Braçe: Nëse ka njeri që duhet t’i kërkojë falje Kosovës, ai është Berisha

Redaksia Online September 14, 2013 08:03

Braçe: Nëse ka njeri që duhet t’i kërkojë falje Kosovës, ai është Berisha

Deputeti socialist, Erjon Braçe, shprehet se nëse ka njeri që duhet t’i kërkojë falje Kosovës, ai është Sali Berisha. Në një postim në “Facebook”, Braçe shkruan se Berisha duhet të kërkojë ndjesë për sulmet e vazhdueshme dhe cilësimin e UÇK-së si një lëvizje terroriste, marksiste-leniniste.

“Nëse ka një politikan që duhet të kërkojë ndjesë për Kosovën dhe kosovarët, ai është Sali Berisha! Të kërkojë ndjesë për përndjekjen, rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarit të mirë Remzi Hoxha. Të kërkojë ndjesë për përndjekjen, ndalimin, arrestimin dhe informimin e të gjithë anëtarëve të Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, përfshirë Adem Jasharin, Hashim Thaçin etj. Të kërkojë ndjesë për sulmet e vazhdueshme dhe cilësimin e UÇK-së si një lëvizje terroriste, marksiste-leniniste”, shkruan ai.

Më tej, deputeti socialist rendit një sërë arsyesh të tjera si marrëdhënia e ngushtë me Damir Fazlliç apo qëndrimet për Rambujenë.

“Berisha duhet të kërkojë ndjesë për qëndrimet e tij përçarëse gjatë luftës në Kosovë, investimin e tij personal në krijimin e grupeve paralele ushtarake, me synim vetëm ruajtjen e influencës së tij personale në Kosovë. Të kërkojë ndjesë për marrëdhënien e ngushtë, familjare e të biznesit, të një prej pinjollëve të nomenklaturës së regjimit të Millosheviçit, Damir Fazlliç, futjen e tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe dhënien e aksesit të pakufizuar në këtë këshill të tij”, shkroi dje Braçe në profilin e tij në Facebook.

Redaksia Online September 14, 2013 08:03
Komento

5 Komente

  1. nastradini September 14, 08:22

    PSE SALIU TE KERKOJE NDJESE KUR ESHTE AKOMA BOS?

    dhe duket sikur i ka futur FRIKEN NE BARK oponenteve te tij te Koalicionit Fitues edhe kur shqyptaret e kane flakur me vote si nje leter higjenike? Tani del Brace Djali dhe i lutet Saliut te kerkoje ndjese. “AMAN more Sali BOSI te lutem kerko ndjese!” i lutet Bracja i Vogel sa nje gogel Kreshnikut tropojan Sali Berisha. Saliu i thote: “Ik more liliput dhe bej shurren se une isha dhe jam BOSI juaj!” Keshtu e kuptuan te gjithe shqyptaret pergjigjen e Saliut ne Kuvend kur u largua me grupin e tij si gjeli maje plehut. Pse keshtu? Pyet mileti i cuditur? Pse Saliu ishte nje BOS i paprekshem dhe ka mbetur BOS i paprekshem qe te gjithe i luten qe te kerkoje ndjese per krimet e tij sikur t’ja kene friken edhe ne barkun e nones? Pse Edi Rama i frikesuar deklaroi ne studion TOP STORY te Sokol Balles qe “Nuk ma merr mendja te hakmerrem”? Pse Sokol Balla i pudrosur deklaroi me pas qe “Saliu eshte burre shteti qe ka bere historine”? Ne nje kohe qe banditet e tij nje dite me pare kishin dhunuar gazetaret e TOP-it dhe u kishin thyer kameren TV? Prandaj edhe nastradini i rekomandon Erjon Braces se Vogel sa nje Gogel qe te mos rahe ujet ne havan me lutje pa piken e llogjikes.

    Reply to this comment
  2. shpatar September 14, 08:45

    Jo z.Brace Shprehu keshtu :Nese doni te ndeshkoni,se kush nga shqiptaret ju ka perdhosur ,ai eshte vetem Berisha.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 14, 10:35

    Po shpatar? Sali berisha jo vetem i ka perdhosur shqiptaret e kosoves por eshte minuesi kryesor i shqiptarizmit,i luftes së uçk, i kohezionit shqiptar etj.etj. Braçe eshte kritik por tonet duhet te ngrihen dhe te shkojnë vetëm në nje drejtim- ne vënien e berishes e bandes se tij ne bankën e të akuzuarve. Jo vetem për hajduteri por dhe misionin e tij antishqiptar. Hapesira ligjore ka sa té duash. Por mendoj se të majtet nuk kanë vendosmerine e duhur. Nisin shume luftra por tërhiqen pa e çuar sulmin deri ne fund. Por segmente te tyre kanë edhe dashuriçka të nendheshme me berishën. Mbi të gjitha nuk e njohin konsekuencën. I marin vendimet me vonesë dhe i lëne betejat ne mes. Mjafton telefonata e nje perendimori…etj,etj

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 14, 10:36

    VR ! Po shpatar? Sali berisha jo vetem i ka perdhosur shqiptaret e kosoves por eshte minuesi kryesor i shqiptarizmit,i luftes së uçk, i kohezionit shqiptar etj.etj. Braçe eshte kritik por tonet duhet te ngrihen dhe te shkojnë vetëm në nje drejtim- ne vënien e berishes e bandes se tij ne bankën e të akuzuarve. Jo vetem për hajduteri por dhe misionin e tij antishqiptar. Hapesira ligjore ka sa té duash. Por mendoj se të majtet nuk kanë vendosmerine e duhur. Nisin shume luftra por tërhiqen pa e çuar sulmin deri ne fund. Por segmente te tyre kanë edhe dashuriçka të nendheshme me berishën. Mbi të gjitha nuk e njohin konsekuencën. I marin vendimet me vonesë dhe i lëne betejat ne mes. Mjafton telefonata e nje perendimori…etj,etj

    Reply to this comment
  5. shamikuqja September 14, 11:37

    ore rrugaq berisha e harrove naften qe ia shite serbit budalla

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*