Braçe: Kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë, jo serioze e të pajustifikuara

November 14, 2014 20:19

Braçe: Kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë, jo serioze e të pajustifikuara

Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, shprehet kundër rritjes së  çmimit të  energjisë . Deputeti socialist vlerëson se kërkesa e OSHE është  tërësisht jo serioze dhe e pajustifikuar.

 “Kërkesat e KESH, OST e në fund për të mbyllur ciklin nga OSHE, në nivelin e ri të kërkuar janë tërësisht jo serioze e të pajustifikuara. Të tre koorporatat do bënin mirë t’i bënin publike për këdo tarifat e reja të kërkuara prej tyre, bashkë me argumentet që i shoqërojnë ato. Këtë herë nuk do bëjnë dot si përherë.

Transparencë për çdo qindarkë të kërkuar. Enti Rregullator i Energjisë të marrë përgjegjësinë për të vendosur në mënyrë ligjore e mbështetur tërësisht në argumente teknike e të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja”, shkruan në  facebook deputeti Braçe.

Reagimi i tij vjen pas kërkesës edhe të Operatorit të të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

November 14, 2014 20:19
Komento

13 Komente

  1. Hajnrih November 14, 20:36

    Po o Brace, ke shume te drejte. Te pallogjika e te pandershme taksat qe po kerkojne te ngrejne !
    Vazhdo mik te mbrosh sa te mundesh kete popull te derguar ne ekstremin e mbijeteses. Ky shterngim me taska rraskapitese te leshuara vend e pa vend mbi kurrizin e dermuar te ketij populli, justifikon rebelimin deri ne rrevolucion te ketyre “sklleverve” te rraskapitur. Kujdes se revolucioni shkatron e djeg gjithcka (sidomos o;igarket, shtetnore e private)!

    Reply to this comment
    • elektricisti November 15, 15:18

      se gjen ky bracja toca si ty dhe ju ben teater mire tju a beje. ka vene dhe syze se i kane thene qe duket me i zgjuar. Po ta lere teatrin qe po ben se na vjen per te vjelle. po te shtroje bythen dhe te gjeje pergjigje se pse po i ngren te gjitha si taksat dhe cmimin e energjise. Kjo eshte rruga me e kollajte ska leke ja marrim popullit ku i gjen leket populli vari leshte nuk na duhet ti gjejne ku te duan. Po me nder nga ky Bracja ske cpret tjeter se per ekonomine me sa duket nuk ka fare mend me mire te rrinte gazetar se si kryetar i komisionit te ekonomise po na e ben vendin piramide si ne 97 po ja merr popullit gjithe leket dhe do ja coj per lesh. A cna gjeti rame nga shiu ne bresher me keta palo politikane.

      Reply to this comment
  2. persekutuar-denuar November 14, 20:39

    Brace Zemeraku para se te hedhe badiava dacibaot e tij ne publik duhet te mesoje se ekonomia e lire e tregut nuk mund te drejtohet me metoda komuniste si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Dihet se Shqypnia mban cmimin me te ulet te enverigjise elektrike ne rajon, megjithese dihet qe talebanet albaneze e vjedhin ate si magjype hindie dhe rrjeti i shperndarjes eshte ne gjendje mjerane si ne Kandahar te Afganistanit qe nuk mund te rregullohet pa investime afategjate. Prandaj edhe nuk ka sesi qe energjia shqyptare te jete me e lire se ne vendet e tjera qe do te thote se gradualisht dhe sistematikisht kjo energji jetike jo vetem per dritat sic eshte zakon te thuhet ne vendin tone, por edhe per biznesin prodhues do te pesoje nje rritje te vazhdueshme derisa te arrije cmimet nderkombetare, pak a shume sic ndodh me naften dhe karburantet.

    PO SI T’JA BEJNE SHQYPTARET QE NUK NXJERRIN DOT BUKEN E GOJES?

    Kjo eshte nje ceshtje tjeter qe ka te beje me ate qe kemi perseritur gjithmone, por qe politika jone kombetare ben sikur nuk e degjon dhe nuk e ve re:

    RRITJA E PRODHIMIT VENDAS ME TVSH TE LARTE

    qe te filloje levizja e “RROTAXHILES” qe quhet GDP per fryme te popullates, e cila ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Shume mund te pyesin me te drejte:

    MIRE THUA O NASTRADIN PO SI T’JA BEJME QE TE BEHEMI SI BOTA?

    Kjo eshte ceshtja thelbesore dhe ne kete pike keshilla kryesore eshte kur te hidhni votat ne kuti te zgjidhni BOSIN e duhur qe nuk premton enderra ne diell.

    Reply to this comment
    • erion November 14, 21:50

      Te lumte e gjete.Dy pyetje kam per ty.
      1_Kur i din kaq mire keto punet e ekonomise pse nuk i hyn politikes
      2_Kaq i zgjuar ke lindur apo ke bere shkolle?

      Reply to this comment
    • dumba November 15, 12:08

      Kisha edhe une nje pyetje per debilin shqipfoles te persekutuar

      Kush te tha ty qe ne kemi faturat me te vogla te energjise,,,,^^^^^

      Apoooooooooooo,,,,,,,edhe te lajthiturit dine te shkruajne.

      Reply to this comment
      • persekutuar-denuar November 15, 13:26

        Po mire o dumba shqypfolesi, po sikur nuk shkon edhe te besh pyetje dhe te fyesh dhe te ofendosh njeheresh atij qe i kerkon pergjigjen per te sqaruar ate qe nuk ka kap truni i fishkur, prandaj ngri veshet e gjate dhe mba vesh:

        CMIMI i nje malli apo sherbimi nuk eshte e njeta gje me FATURAT e tyre sepse jane koncepte totalisht te ndryshme pavaresisht se shprehen te dyja me LEKA, por ketu nuk eshte vendi per leksione ekonomije falas ose badiava prandaj po e leme diskutimin per nje here tjeter.

        Reply to this comment
        • Zogist nga shen naumi November 15, 16:19

          Nastruddin ekonomisti qe Nuk di te numeroje :

          Po ku je more Nastro se me rane Kembet duke te kerkuar .
          Po ketu qenke mçefur more i uruar ?
          Tashti ne ballistit dhe zogistet duam leket e muajt nendor te vitit 1944 qe gjermani iku pa na i paguar.
          A di gje Zotrote Bej Efendi a ka nderment ky Gjermon me i pagu sa jemi gjalle ?
          Apo do na i japi pas vdekjes .

          Ekonomia shqiptare nga viti 1940 – 1944 pati
          rritjen me te madhe ekonomike nga Fluksi i madhe i TURISTAVE gjerman edhe ata italian .
          Ata italionet ishin pak kurnace , Po markes tedeske nuk mujshim me i rezistu dot .
          Na ço LLaf kur te degjosh se do na pagujne .

          Keshtu edhe mishi nuk digjet edhe helli piqet.

          Reply to this comment
  3. Arben November 14, 20:57

    ASNJE RRITJE CMIMI, PA RREGULLUAR PUNEN E VJEDHJES.

    SI ESHTE KJO PUNE AI QE PAGUAN TE PAGUAJE EDHE PER ATE QE VJEDH????!!!!

    KUR TE VEJE “HUMBJA NE RRJET” NE MASEN 5%, SA E KA GJITHE BOTA, ATEHERE MUND TE RRITET CMIMI SI PASOJE E FAKTOREVE TE TJERE EKONOMIKE.

    DERI ATEHERE ASNJE RRITJE CMIMI, PASI VETEM SA DO TI DETYRONI NJEREZIT TE VJEDHIN EDHE KUR NUK E KANE PER NATYRE.

    Reply to this comment
  4. Gjakovari November 15, 00:05

    Ministri Gjiknuri dhe Kryeministri Rama duhet të kenë kujdes me bombën sociale të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kërkesat për rritje nga KESh dhe OST nuk e justifikojnë realitetin dhe arsyetimin se duhet medeomos të ngritet çmimi. Menquria më e madhe e Qeverisë do ishte që çmimi të ngrihet në këtë moment krize ekonomiko sociale sepse pjesa më e madhe e popullsisë s’e përballon dot. N’anën e kundërt duhet që me çdo mjet të luftohet vjedhja e energjisë dhe rritja e inkasimit. Kjo metodë është tregua efikase te ne në Kosovë sepse me anë të zvoglimit të humbjeve komerciale ( vjedhjes ) çmimi vetëvetiu transformohet i rritur. Po ndodhi rritja do të keni trazira të cilat mund të jenë të pa parashikuara e të cilat shkojnë në dëm të Qeverisë Rama.

    Reply to this comment
    • persekutuar-denuar November 15, 12:17

      Bomba sociale o gjakovar Miku mund ta leje Shqypnine pa drita fare dhe te ktheje qirinjte dhe kandilat e Kohes se Qepes ne vendin tone. Prandaj po te pyes me sinqeritet:

      Kur ke nxjerre ne shitje patate qe i ke prodhuar me kosto 2 LEKA, vjen nje dhe te thote: “Mi jep nje kile patate me 1 LEK se jam i vorfen dhe i mjeruem!” Ti do t’ja japesh badiava qe te humbesh 1 LEK per kile nga prodhimi yt? Me pas te vjen nje tjeter dhe te thote: “Dua t’i blej keto patate te gjitha sa ke me 10 LEKA kilen se me duken si prodhim eko, jo si plehnat qe na shesin tregetaret rufjane.” Ti mesiguri do te ngutesh t’ja shesesh patatet e tua ketij barkderrit te fundit dhe jo barktharrit te pare.

