Braçe: Grupi mediatik i Berishës, presion për mbylljen e hetimeve

September 13, 2014 20:10

Braçe: Grupi mediatik i Berishës, presion për mbylljen e hetimeve

“Ka një sulm të përbindshëm kundër Prokurorisë dhe publikut!! Prej së enjtes në mbrëmje, “klani i pasanikeve të medias” dhe me tej Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po sulmojnë egërsisht prokurorin e cështjes së vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, oficerët në ndihmë të tij dhe prokurorinë si institucion, për hetimin dhe vendimet e marra e të ekzekutuara në funksion të këtij hetimi dhe në përputhje me ligjin!!”.

Kështu shkruan në rrjetin social Facebook deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe  duke reaguar ndaj reagimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka marrë në mbrojtje Guvernatorin e arrestuar Ardian Fullani.

Në postimin e tij, kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe anëtarë të tjerë të saj, se po pengojnë zbardhjen e së vërtetës të vjedhjes nga thesari i shtetit.

“Sulmi nuk është i pashembullt! Jo! Sulmi e ka një shembull: hetimin për 21 janarin, urdhër-arrestet për vrasësit e Gardës së Republikës dhe prokuroren e përgjithshme që ishte në krye të atij hetimI!!  Berisha dhe “klani i pasanikëve të medias” duan ta mbyllin hetimin këtu!! Nuk duan të hetohet më tej për guvernatorin e bankës dhe përgjegjësit e tjerë nën urdhërat e tij! (Kështu ka funksionuar ai institucion).

Madje, e duan të lirë që të hënën guvernatorin e lobit ekonomik të tyre, ndryshe janë në mëshirë të hetimeve, por mbi të gjitha janë në mëshirë të rregullave të qarta të bankave ku janë klientë! Por mbi të gjitha këta nuk duan të hetohet mekanizmi i vjedhjes, nuk duan të hetohet përmasa e vërtetë e vjedhjes, nuk duan të hetohet fakti tejet i rëndësishëm i destinacionit të parave dhe në fund, nuk duan të hetohet fare se si kanë hyrë në qarkullim këto para!! Ky është i gjithi krim!!

Po, po. Sali Berisha, Lulëzim Basha, PD dhe klani i pasunarëve të medias po konsumojnë një krim duke penguar me dhunë politike dhe mediatike hetimet!! Vjedhja në Bankë nuk është politike!! Është thjesht një akt kriminal, më i rëndi i ndodhur ndonjëherë në Bankën e Shqipërisë.

Hetimi i një akti të tillë kriminal është punë vetëm e Prokurorisë, kërkujt tjetër!! Sali Berisha është një kriminel, por kurrë nuk mund të jetë hetues!! “Klani i pasanikëve të medias” është rrethi ekonomik, përfitues e shoqëror i ish-guvernatorit, por kurrë nuk mund të jenë hetues!! Në anën tjetër, Berisha, Basha, PD dhe “klani i pasanikëve të medias” po kërcënojnë publikun dhe interesat e tij. Ky është një tjetër krim dhe ky djeg edhe më shumë ata të parët!! Unë nuk e di c’do vendosë të hënën Gjykata e Apelit në Tiranë. Unë nuk kam besim tek ajo!!

Por e di shumë mirë se ky soj horrash të pasur e të rrezikshëm, me pushtet politik, ekonomik, mediatik dhe kriminal, nuk kanë frikë as nga prokuroria, as nga gjykata e as nga kërkush tjetër. Këta kanë frikë vetëm nga populli!! Këta kanë frikë nga ju, juve nuk kanë c’tju bëjnë!! Vecanërisht tani që nuk kanë më në dorë pushkët e pushtetit!! Ju mund t’i mundni!! Duke filluar që tani e deri të hënën njëherë jepini përkrahje prokurorisë e kërkojini gjykatës të bëjë drejtësi!! Bëjini këta kriminelë të pazëshëm e të padëgjueshëm!! Shurdhojini në hapësirat e tyre!!”, shkruan Brace.

September 13, 2014 20:10
Komento

3 Komente

  1. CANI September 13, 20:22

    O kastravec.Mos llapni kot por futini denimin te gjithe hajdutave edhe atyre qe jeni ne koalicion,atehere do te na mbushni mendjen se drejtesia po fillon te funksionoje.

    Reply to this comment
    • SEKRETARJA ..me floke te palara September 13, 21:32

      CANI
      mos llap kot ti ,lexo mire cfare te thote .Te henen atje te Alaudin Gerdeci
      te na shohi njeher ne fytyr te gjithve ,dhe te guxoje ,vetem te mendoj te guxoje
      sepse kta te pafytyre i bejne kto gjera sepse e dine qe ulni kokat dhe llapni kot
      NUK I DENOJNE ATA ,JEMI NE QE I DENOJME
      JEMI NE TE DEMTUARIT
      JEMI NE VIKTIMAT DHE KEMI SHUME KOHE QE
      KERKOJME NDJESE SE JEMI VIKTIMAT !

      NUK KEMI SHUME TE KEQINJ ,KEMI SHUME TE NDERSHEM QE HESHTIN !

      Reply to this comment
  2. Zapata September 14, 08:06

    Ska problem dhe po doli , do e vrasin ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim