Lirimi i Mziut, Braçe: Presioni politik më funksional se drejtësia

January 13, 2014 13:22

Lirimi i Mziut, Braçe: Presioni politik më funksional se drejtësia

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagon në Facebook lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Braçe shkruan se pavarësisht akuzave të rënda për korrupsion, Mziu u lirua, çka dëshmon presionin politik mbi sistemin e drejtësisë.

“Pak ditë më parë, dërguan në shtëpi një gjykatës të përfshirë në një aferë edhe pse akuza për të është më e rënda e ngritur ndaj një gjykatësi. Pak orë më parë, dërguan në shtëpi një të zgjedhur vendor, njeri politik të akuzuar si i dyshuar në rastin më banal të korrupsionit në këtë vend me procedurat e tenderave”, shkruan Braçe.

“Tani nuk më shqetëson më fakti se këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do të gjykohen të lirë! Tani më shqetëson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet e tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!”, përfundon Braçe.

Me një vendim të saj sot pak para mesditës, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Xhelal Mziut nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, duke i dhënë atij mundësinë të hetohet në gjendje të lirë. Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

 

 

 

 

 

 

January 13, 2014 13:22
Komento

29 Komente

  1. berzhani January 13, 13:51

    Mendoj se Erion Brace eshte nje nga njerzit me te ndershem ……….po si duket Shqiperia ….ka kohe qe nuk lind me burra te tille ….Eshte e kot O erion qe lodhesh ….gjykatesit shqiptare jane …mere me leng se mishi mbaroi …jane pjesa me e peshtire eshoqerise

    Reply to this comment
    • Ili January 13, 15:59

      Braçja njeri dhe burre… dhe une qe e dija vetem nje kalama mistrec.

      Reply to this comment
      • ALBANO January 13, 16:20

        ke shume te drejte qe kJ pune ka presion por ju si minister perse i lejuat banditet e p d ta vizitojne ne burg : a nuk e dini ju shoku brace qe ne asnje vend demokratik te botes nu kane te drejte te vizitojen nje te pandehur :ne asnje :por ju cfare jeni minister apo rama i mbylle syte :::beni punen tuaj dhe mos lejoni asnje tju shkeli me kembe :se populli ju zgjodhi per ta luftuar korrupsionin dhe jo te bashkepunoni me ate ::::::leshimi i al kapones eshte turp per qeverine :per rilindjen e ;;;;;;;turp turp ::vetem ne senegal ne afrike ndodhin gjera te tilla :::::por me ramen mund te presesh cdo gje :::::turp dhe mjere shqiptaret me kete qeveri qe nuk eshte ne gjendje te fusi ne burg nje pusht mafioz :::

        Reply to this comment
  2. sali plera January 13, 14:25

    o edi pse na genjeve ne si popull pse po fle gjum ne prisnim shum naty prandaj votuam te reformojr drejtesin numrin ne parlamend e ke o edi frikacaku apo ka na nje dosje per ty saliu dhe te ben presjon o edi cfar te gjeti e nise mir apo more sy na njerzit e saliut dhe na saliu apo te kan kercenuar o edi pse po fle gjum apo nuk te le iliri monikes cohu na gjumi o edi o edi o edi o edi o edi o edi o edi o e di o edi o edi mos kerko vota as tij as te tjer na ps do dilni kart e djegur si esht pd me sali serbin o edi gjumashi

    Reply to this comment
  3. BJORN January 13, 14:31

    Urime per Edvin kartolinen o Brace.Ju a ka thene Ngjela te gjitha si behet dhe ju e perzute,prandaj mos fol kur nuk beni gje.Kapni ndonje shofer qe shkel rregullat e qarkullimit e cojeni ne burg,por kujdes ta kete makinen e vjeter se nuk ka mundesi te paguaj.
    Taksat i rritet se populli ishte shendoshur shume dhe me kartonat e parlament se keni pak nuk mund te beni me shume,pervec rritje taksash.

    Reply to this comment
  4. Ilir January 13, 14:32

    ORE BYRAZER, PO TI E VOTOVE MINISTRIN E BRENDSHEM.

    POLICIA E SHTETIT I KA TE GJITHA MJETET QE TE MUND TA HETOJE EDHE GJYQETARIN E TA KAPE SHAH MAT KUR I KA MARRE PARATE KETIJ ZOTERISE QE E NXORRI NGA BURGU.

    KUJT JA BEN GAM GAM TI.

    E KENI KATANDISUR “PSEUDOLUFTEN” TUAJ KUNDRA KORRUPSIONIT NE DISA EMISIONE TE FIK FARE.

    GJITHE AJO POLICI PER CFARE PAGUHET, KETE NUK PO KUPTOJ UNE.

    Reply to this comment
  5. Kris January 13, 15:13

    Me angullimat e Braces ne facebook vendi do te bee shume perpara.Keto qe thote Bracia Jane si bomb a tymuese per te coroditur opinionin.Po ti je antar I kryesise se Ps dhe deputet pse nuk ogre zerin ne forume deri ne largim nga politika?
    Me shkrimet ne facebook sa ti o brace jeep opinionin dhe nje banor I bregut te lumit

    Reply to this comment
  6. ganiu January 13, 15:15

    O Erion, kjo qe shkruan ne FB nuk eshte vecse kapitullimi i yt dhe i PS per te vendosur shtetin ligjor. Nuk ka me justifikime saliu keshtu e saliu keshtu. Moret 1 milion vota per ta cuar ne burg kriminelin dhe kriminelet qe e rrethojne te tipit mziu dhe tani vetem kater muaj pasi keni ardhur ne qeverisje keni ngritur duart lart. Jo more zoteri coni edhe ate mustaqen tuaj te vlores ne burg dhe disa mustaqe te tjere socialisto lsi-ste dhe mos ngurroni te coni edhe mzi ordiner-sharlatanin. Nese nuk keni mendere te beni shtet dhe ti e ndjen veten te pafuqishem te ndryshosh gjendjen atehere inkurajo krijimin e institcuioneve te ngjashme me 5 yjet qe te kene ne programin e tyre burgosjen dhe denimin e te gjithe krimineleve dhe hajduteve politikane pavaresisht nga ngjyra politike, nese kerkon dhe mendon se ky vend mund te behet. Me kete sjelljen tuaj terhiqe e mos e keput ju nuk po beni asgje tjeter vecse po humbisni pike cdo dite e me shume. Ne nuk kerkojme te nderhyni ne pavaresine e insticuoneve te drejtesise sic bente sali krimineli por ju i keni te gjithe mekanizmat e nevojshem per te ndryshuar gjendjen qofte edhe me shporrjen e kamikazeve berishiane ne krye te shtetit apo te institucioneve te tjera ku padyshim me kryesori eshte drejtesia.

    Reply to this comment
  7. klani January 13, 15:44

    braqe ti je prane edi rames .perse nuk kerkoni te denohen gjyqetaret qe japin vendime te tilla qfar prisni me populli ju dha besimin.po shpejt keni per ta bezdisur me vonesat ne ndeshkimin e krimit.

    Reply to this comment
  8. TROJA January 13, 16:16

    I nderuar deputet,i pa lodhur,qe flet per nje te vertete therese,nje te vertete qe nuk do gjendet kurre.Muaj para zgjedhjeve te kam kerkuar,te largohesh nga PS(atehere kur Edi Rama bente sondazhe,per te vene ne listen e deputeteve apo,jo,besoj te kujtohet kur mijera njerez te mbrojten dhe injoruan,kryetarin qe nuk do ze tjeter ne PS)a te kujtohet?Dhe kur u be dhe ringjallja me ILIR floririn,thitjet ishin me te shumta qe ju te ngrinit nje grup deputetesh ne PS,dhe te dilnit me vete,ku populli do ju votonte Juve.Por edhe ne u zhgenjyem,edhe mijera te tjere… dhe ja rezultati i fitores,ja dhe permbysja e rilindjes se Edi Rames.
    Diku kam shkruar se qeveri,dinasti,mbreteri edhe teper te fuqishme,ne vende te pasura e te begata,jane permbysur nga gjykatat e koruptuara.Dhe juve nuk ju ka mbetur me gje,vetem te deklaroni falimentimin e kesaj qeverie,dhe do benit mire tia linit ne dore fatet e popullit shoqerise civile dhe rinise qe me protestat e saj te zhbeje kete drejtesi,njerezit e saj,ti konfiskoje dhe ti denoje,duhet te ngrihet si i ngrit per helmet e Asadit dhe te vendose drejtesi.NUK KA RRUGE TJETER QE TE SHPETOJE KJO SHQIPERI.

    Reply to this comment
  9. jovan January 13, 16:20

    Turp për drejtësinë tonë. Faktet tregojnë se është e kapur. Për mua së pari duhet të vihet në binar DREJTESIA, dhe mendoj se ka rrugë ligjore për ta bërë këtë.

    Reply to this comment
  10. ARGITA January 13, 16:25

    PO NUK U HOQ KAPTER RAMIU ,NE SHQIPERI NUK KA DREJTESI. QE TE VIHET DREJTESIA NE SHQIPERI DUHET SHKARKUAR PRESIDENTI I PARI ,PO NE O POPULL JA MOREM DOREN DO BEJME GAM GAM TRE DITE DHE DO HAROHET ,SI U HARUA OLLDASHI ,PRANDAJ O POPULL MBULONI KOKEN ME BATANIJE ,SE VRASESIT .HAJDUTET DO FESTOJNE ,DO KENDOJ CILJETA O POPULL .GJITHMON E KE NGRENE SAPUNIN PER DJATH O I SHKRETI POPULL

    Reply to this comment
  11. Jashar kuca January 13, 16:36

    Mire e ke ti more zoti Brace,por te gjitha i keni ne dore pse nuk veproni?Nga kush prisni? Nga neve?Ne e beme punen tone,votuam! Tani topin e keni juve,84 vota i keni ne parlament bejeni punen apo nuk eshte dakorte Monika me Ilirin? Apo Ilir Mustafaj qe keni vene ne Ministrine e Brendeshme? Apo Sokol Bizhga? Po c’i kini keto more zoteri? Edhe juve si Salihu do te vazhdoni duke futur ne burg njerez si ajo nene Ferideja nga Fieri qe futi Sala per nje rrenje hashash? Po akoma drejtesi prisni nga Agim Bendua?Po e dini juve more se tani jane shtuar pazaret nga 5000 ne 15000 per nje mase sigurie?? Po pse more nuk paska force shteti per investigime,por paska me shume mundesi nje medie vizive?? Nuk e dime,por po vazhduat keshtu shpejte do t’ua tregoje vendin “Tano Karidi” me shoke!!!!

    Reply to this comment
  12. Horri i Bulevardit January 13, 16:36

    Zoti Brace, shqiptaret ju kane zgjedhur juve, per te rivendosur shtetin ligjor.
    Keni ju tagrin, qe te kerkoni ne parlament, shkarkimin e zyrtareve kryesore te drejtesise, se kushtetuta, kete vendim ja ka dhene parlamentit, ju vezem duhet te beni detyren dhe te mbani premtimet.
    Ne qofte se ju e keni te veshtire, te hiqni keta zyrtare, atehere bejini thirrje popullit, qe ti heqe, se keshtu nuk shkon, ju beni konstatime, kur ju vete jeni ligjvenes, qe keni te drejten te shkarkoni cilindo, qe ka shkelur ligjin, populli ju ka dhene vota te shkarkoni edhe presidentin, po qe nevoja.

    Reply to this comment
  13. I.Troplini January 13, 16:46

    I nderuar Z.Brace,

    Eshte per tu pershendetur fakti qe Ju tregoni indinjate qytetare per ngjarjet e perditshme skandaloze qe ndodhin ne kete vend me nje sistem drejtesie dhe nje klase politike qe gjen simotrat e veta, vetem ne Afriken qendrore apo ne malet e Hindukushit. Fakti qe indinjata juaj shprehet ne faqet e rrjeteve sociale, tregon pafuqishmerine dhe humbjen personale te shpreses, qe situata mund te ndryshoje per mire. Do ishte mbase e tepert te kujtohet, por “sihariqi” politik qe iu dhate shqiptareve, per koalicionin politik me “babain politik te Xhelal Mziut”,,,Ilir Meten, ishte garancia se asgje nuk do mund te ndryshoje per mire ne te ardhmen. Edhe Z.Meta “e fitoi” gjyqin e tij nepermjet gjyqtareve te tille si Znj Sollaku. Triumfatori doli nga salla e gjyqit dhe tregoi 5 gishtat e dores, si shenje triumfi dhe bilancimi. 5 “gjyqtaret” e procesit e quanin ate “te pafajshem”.
    Edhe nese figura te tilla, sot nuk jane te perfshire direkt ne manipulimin e drejtesise, ana psikologjike e nje koalicioni te tille eshte i rendesishem.
    Kush flen me qen, zgjohet me pleshta. Nuk luftohet hajduteria duke bere hajdutet police.
    Sistemi i korruptuar i drejtesise shqiptare “ua ka pire lengun” propagandes suaj zhurmuese. Ata e dine qe ata qe jane ne qeveri sot dhe luajne rolin e “europianeve”,,,jane hajdutet e djeshem me bllok ne dore.

    Reply to this comment
  14. pipo January 13, 16:51

    Qenushit Braçe i kane rene dhembet e nuk tremb me asnjeri me keto lehjet e tij.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 14, 00:09

      Pipo pershendetje
      Sala ne 2005 pas fitores,beri nje xhiro gezimi ne terre shqiperine dhe takojti
      te gjithe ata qe qene me militante te partise,keta militante i kerkonin Sales
      arestimin e Nano padrinos dhe Zenunet.Sala te gjitheve pas premtimit ju
      fali nga nje brisk per te ruajtur ketyre sklleverve besnike
      Pipo sa here qe leshi i topeve i ritesh Nano padrinos.i telefononte Sales
      Sale dergome nje nga ata idiote te me rruajne se me eshte ritur shume
      leshi i topeve. Pipo shum shpejt ky shuli i gjate Rame do te beje xhiron si
      Sala,dhe ky miku tim do shperndaje brisqe per ti ruajtur topet dhe bythen
      oturak mbajtesit Sale,sidomos ata me besniket si ky Braqija e shume e shume
      Te ziut popull idiot ju ngelen brisqet vetem per te ruajtur topet e pushtave.

      Reply to this comment
      • pipo January 14, 08:53

        O Tartufo po ç’lidhej kam une me Saliun o byrazer. Ti qenke prej atyre qe edhe kur te vjedhin shtepine i thua vetes “shyqyr qe ma vodhen keta te mite dhe jo armiku”. Po te duash te besh batuta leshi Rama ka dhe nje zv. me mbiemrin e pershtashem. Pjese e popull idiot jane keto si ti qe mbyllin syte perpara se keqes per hir te politikes.

        Reply to this comment
  15. Act Now January 13, 17:06

    Lirimi i Mziut tregon se drejtesia e Zegjinese dhe Agim Bendos eshte e sypatrembur,ne pozicionin e tyre ne gjithe keto vite karriere eshte e pamundur te mos e kene futur ndonjehere doren ne thesin me miell, keshtu qe ne drejtesi ku funksionon parimi i precedentit, keta duke mbrojtur Mezin, me nje gur vrasin dy zogj, e para nuk lene tu shpetoje nje rast i arte per te shitur dhe blere favore ne lidhje me vendimmarjen e tyre dhe e dyta.Marin vendime duke menduar ne subkoshience vehten e tyre ne bankene e te akuzuarve ,e duke kuptuar se me shume se drejtesia ne emer te ligjit dhe te popullit, vlejne me shume miljonat dhe lekura e tyre e dhjamur

    Reply to this comment
  16. Tori Hoxha January 13, 18:12

    Zgjohuni dhe kuptoni qe jeni ju ne pushtet !!! Kujt po i ankoheni ????????? a po luani teater apo c’fare ?????? Te ishte Sali krimineli ne pozicionin tuaj ndersa ju te perrlyer ne mekatet qe PeDe-ja eshte zhytur – ju do te ishit kalbur ne burg dhe me te drejte !!!!!!! Ptuuuuuuu si s’ju vjen turp qe silleni akoma sikur te ishit ne opozite !!! ….edhe zhdukeni nga fjalori shprehjen ” do te dergojme para drejtesise te gjithe ata…” se na e shpifet !!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  17. tonia January 13, 18:17

    Lirimi I Mziut eshte parathenia per c’vjen pas.Ky eshte nje mesazh per falangistet e PD per ti hedhur ata ne veprime destabilizuese,sipas planit te Berishes.Shtypi I lire dhe njerezit e ndershem duhet te protestojne kunder ketij vendimi te turpshem te gjykates sidhe per berjen sa me shpejt te reformes ne drejtesi,pa te cilen nuk mund te mendohet stabiliteti politik I nje vendi.”Daulles” se Mziut sot,do tia degjojme shume shpejt havazin.Ngadalesia e pabesueshme ne berjen e reformes ne drejtesi flet per nje naivitet ose neglizhence te papranueshme te qeverise . Pajtimi me kete gjendje eshte pranim i destabilizimit te vendit me te gjitha pasojat katastrofike qe do te sillte ky akt.

    Reply to this comment
    • pelivan January 13, 20:24

      Brace! Kur ishe opozite,une thoshja,100% Bracja ka te drejte. Edhe per te tre muajt’ e par ne pozite,thosha te njejten gje,pra, Bracja ka te drejte… Tani,une te keshilloj, qe Ti te zgjedhesh nje rruge,nga dy qe mendoj une ,se dhe te kane mbetur! 1- Ik,jo vetem nga politika,por dhe fizikisht,sepse ti je me imiri dhe te miret i ha dheu aty…2- Nuk ke shoke te mire,qofte ky edhe Rama,ose jane te mire,por diku u eshte zene ne mos koka,te pakten bishti me dere,…. Pse?!, Sepse, ( ter-vercet…), sote e 24 vjete, kunder sali bishes,por asnje qime s’i preket atij,megjithe ato te zeza,(Asnje per be, nuk ka te bardhe!), do te thote : – Qe me te zhyerit ne mender m… jane keta te mit e te tut o brace trimi,me plot gojen TRIMI.
      Jane, ( TI e di me mire), 84.Deputet te popullitsote e gjithe diten, qe po te duan e ngrene hava parlamentin, si pallatin e bashes ne Vloren time, qe ngrene ne hava, Gjyqetar e bashkjak te korruptuar, Qe ngrene perpjete, Presidencen me gjithe nishanlliun e saliut brenda, qe i gjejne vendin edhe aij, te famshmit bllok ,qe ka mare persiper te drejtoj jo vetem Parlamentin,por dhe ministrine e Drejtesise (!)… o Kay? ok, thuaj. Mos ka ndonje ze aty rreth o Brace,qe thote,(Ze i lig ai), S’na do evropi , po bem ate e kete,apo,po beme ashtu e keshtu?!… Brace! Mban mend kur thame ,Duhet hequr ligji me vdekje,ndryshe s’na qas Europa (!) Medemek,hic mendja qe vendi me i madh i demokracise botrore Amerika, i djeg ne korent te gjalle (!) Edhe sote e kesaj dite dhe ne vazhdimsi…. Edhe,e hoqem kete ligj te shenjteruar nga vete Zoti,dhe? (Mijra e mijra te vrare e te ngujuar,qe ndukin gjuhen brenda gojes) Vrasesit ?! shohen televizor ne burk,biles,o ho… hosh… bejne dhe ashish… Perfundimi, Evropa s’na qasi, biles,ajo do na qas nje dite,nese do veme ligjin e vdekjes (Again).
      Brace,Cdo dit qe humb,eshte ne demin tuaj qe po flini ne dafina,por qe shtetin do u’a rrembej saliu! Andaj, harrem e paci voten e popullit te varfer… Jo Ti, une dhe ata… Ti je djal i Shqiperise.

      Reply to this comment
  18. sadik \\\\Malaj January 13, 19:25

    Nuk ka asnji dyshim se cilindo qe do ta arrestoni per vjedhje dhe korrupsion do te lirohet nga gjykatat tona mbasi ato jane krejtesisht te korruptuara dhe te degjeneruara ,qe nga fakti deri tek gjykata e larte. KETO I PAME ME ZE E FIGURE NE FIKS FARE.
    SA TE JENE KETO INSTITUCIONE TE PA REFORMUARA KOT I ARRESTONI SE DO TE LIROHEN NGA KETO GJYKATA QE I KONTROLLON DHE I URDHERON SALIU.
    Votat i keni pse nuk veproni, apo e keni perseri frike SALI palaqon. A mendoni se po demtohet statusi i vendit kandidat per ne BE.

    Reply to this comment
  19. nuri January 13, 19:37

    A ka ngelur burreria e maxhorances tek Brace ? Berisha tani ka marre fund ! Eshte per te qeshur apo per te qare ?

    Reply to this comment
  20. shpendi January 13, 20:02

    Z. Braçe! Ju po flisni si nje kronikan, si nje vezhgues, ai tjetri, Blushi, flet “per mos reformim” si nje anetar qe vjen nga mbledhjet e frontit demokratik te lagjeve. Po pse ore, per kete u kemi votuar ju? A jetoni me shqetesimin mbarepopullor, te cilet thone me shume se ju? Apo doni te beni hipokritin e neser te justifikoheni -“e kemi thene ne fjalen tone?”. Ishim ne, qe zgjidhem kontradikten mes nesh dhe qeverise qe ngriti nje sistem pushteti mafjoz. Ju, ti, Blushi e klasa politike fituat, sepse duhej ti besonim dikuj. Tani shkunduni e mos na beni derr-derr. Te gjithe e dime qe sistemi i drejtesise, – jo reformim,por çmontim kerkon, nga baza deri te Presidenti. Por, sa me shume kohe kalon,aq me shume po shperfaqet nje kontradikte e re, jo me midis nesh dhe qeverise, por midis sensit te shtetit te shoqerise dhe klases politike ne terresi,(tedjathte e te majte) si kundrasens shteti. Nje klase politike pa sensin e shtetit e te drejtesise, s’eshte gje tjeter, veçse nje klase mafjoze politike qe ka uzurpuar shtetin. Ne qofte se keni vullnetin per te ringrite shtetin e se drejtes dhe nuk mundeni, keni vullnetin tone, ne nuk ju leme ne balte, ama, edhe ju, mos na leni ne balte. Mos e leni ne ate balte ku e gjetet Shqiperine.

    Reply to this comment
  21. arjan January 13, 20:38

    Lirimi i Mziut eshte deshtim i plote i Rilindjes, sa per realitet duhet thene se Berisha po vazhdon te bej ligjin dhe ju ka vene per thundre ju te PS. Ose tregojini vendin ketij krimineli te flliqur, ose shume shpejt ai do tu largoj me shkelma bytheve nga pushteti, O Brace trimi, nuk ndertohet qeveria me horrin e Saliut, mafiozin Ilir Meta dhe nuk mbahet pushteti as me ministra bythec te OJF-ve qe ka vendosur bytheci Rama, do burra me bole ajo pune qe tja tredhin topet Berishes e t’ia hedhin qenit te uritur te cirkut te Tiranes qe Saliu i hoqi fondin e ushqimit e ia dha kredi kapter Fanes per te shlyer borxhet e gazetes Panorama ne shtypshkronja

    Reply to this comment
  22. Denim me vdekje January 13, 21:25

    Lirimi i m ZIUT eshte nje ngerdheshje dhe nje “shkelje syri” qe zumllumqari SALllam, i dergon çdo shqiptari te ndershem qe beson ende tek drejtesia.

    E frikshme..!!

    Reply to this comment
  23. BLITZKRIEG January 14, 08:52

    Ku ishe ti mor Brace kur drejtesia denoi djalin e deputetes PS, Luiza XHuvani, me 2 vjet burg per vrasje? Apo ca te nernes s ca te njerkes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*