      KESHTU ESHTE EDHE ME ENERGJINE ELEKTRIKE

      qe Brace Deputeti nuk e kupton fare.

      Reply to this comment
  5. orient November 15, 12:47

    -C mimet ngrihen nga mungesa e konkurences …dhe paaftesi natyrisht.

    Reply to this comment
    • persekutuar-denuar November 15, 13:17

      Mungesa e konkurences eshte vecori e shteteve moniste dhe shtoji kesaj paaftesine enveriste alla Lenka Cuko dhe Tefta Cami ne drejtimin e shtetit qe te dali tablloja e plote e ekonomie shqyptare 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

      Prandaj edhe Kryetari Famoz i Ekonomise ne Kuvendin e Shqypnise Erjon Brace duhet te lexoje jo historine e Paskal Milos, por duhet te ngutet te kape hajdutet e energjise, ndryshe KESH, OST dhe OSHE do te gjejne “barkderrat” qe blejne energjine shqyptare jashte vendit duke lene miletin thate, me qirinj dhe kandila si ne Mesjete.

      Reply to this comment
      • plaku November 15, 17:30

        persecutuar-denuar,
        Ne njifemi bashke qysh tek gazeta “Thema” online. Per sa i perket rrijtes se cmimit te energjise elektrike une mendoj se :

        – Per te dale nga kriiza ka dy rruge :
        a.- Rruga anglo saksone, shkolla e Keyenesit, sipas se ciles, ne kohe krize (thashe ne kohe krize ) shteti duhet te rrisi borxhin publik dhe te beje investime ne projekte publike si autostrade, shkolla, ura etj. Ne kete menyre hapen vende te reja pune, pra rroga, pra njerezit kane leke ne xhep, rritet kerkesa ne treg, rritet konsumi, tregu per gjigjet me Produkte te reja pra vende pune e keshtu me radhe. Kete politike po ndjek me sukses Obama tani.
        b.- Rruga gjermane e cila bazohet ne shtrengimin e rrypit te njerezve. lot dhe gjak, ulje pensionesh, shkurtim vende pune ne administrate, shitje pasurish shteterore, dhenje privateve pasurite shteterore me koncesjon etj. Kjo politike ju imponua grekeve dhe greket e dine se cfare kane hequr dhe po heqin nga kjo politike.

        – Duket kjarte se qeveria jone, me te drejte, ka zgjedhur rrugen e pare, prandj mori edhe kredi te buta nga FMN dhe BB. Ti e di se cdo gje ka çmimin e saj ne kete bote. Ky çmim jane normat e interesit dhe e drejta e FMN dhe BB qe keto kredi se bashku me interesat tju kthehen dhe per kete ata kane vene kushtin qe ekonomia dhe financat shqiptare te monitorohen nga keta, kjo ishte edhe aresyeja qe Sale gomari e largoi FMN.

        – Pra FMN dhe BB i kerkojne, me te drejte, qeverise qe te uli shpenzimet, pra te kurseje. FMN dhe BB do me vone leket e veta dhe do te shofi qe qeveria duhet te beje dicka. Per FMN dhe BB nuk ka rendesi ne se qeveria rrit cmimin e energjise elektrike ose ul pensionet, ose zvogelon adminstraten duke nxjerre njerez nga puna.
        – Sic duket, qeveria ka rene dakord me FMN dhe BB qe te risi cmimin e energjise elektrike, ne se qeveria nuk e ben kete gje, FMN ka dekaruar se nuk i jep qeverise kestin e trete, ne fund te ketij viti, te kredise.

        – Ti, ke shume te drejte kur flet per tregun por ama ka edhe cmime politike. P.sh. aktualisht sot,qeveria dhe sindikatat italjane po bisedojne me Konzernin gjerman Salzgitter AG qe te mos mbylli nje furre te larte te celikut ne Itali ( pra lenje te shume italjaneve pa pune), m.q.s prodhimi nuk eshte konkurues, qeveria italjane ti uli shume cmimin e energjise elektrike te fabriakave te ketij konzerni gjerman qe jane ne Itali.

        – Une mendoj se qeveria ka zgjedhur rrugen e drejte : Te pengoje ne maksimum vjedhjet e energjise dhe te rrisi sa te jete e mundur me pak çmimet duke e kompensuar kete me me rritje pensionesh per te kryetaret , njerezve ne nevoje, njerezv invalide etj.

        Pershendetje

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim