saliu kur eshte ne pushtet e do te dali ne opozite !!!! Ja keshtu ,u zgjidh ku muhabet qe i rente pika Saliut !!
    Mu kujtua Erion Veliaj ,qe te akuzonte drejtpersedrejti o Brace se i vodhe 2000 vota ne Berat ne zgjedhjet e 2009 !! Ishte me G 99 atekohe Lali Eri .
    Por me kryevepra ishte qe mbasi akuzonte hapur Bracen se i vodhi 2000 vota ne fund thonte qe fajin e ka Saliu ???
    Sinqerisht ku gjejne kuroja njerezit te degjojne politikanet dhe gazetaret kur flasin per shit – blerje votash .
    Nje MUT jeni te gjithe ,te gjithe ,te gjithe .Por me MUT jane ata qe merren me ju !!

    Reply to this comment
  4. Adih February 26, 01:30

    Ka mbaruar koha ,thote ky Brace ,kur krytearet e partive ,nuk kane me atribute qe te arestojne njerez .
    Kane atribute te burgosin ato qe spagojne dritat . Kane atrribute te shkelin kushtetuten e te bejne “LEGALIZIME “Kane atribute ,te rrasin ne burg ate qe rregullon catine e tij ,te shtepise ,nga gjyshi . ?Kane atribute te betojne bregdetin , e ti japin Z Manes me 1 euro m2 perlat e jugut ? .Kryetaret e partive kane atribute te vjedhin per 1 km rruge 20 milion euro ,por me cunaker centraliste 26 vjecare qe akoma nuk ja dini shtepine ,se zyre e firme ska ai .Bile ky centralist ,skishte as veture , perdorte nje biciklete te vjeter i gjori ?. Kete Dakon tend o Xhuxh ,kllouni i katovices ,e ke hajdutin me te madh , jo ne rang kombetar ,por ne rang boteror . Ai per interesa materiale ,ka prishur te gjithe vendstrehimet ,dhe ka ndertuar per interesa . O Xhuxh i Rames ,shko e pyet Kodhelin sa letra i kam derguar per kete Dako trapin budalla ,dhe kodheli ,ska care koken ..Qofte ky Dako sa budala qe eshte , kush do qofte sdo ja mbante te shkelte ligjin ,sidomos te prishesh vendstrehimet per interesa personale . Qofte ky Dako , por nuk do i ndahem ,se sdo te jete ,jete e mot Rama ,e ta shetisi per dore kete jevg permeti.?.

    Reply to this comment
  5. Saimiri February 26, 05:31

    Hajdutet e xhepave duke haruar qe i ka pare tere dyniaje qe kane vjedhur neper autobuze e gjetke tani i jane versulur pasagjereve me argumentin “te kam pare qe ke qene ne autobuz”!Krasta ky Pipo Baudo ne miniature eshte me rrumpalla e ketij vendi duke menduar se u ka ardhur koha qe te shprehin dufin e merite me ate qe ka fshire e fshin menderen me ta!Fatkeqesi ata qe ndertuan berdellot ata qe e bene Shqiperine te tille sot kane moral e kerkoje llogari se perse ke prostituuar!E pa imagjinueshme!Keta pinjolle te demokracise qe me te drejte i madhi Rame i quan “Kazani meditik” !Ad Krasta nuk eshte gje tjeter veçese nje Blend Fevziu i vogel .

    Reply to this comment
  6. Arjani February 26, 07:05

    Kur mendjemadhesia verbohet kalohet ne ferr.Me vjen keq qe edhe Brace nuk e shikon realitet in tashme lakuriq.Merrin masat sa s eshte vone qe gjerat te regullohen jo te mohohen se ekzistojne

    Reply to this comment
  7. Mark U.K February 26, 08:52

    Derisa dekleroni se ka pasur blerje votash ne gjith vendin,kushdo ka kryer ket krime duhet te japin llogari.Prandaj jepni dorheqje sa ma pare e te rrgullohen gjerat me ligj more mistrec Berati.

    Reply to this comment
  8. LORA February 26, 09:42

    Big like,Brace djali.
    E vetmja alternative qe i ka mbete shqup-it dhe lesh-e-lizmit te integrum ,bashke edhe me kazanin mediatik te zhurmimit ,ore e pa ore,eshte tjerrja e pandalshme e alibise se vjedhjes se votave me 2017-en.
    Ky eshte i vetmi kolateral shterp qe orfron mender-opozita per garen e qershorit 2019-te.U qofte e mbare rruga e qorrit ne pus.
    Shqiptaret ne shumice te cilesuar kane axhende krejt tjeter nga rrangalla opozitare ;ate te implementimit te Reformes fundamentale ne Drejtesi dhe te hapjes se negociatave te antaresimit me te drejta te plota ne EU.
    Tung.

    Reply to this comment
  9. Fidel Kastro February 26, 09:45

    Ah moj Shqiperi e mjere kush te qeveris!!!?????? Me pioneret e Enverit, kopilat e turnit te trete ky vend keq e me keq do shkoje!!!!! “Populli yne trim punetor dhe liridashes” i bie qemanes !!!!

    Reply to this comment
  10. info analitike February 26, 10:38

    Si nuk e pieti qy Krasta Bracen per menyren antikushtetuese te zgjedhjes se kryeprokurores. Qe aty filloi zullumi i kapjes partiake te prokurorirse e vazhdoi me abuzimin qe beri ajo me funksionin e saj te perkohshem duke hequr e zhvendosur prokurore per te penguar hetimet e shokeve te partise. Keto gjera duhej ti kishte thene Krasta ne vend qe ta shikonte si guak. Sa keq qe keta gazetare nuk pergatiten ca kur bejne keto pyetje ne menyre qe ti gozhdojne keta politikane zullumqare. Te pohosh qe iku koha kur kreu i partise burgos eshte nje genjeshter e madhe. Shikoni rastin e perseritur te Shpetim Gjikes qe eshte e dyta here qe i hapin proces gjyqesor ne prag zgjedhjesh lokale.
    Cfare ka bere Bracja personalisht ne lidhje me ate qe i ka vene detyre vetes dhe sa i ka realizuar ato objektiva si politikan? Ta kishe pyetur o Krasta per bemat e Fredi Kokoneshit e se cfare po ndodh ne Lagune me ato ndertimet. Nejse kot zgjatem edhe une se nuk ia vlen.

    Reply to this comment
  11. Mala February 26, 15:31

    Ju kujtohet Basha I rinumroi vota-i gjeti ne “hedhurina-sshporta” pak nga ato vota sa I duheshin,dhe doli publikishtku ishte edhe ambasadorit SHBA-ve, “fitues” ne garen per kryebashkiak te Tiranes.Keshtu vodhi e stervodhi dhe siguroi rehatine, ndejen- gjumin per kater vjet

    Reply to this comment
  12. XXXL February 26, 16:36

    Mark UK me respekt per berartasit, nuk shahet nje qytet pse ke inat nje person, qe pervese ka qene deputet ne kete zone, eshte me origjione nga nje krahine tjeter, por shqiptar.
    Te siguroj jo malok bese-prere (te pabeset kerkojne bese), as patate si Mut Noka dhe te bjere era perc bagetije ore i palare dhe funderine, qe nxirrni femrat e fisit ne semafor per te bere lek e me ble ndonje car.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim