Braçe uron dhe denoncon: Gëzuar kryeqytet! Mos i paç më këta mbi krye

Redaksia Online December 31, 2012 12:13

Braçe uron dhe denoncon: Gëzuar kryeqytet! Mos i paç më këta mbi krye

Në ditën e fundit të vitit, deputeti socialist, Erion Braçe, ka uruar banorët e kryeqytetit përmes Facebookut, duke denoncuar edhe abuzimin e radhës, një shtesë pa leje në pallatin e selisë së LSI-së. Braçe në mesazhin e tij thotë se kjo është fytyra e kryeqytetit të vjedhur e dhunuar nga qeveria.

pallati LSI“Nëse ka për dikë zhgënjim, zhgënjim është Tirana! Po, po, Tirana e Lulzim Bashës!

Rrëmuje totale! Zhul e pisllëk në çdo rrugë. Kaos. Asnjë rregull në rrugët e lagjeve që janë dhe arteriet kryesore të lëvizjes për njerëzit-aty makinat, aty autobusët, aty makinat e tregtisë, aty këmbësorët, aty fshatarët tregtarë, aty gjelat, aty brekët, aty betonieret, aty superbenzat, aty karrocat, aty cigarja, aty hashashi, aty hajdutët e zyrave, aty hajdutët e çantave!

Vetëm polic bashkie nuk ka. As policë qeverie!

E mbyllën vitin. Njerëzit janë ose në mëshirë të fatit mes baltës, ose në qejf të tyre duke bërë beton në lartësi!

Shiheni këtë foto:

Partia e dytë në qeveri, LSI, tamam këto ditë, në fund të vitit e pa mendje, po bën kat pa leje!

Për qejf të tyre, me paratë e pafundme, në qytetin e Lulzim Bashës-fytyrës më të pacipë që ka qeverisur ndonjëherë në kryeqytet!!

Kjo është Tirana e vjedhur dhe dhunuar nga qeveria.

Gëzuar kryeqytet.

Mos i paç më këta mbi krye. S’e meriton!”, shprehet deputeti socialist në Facebook.

Redaksia Online December 31, 2012 12:13
Komento

1 Koment

  1. gregori January 1, 20:51

    Urimi me i mire per qytetaret e Tiranes. Gezuar Brace, urimet me te mira per 2013.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*