Braçe: Më ndodh që të dëgjoj shpesh budallenj, por njëri është unik
Nga Arkiva
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me reformën në drejtësi.
Braçe shprehet kërkesa e PD-së për më tepër kohë në lidhje me draftin tregon dëshirën për t’iu shmangur.
“Më ndodh që të dëgjoj shpesh budallenj. Njëri prej tyre është unik, më budallai ose “njëshi”!
Është tërësisht i pacipë, i pafytyrë, e bën të zezën të bardhë sy me sy, pa pasur pikën e turpit!!
Është “dashnori” i ri i ca analistëve dhe moderatorëvë “të angazhuar” si qytetarë lart e poshtë rrugëve për bizneset e tyre.
Është Lylzim Basha natyrisht.
Ja shikoni: Del thotë se Ramës i doli boja, se ka dy vjet që vonon reformën në drejtësi, se ai, pra medemek ai si PD, është gati ta votojë menjëherë reformën!! Në kohë reale, aq sa titrat e njërit ranë mbi titrat e tjetrit;
Simboli i gjyqësorit të korruptuar, por njëherësh përgjegjësi i Lylzimit për reformën në drejtësi, thoshte: Nuk votojmë sot, duam kohë për vendimmarrje deri të hënën!
Sot është e mërkurë!!
Ditë budallenjsh!!”
E ke degjuar veten sa unik je o Brace?
Ja nje nga budallenjet jeni ju.