Braçe i njeh Berishës vendosmërinë: Me Ramën mund të “thyhemi”për parime

December 28, 2014 09:54

Braçe i njeh Berishës vendosmërinë: Me Ramën mund të “thyhemi”për parime

I njohur për shpirtin e tij opozitar dhe rebel njëkohësisht, gazetari që më tej mori udhën e politikës nismat i çon deri në fund, ose nuk i merr përsipër fare.

“Kur dua të bëj një gjë e bëj deri në fund, me gjasmë nuk bëj dot. Nuk bëj dot sikur”thotë Erion Braçe. Marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama do të mund të merrnin krisje të forta vetëm për çështje parimesh, thotë ai.

Kritik i forte ndaj ish-kryeministrit Berisha, por që nuk heziton t’i njohë si vlerë vendosmërinë.

Nëse një ditë do të linte politikën, Erion Braçe thotë se do dëshironte të mbahej mend si opozitar.

Pjesë nga intervista

Nëse do linit politikën për çfarë do donit të mbaheshit mend?

Për opozitar. Ka qenë brenda meje pjesa e opozitës dhe pse shumë vështirë. Kam hyrë në zgjedhjet në atë periudhën e tmerrshme të ’96. Por kam përshtyjen se kam bërë më mirë opozitarin.

Ju dhëmbi shumë që ikët nga Berati?

Më dhëmb dhe sot, jam shumë i lidhur me atë zonë, kam bërë një punë që filloi në ’96 dhe përfundoi në 2013 pa ndonjë arsye. Unë ende nuk gjej arsye pse duhet ta lija, rezultatet nuk kishin munguar në asnjë palë zgjedhje. Ka pasur një marrëdhëie njerëzore atje me shumë njerëz.

Me ju mund të punohet?

Unë them që mund të punohet megjithatë ata që kanë punuar me mua thonë se është e vështirë.Por mund të punohet.

Rama psh kur e sjell idenë e Erion Braçes Ministër, e sjell si ide të lezetshme apo për ta refuzuar?

Nuk e di.Por nuk është më sekret marrëdhënia ime me Ramën si mik, Kryeministër apo si kryetar partie, ka… dikush e quan këta një javë flasin dhe tre javë nuk flasin për shumë arsye por që lidhen me punën. Nuk besoj që është komode dhe për të kjo gjë të punojë me mua në këtë cilësi që ju thoni,pavarësisht që nuk e kam menduar veten asnjëherë Ministër.

Mund të vijë një moment që marrëdhënia juaj me Ramën të marrë të krisuara të forta?

Se di, mundet. Ka momente që diskutojmë shumë ashpër dhe për parime. Kur flitet për parime mund të ketë dhe ndarje, mund të ketë dhe thyerje të forta.Për arsye të tjera janë gjëra që ndreqen. Unë kam ca parime të miat të cilat dua ti mbroj dhe ku liria për të folur është themelore për mua. Nganjëherë ngre dhe mure për të mbrojtur ca parime të miat. Shpesh herë mi quajnë të padrejta, gjëra anormale brenda një partie, por unë i mendoj si një pjesë e imja.

Po Rama është njeri i parimeve?

Rama është njeri i parimeve. I përdor për gjëra të mëdha.

Nga zero deri në 10 çfarë note mund ti vëmë qeverisë?

Të tërës në total është vështirë t’i vësh një notë,por ka sektorë që kanë ecur shumë mirë. Arsimi ka ecur shumë mirë. Është meritë edhe e Ramës edhe zonjës Nikolla. Ëshë njeri që vjen nga fusha e arsimit.Nikolla përmbush një pritshmëri timen, kemi trashëguar një gjendje të tmerrshme në arsim, sidomos në fshat, infrastrukturë mizerabël. Në 24 vjet politika kësaj çështje duhet t’i kishte dhënë fund. Pastaj duhet mësuesi, edukatori, psikologu.

Nëse do bëheshin zgjedhjet sot?

Arsimin do ta prezantoja si një pikë të fortë, arritje. Ashtu dhe rendin publik, ka qenë një vit i mirë.

Aksion i i qeverisë ka qenë frontal, ka një numër shqetësimesh publike, është përmendur shpesh fjala burg nga Kryeministri, është e vërtetë?

E vërtetë është. Është një shqetësim që unë besoj se dhe Kryeministri po mundohet.. Është një lloj psikoze. E kemi diskutuar me Kryeministrin këtë gjë. Ne bëjmë mbledhje shumë më shpesh sesa mendja merr lajm dhe i diskutojmë dhe këto gjëra. Ndëshkimi penal ka qenë i shkruar, për vjedhje energjie ti ndëshkohesh, për ndërtim pa leje po. Qasja mund të jetë komplet ndryshe. Ka një periudhë kohe që është reflketuar dhe në këtë aspekt. Ligjet këtu kanë qenë, por nuk janë zbatuar.Kultura e mosbatimit të ligjit është shumë e fortë në Shqipëri. Jo vetëm tek qytetarët, por dhe tek politika. Ka marrë fenomen shoqëror dhe duhet goditur shumë fort.

Ka një tezë që mbrohet ngaqë disa njerëz sipas të cilës gjërat në këtë vend kanë shkuar kaq keq saqë është mafia tani që i kontrollon gjërat?

Ta them troç, ka grupe interesash që kanë gjëra në dorë në këtë vend, grupe shumë të forta interesi. Ajo që po ndodh poshtë digës së Liqenit natyrisht që është produkt i një grupi shumë të fortë interesi që bën edhe një pjesë të politikës të heshtë. Dhe ky është një problem shumë i madh, kryesisht në Tiranë. Tirana është një qytet i kapur nga mbretërit e betonit. Nëse do shkojmë në zgjedhje vitin e ardhshëm në Tiranë duhet të shkojmë për ta çliruar, ky qytet nuk mban më beton.

Një shqetësim tjetër është rritja e çmimit të energjisë elektrike, do penalizohen shresat në nevojë?

Skema siç është apikuar e ka dhe këtë të metë. Për fashën mbi 300 KW natyrisht që i favorizon më shumë, çmimi bie. Ndërkohë ata që konsumojnë më pak janë të mbrojtur të gjithë.

December 28, 2014 09:54
Komento

18 Komente

  1. antikomunist December 28, 10:16

    FASHA QESHARAKE ESHTE 300 KILOVATORE O ERJON BRACE MISTRECI I BERATIT.

    Te flasesh dhe te besh deklarata famoze per energjine elektrike me njesi matese per fasha rilindase socialiste 300 kilovat eshte njesoj si te belsh:

    PATATE NE PAZAR ME METER LINEAR.

    Kete te VERTETE duhet ta mesoje Erjon Djali qe ka mesuar si te tregoje DACIBAOT me fletushka korrupsioni per oponenentet e tij ne Kuvend, por nuk ka mesuar ne shkollen fillore per njesite e matjes te energjise elektrike si nje REZIL i deputetit dhe i pushtetarit te arsimuar dhe te kulturuar evropian. Kjo gje vlen edhe per moderatoret vigjilente te gazetes DITA qe gjurmojne cdo tonacion fallco qe prish ETIKEN socialiste te populltes se etur te kembyer mendime ne kete forum te nderuar, por nuk verifikon per vertetesine teknike te brockullave qe hedhin papushim BOSAT e pushtetit kur fillojne te flasin me gjuhe teknike per gjera qe s’i kuptojne. Qe te dalim ne teme ne mbatet vetem te pyesim Mbretin e DACIBAOVE ne Kuvendin tone Famoz Brace Trimin, Pizevengun e Vogel qe duket ne foto sa gjysma e Saliut:

    C’U BO ME GERDECIN?
    C’U BO ME 21 JANARIN?
    C’U BO ME RRUGEN DURRES-KUKES?
    C’U BO ME REMZI HOXHEN?
    C’U BO ME KOSTA TREGICKEN?
    C’U BO ME VJEDHJEN MAKABER TE VOTAVE?
    C’U BO ME FULLAN-KUSARIN DHE KU JANE LEKAT E THESARIT?

    Sepse gjasat tregojne qe BOSI Edi Rama po pergatitet t’i thote Saliut:

    “TE RONI VETE!”

    sic i tha ne Gerdec bashke kur ishte me ty perpara gropes qe hapi BUMJA e firmes private Saliu&Son

    Reply to this comment
    • çiçikovi December 28, 12:14

      Mos u bej merak fare mor ” antikomunist ” Ty pyet :

      “C’U BO ME GERDECIN?
      C’U BO ME 21 JANARIN?
      C’U BO ME RRUGEN DURRES-KUKES?”

      ” Nuk do fle gjume dhe nuk do me gjej shpirti rehat pa denuar fajtoret e Gerdecit dhe 21 Janarit ” – u betua Rama.
      Rendesi ka qe k/ministri tani fle i qete dhe i eshte qetesuar shpirti qe fut miletin ne burg.
      Ata qe iken i mbuloi dheu dhe u harruan. Ne fushate prap do te dale me fotot e tyre ose do te vej vizit tek te afermit.
      Paret e rruges dhe te Bankes ne xhepat e tyre vajten dhe vene.
      E paket ju duket kjo ?
      Gezuar vitin e ri dhe ruaju nga burgu qe ta festosh ne shtepi me shperblimin qe te dha .
      Te tjerat do ti shohim pas 1 Janarit.
      Dale-Dale ka thene Rama.

      Reply to this comment
      • antikomunist December 28, 13:16

        Me shperblimin bleva nje gjeldeti tek Medreseja dhe kenaqa niper dhe mbesa, kjo ishte kenaqesia dhe ja di per nder Edvinit me thene te drejten, por a mjafton vetem kjo?

        Reply to this comment
      • Yllka December 28, 16:34

        CU BO………. Pyetet LLALLA ( qe eshte holluar me uje ne raport 1 -kos e 10- uje) per kesi punesh! Eshte detyra e PROKURORISE !

        Reply to this comment
        • antikomunist December 28, 19:26

          PO KUR LLALLA-DHALLA KA COFUR C’A ME BO?

          Se mjeranet nuk ja falen voten LLALLES-DHALLES qe ka cofur me kohe, qe kur e hodhi Saliu ne karriken e Kryeprokurorit dhe i duket akoma se duhet t’i falet BOSIT si ne internimin enverist, pra mjeranet nuk ja falen voten LLALEES-DHALLES por EDVIN-BOZES qe eshte bere boze me fillozofite qe hedh papushim ne media nga ekranet TV ne vend qe t’i futet punes bashke me BRACE-SALEPIN per te nxjerre nga brimat e miut pasaniket barkderra te biznesit kombetar dhe per te RILINDUR prodhimin Made in Albania pa pasur nevojen emergjente per taksen famoze PROGRESIVE.

          Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic December 28, 10:27

    Barce je shume i zoti.!Pore nje gje duhet ta dish.Largimin nga Berati si deputet mos e merre per dobesi. Deputet duhet te jen large familjariteti jo se ka pasur shenj ne ket drejtim, pore munde ta kerkonte puna qe me ket prokupacion te punojsh ne nje zone tjeter ku Kryetari i Partise Edi Rama e ka gjykuar .!
    Pe formen e luftes qe ka marre EdiRana kunder Korrupsionit dhe veprimeve te tjera te paligjeshme une them qe deputet nuk duhet te jen ne rrethin e tyre.
    Qarkullimi i tyre ne rreth te tjera ka dy te mira.
    1. I largon deputet nga familjariteti i cili eshte i natyrshem ne rrethin e tyre pasi farefisi miqesia dhe shoqeria e semure jo te gjith deputet i shpetojn komprometimit te natyshem te tyre.
    2. Ana e mire tjeter eshte se deputet duke ber qarkullimin e tyre ne rreth te tjer behet nje njohje tersore e shqiperis nga te gjith deputetet .Kjo eshte nje an e mire pasi dhe zgjidhje e problemev ne nderhyrje behet jashte konformimit dhe familjaritetit,
    Sa u perket problemev te tjera ato do ti konsiderojm si diversitet mendimi brenda lloite.!

    Reply to this comment
    • antikomunist December 28, 14:38

      O Liu Firifiu,

      me mire keshilloje Brace Djalin qe te hape ndonje liber fizike dhe te mesoje per njesite me te cilat matet energjia elektrike ne Bote dhe ne shqypni si pjese e vogel e Botes, ndryshe ne qe e shikojme nga gazeta DITA ne kete forum te nderuar do te kujtojme se Brace Pizevengu Mistrec prej Berati i blen:

      PATATET NE PAZAR ME METER LINEAR

      Reply to this comment
    • Arsen December 28, 15:11

      Brace nje delirant… I paafte der ne dhimbje!

      Reply to this comment
  3. Prudentino December 28, 10:30

    O Braçe, i thuj Rames mos dale 4-5 here ne dite ne TV se na meroi fare.

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA December 28, 11:13

    Shume njeri i mire duket ky z.Erion.
    Eshte mire qe Shqiperia ka nje brez politikanesh puntore dhe te ndershem.
    Bukur thote dhe per z ministre L.Nikolla.
    Vetem nje verejtje kam per Erionin, duhet te flase me pak dhe vetem atehere kur duhet…Se me ate zerin e tij te vecante eshte pak i vrazhde…
    Duke lexuar kete interviste po mendoja….KUSH MUND TE JETE SOCIALDEMOKRATI QE MUND TA ZEVENDESONTE RAMEN…. ( NË TË ARDHMEN) JO TANI, SEPSE RAMA DUHET TA PERFUNDOJE MANDATIN QE POPULLI E KA VOTUAR ME SHUMICE…

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" December 28, 11:14

    Se pari dua te jap respektin tim, per deputetin qe spushoi kurre se denoncuari prapesite e qeverise Berisha.
    Erjon Brace, eshte nje nga deputetet me aktive, qe lufton pa kompromis te keqen, qe e ka kapluar kete vend, per kete une i them, faleminderit zoti Brace.
    Por tani me duhet te hyj ne teme, duke replikuar miqesisht me zotin Brace.
    Ju kujtohet zoti Brace, Sali Berisha ne fillim te qeverisjes se tij me 2005-sen, vit kur Berisha shpartalloi cdo institucion kushtetues, vit kur Berisha njeri mbas tjetrit, zevendesoi te fuqjishmit e shtetit me njerzit e tij.
    Cdo vit Sali Berisha mendonte te cimentonte postet kushtetuese, me sharlatanet e tij, qe duke i shantazhuar me ane te dosjeve apo vjedhjeve dhe si perfundim, arriti te uzurpoje cdo institucion kushtetues, uzurpoi cdo cep te administrates.
    Zoti Brace, Edi Rama eshte shume i vendosur, por ai eshte edhe nje demokrat me mendime teresisht perendimore, qe smund te luaje rolin e nje diktatori, sic u be Berisha.
    Edhe une mezi po pres qe Edi Rama te shkaterroje klanin Berisha, por jam po ashtu i bindur, se po te arrestohej sot Berisha, gjykata do ta nxirrte te pafajshem dhe ne populli, do te mbesim me gisht ne goje.
    Se pari zoti Brace, mbeshteteni zotin Rama, ne shkaterrimin e rrjetes se merimanges qe ka mberthyer gjyqsorin dhe administraten ne pergjithsi. Atehere Edi Rama si Kryeminister, mund te kerkoje nga drejtesia, te hetohen krimet dhe vjedhjet.
    Berisha vertet ka qene me i vendosur, por vendosmeria e tij prej diktatori ne Shqiperi, na beri gazi i botes, ne syte e botes perendimore.
    Berisha kishte vendosmerine qe edhe shkaun serb, ta sillte ne parlament, se skishte kush ta ndalonte, por Edi Rama, smund te behet nje Berishe, se ne votuam, per nje antiberishe, qe te na conte ne nje shtet ligjor te besueshem.
    Zoti Brace, jemi ne vitin e dyte re qeverisjes, ka ardhur koha qe ju si mazhorance, te ndryshoni gjendjen ne gjyqsor dhe te filloni qe hajdutet dhe kriminelet, te marrin ate qe meritojne.
    Respekt per ju zoti Brace.

    Reply to this comment
  6. info analitike December 28, 11:25

    “Kur dua të bëj një gjë e bëj deri në fund, me gjasmë nuk bëj dot”

    Cila eshte njera nga gjerat qe Brace ka filluar e cuar deri ne fund qe te cuditemi dhe ne te tjeret me bemat e Braces?
    Brace ngjan me shume me nje kalama grindavec sesa me nje politikan konsekuent.
    Daljet e tij si “qymyri i Kerrabes”, “larja e duarve prej sarines” e bejne ate nje politikan karagjoz te denje per skece estradash

    Reply to this comment
  7. www December 28, 11:38

    o Brace na e shpife bashke me shefin tend,

    Reply to this comment
  8. LORA December 28, 11:41

    Pikerisht per ato parime ,qe Brace djali I ka te shenjta per ekzistencen e tij ,,,,une mendoj se ai eshte me adapti per te marre Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e qershorit 2015-te.

    Reply to this comment
  9. I.Troplini December 28, 12:42

    Taulant Balla apo Erion Brace, jane per mua personalisht, aktoret provinciale te nje teatri qeveritar pa asnje vlere.
    Kur parimet e qeverisjes, shteti i se drejtes dhe kushtetuta e nje vendi, zevendesohen me kompromise “bajraktaresh”, atehere ka ardhur koha per Z.Brace dhe gjithe altoparlantet e tjere te Rilindjes, te mbledhin plackat dhe te shkojne nga erdhen. Kjo duhet te ndodhte,,,nese do kishin edhe nje gram personalitet apo “te qenit parimor” sic pretendon Zoteria.
    Ne kushtet e Rilindjes, ku kaposhi perfundoi nje thele,,,,,do ishte mire, qe njerez te tille si Z.Brace, te heqin daullet nga qafa dhe ti lene shqiptaret ne “rehatine” e tyre, me sistemin e shkedhatokracise politike qe u duhet te perjetojne cdo dite.
    Eshte kohe “kompromisesh” Z.Brace.!! Tellallet, si Zotrote dhe Z.Palla,,,mbeten te papune, ne kohe te tilla.!!

    Reply to this comment
  10. Kris 1 December 28, 13:41

    Falenderoj gazeten dita qe na vuri perpara ne vend te gjelit nje kendez berati.Epo viti i ri vjen dhe zeri i kendezit dhe neqoftese nuk eshte melodioz eshte ze kendezi.Na kujton fshatin.
    Ju lutemi dhe nje inteviste te Taulant Balles
    gezuar stafit te gazetes dhe lexuesve.ardhte nje vit i mire per popullin dhe i nje vit i mallkuar per mafien qe miushi Brace e quan grup interesi.

    Reply to this comment
  11. Fuck Mark uk December 28, 19:26

    Dhe une do sygjeroja staffin e gazetes Dita qe ne vend te nje “KENDEZ BERATI” te servirni e t’i vini perpara nje pjese popullsie te pagdhendur, te mefsht e shpellare, NJE GOMAR VICIDOLI. Shume prej tyre jane mesuar e edukuar me mashtrimet, perdhunimet, prostitucionin, krimet dhe korrupsionin e me shume se 20 viteve qe serviri PseudoDemokracia pederastike dhe super e degjeneruar PD e kryesuar nga KRYE GOMARI Sali Haleja dhe i pasuar nga KRYE KERRICI Lul Hollandezi…. Me shume respekt, Fuck Mark uk

    Reply to this comment
  12. "BERISHISTI" December 28, 20:36

    Sa e fuqishme eshte kjo dinastia BERISHISTE. sepse eshte Demo-komuniste. Ecen ne shume rruge, ha me shume luge. Berishstet dallojn e ne cdo moment:- Edhe ne cdo koment..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*