Braçe: Koncesionari i markimit të naftës presion qeverisë shqiptare

December 11, 2015 16:18

Braçe: Koncesionari i markimit të naftës presion qeverisë shqiptare

“Kompania koncensionare e markimit të karburanteve po i bën shantazh qeverisë shqiptare”. Deklarata bëhet nga kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, sipas të cilit kompania GFI është ende në negociata me qeverinë.

“Koncesionari ka bërë shantazh ndaj qeverisë. Jemi në negociata me kompaninë. Nuk tërhiqemi nga qëndrimi ynë. Kompania nuk mund të markojë naftën bruto në vend”, tha Braçe.

Ai bëri me dije se gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm do të nisë analizimi i të gjitha kontratave koncesioneve.

Kompania koncesionare GFI bllokoi mëngjesin e djeshëm punën për ngjyrimin e naftës, ndërsa e rifilloi në darkë.

Ashtu sikurse shumë koncesionarë të tjerë, edhe kompania në fjalë po kryen manovra të ndryshme kundër shtetit shqiptar.

Kompania ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare me qeverinë e djathtë, me një shifër prej 150 milionë eurosh. Kompanitë e naftës paguajnë 10 lek për litër kompaninë gjatë hyrjes në doganë. /Dita/

December 11, 2015 16:18
Komento

5 Komente

  1. Lleshi December 11, 16:40

    Cfare jane keto karagjozlleqe ? Kujt ia ben keto “ankesa” ? O Haxhiqamil , me shtetin haxhiqamilist qe keni ngritur keto 25 vjet , ka organe , institucione dhe ligje si trajtohen per zgjidhje problemet , dhe jo me llapalloqe dhe ankesa rrugesh !

    Po nuk ia del dot , se kompania ka te drejte ne baze te kontrates , mbyll sqepin , dhe ktheju per demin qe peson shteti apo publiku , atyre zyrtareve qe kane neglizhuar berjen e detyres sipas postit , per mbrojtjen e ineteresave te shtetit apo publikut ! Na cmendet se na e bete shtetin , shtet mediatik dhe pa asnje institucion ! Na grite dhe nga paret , se rrogat i doni juve , megjithese nuk punoni per ne qe ju paguajme !

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... December 11, 16:43

    Kompanua e marketimit te kar-buranteve eshte ne pronesi te biznesmenit te familjes Berisha, Zamir Manes, po tashme ky halabak i lidhur deri ne Beograd ka futur ne thes kar-abinane, 2 metroshin Ed Bojaxhiun. Keshtu z. Brace nuk ke kujt ti ankohesh, Edi para zgjedhjeve te 2013 beri be e rrufe qe do ti kthente Shqiperise ne pronesi “Llotarine Kombetare” te falur nga krimineli Sali, por tani as qe i shkon ne mendje nje premtim i tille i pambajtur, ashtu si dhjetra te tjere dhe ketu perseri pronar i saj eshte Zamir Mane. Si perfundim ti gjithmone ja fut pordhes dhe ere i mban po vete, cdo gje bie ne kurriz te qytetareve.

    Reply to this comment
  3. studenti December 11, 16:51

    Pse duhet markuar nafta ? Qe te tregojme se eshte cdoganuar? Po a keni punonjesit e shtetit qe kontrollojnew kete fakt? Kujt tjeter duhet ti vertetoni qe nafta ka paguar taksat? Ne shqiperi nuk i jepet askuj nafte pa akcize te poguar qe te themi nafta e kuqe pa akcize i jepet bujqesise apo dikuj tjeter dhe ajo me akcize te paguar jeshile po themi ka tjeter destinacion.

    gjersa e gjithe nafta e benzina i paguan te gjitha taksat atehere nuk ka nevoje te markohet.
    Apo duhet ti japim leke dikuj kot

    Reply to this comment
  4. SuloKapedani December 11, 17:33

    Pse mundoheni ?Pergjigjen e sakte e di z.Bode por nuk pergjigjet sepse nuk e le bythelepirja qe ka bere ndaj salqenit per te mbushur xhepat e vete.Prandaj z. Braçe populli di shume gjera por do zgjidhje nga qeveria juaj.Reformen z. Braçe se ju shpetoi salushqeni nga çarku juaj i kote.

    Reply to this comment
  5. Futja kot December 11, 17:36

    LartShkurtesia e Tij, VeshShkurtri, sapo foli mbi takat e Tij, a kuptuat gje? Apo edhe ky, sipas titullit “Braçe: Koncesionari i markimit të naftës presion qeverisë shqiptare” = “Qeveria Shqiptare: Braçe presion Koncesionarit te markimit të naftës”??? Mendojeni, pastaj shkruani dicka, nuk i dihet asgjeje, asgje nuk eshte e rastesishme, apo jo …?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*