Braçe: Janë 7- 8 bosë të drogës në Lazarat, që dirigjojnë gjithçka nga larg

August 15, 2013 09:10

Braçe: Janë 7- 8 bosë të drogës në Lazarat, që dirigjojnë gjithçka nga larg

Një nga çështjet më të nxehta të këtyre ditëve të nxehta të verës është edhe droga e Lazaratit.

Policia bën sikur bllokon ujin që shkon në Lazarat, por duket se nuk ka ndërmend që të ndërmarrë një aksion direkt në fshatin problematik, që sipas italianëve prodhon deri në 4.5 miliard euro hashash.

Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se janë 7- 8 bosë të drogës në Lazarat, që e dirigjojnë gjithçka nga larg.

“Kjo që policia po bën rreth e qark Lazaratit nuk ka as kuptim e as duk. E di gjithë jugu se në Lazarat ka 7- 8 bosë të drogës. Ata dirigjojnë çdo gjë, madje në më të shumtën e kohës jashtë e larg Lazaratit. Ata janë problemi, ata drejtojnë organizatat,” shkruan Braçe në FB.

Lazarati do jetë një sfidë për qeverinë e re socialiste, që është angazhuar për të sjellë rend dhe siguri në 300 ditët e para.

August 15, 2013 09:10
Komento

3 Komente

  1. Romi August 15, 09:39

    Shtypeni me dhune Lazaratin e droges vetem keshtu mund dhe duhet te vendoset rendi rruge te mesme ska.

    Reply to this comment
  2. Aedin August 15, 10:51

    Kjo qe ndodh ne Lazarat eshte turpi i polocise shqiptare..Ka dy vjet qe policia ndalon puntoret ,ujin,plehun qe vete ne Lazarat.sa qeshqrake qe eshte.Keta krere policie duhen arrestuar .se jane keta qe kane pjese ne drogen e Lazaratit

    Reply to this comment
  3. Dino August 16, 03:59

    Lereni Lazaratin…Eshte I vetmi prodhim qe mund te fus ndonje leke ne Shqiperine e zgerlaqur!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*