Braçe kërkon shkarkimin e Ylli Allsanit dhe Gjergj Lezhjës

February 9, 2014 21:42

Braçe kërkon shkarkimin e Ylli Allsanit dhe Gjergj Lezhjës

Erjon Braçe kërkon shkarkimin  e Ylli Allsanit dhe Gjergj Lezhjës nga detyrat që mbajnë në Presidencë, për shkak të angazhimit të tyre në fushatën e organizimit të Partisë Demokratike.  “Të departizohet Presidenti  i  Republikës dhe zyrtarër  e  tij!  E kërkonKushtetuta!! Presidenti  i  Republikës duhet  ti japë fund kësaj situate antikushtetuese!! Presidenti  i Republikës është një institucion Kushtetues, i pavarur!  Kurrë partiak!”,shkruan Brace në rrjetin  social  Facebook. Në vijim të postimit deputeti  socialist akuzon Kreun e Shtetit për tjetërsimin që i ka bërë Institucionit të Presidentit. “Presidenti  i  Republikëska tjetërsuar institucionin dhe me  të punojnë e këshillojnë zyrtarë të angazhuar tërësisht në PartinëDemokratike! Jo privatisht! Jo jashtë orarit të punës  me  Presidentin! Pothuaj çdo orë të ditës, përfshirë edhe ato të punës. Unë e dija këtë, Bujar  Nishani u emërua si President në mënyrë të njëanshme, nga Partia Demokratike! Mbi të gjitha; Përmes një lidhje shumë të fortë me PD; gjithë jeta e tij ishte PD, madje rreshti  e urdhri në PD!”,shkruan ligjvënësi socialist. E ndërsa ngulmon që Presidenti të largojënga detyra dy këshilltarët e tij, Brace i cilëson edhe shpjegimet e Kreut të Shtetit pak ditë më pare si të padenja për një mendje të shëndoshë.  “Kjo e ka bërë Presidentin dhe njerëzit  e  tij tërësisht PD ! Ai nuk ka asnjë shpjegim bindës për angazhimin partiak të zyrtarëve të tij në PD! Asnjë! Ndjesë i kërkoj, por ato që dëgjova në Zëri i Amerikës janë shfajësime të padenja për cilëndo mendje të shëndoshë. Tëpapranueshme! Tani që ka ndodhur pres vetëm një gjë: Shkarkimin  e  Lezhjes  e  Asllanit nga detyrat që mbajnë  pranë  Presidentit!  Jo  nga  PD! Se beson  njeri se do ndahen me të. Te ikin nga detyrat pranë  Presidentit!”,përfundon komentin e tij në Facebook deputeti socialist Erjon Braçe.

February 9, 2014 21:42
Komento

4 Komente

  1. Jozi February 9, 22:00

    O ERJON ka m shum respekt per ty si person se je figur shum e paster se ci ke punuar SB SE ati si bmyllej bucja pa te komentuar por esht nje problem pa komentuar ne gazeta ne grupet parlamentare se jo per gje po se jeni ne pushtet te admiroj si person je i mbrekullushem

    Reply to this comment
  2. tanino February 9, 22:16

    po oriz do pastroni gjithe jeten zoterinj deputete? po perse nuk kerkon shkarkimin e presidentit zoti brace? te gjithe e dine se c palo bure eshte.kur une dhe gjithe populli i tiranes dolem dhe hodhem bustin e enver hoxhes presidenti i sotem demokrat asokohe ushtarak prane shkolles se bashkuar donte te rivinte bustin e enverit duke mare ne krahe nje bust prej asaj shkolle per ta cuar tek sheshi skenderbej .per te mos folur per te tjera gjera pastaj. qendrimi i atij personazhi ne postin e presidentit eshte nje turp i madh per te gjithe ne duke perfshire edhe ty zoti brace

    Reply to this comment
  3. Jozi February 9, 22:42

    Lere ate mut president ta mbledhi zoti se qeverija spo i ben gje

    Reply to this comment
  4. PANZER February 10, 11:48

    Ka te drejte Brace qe i jep urdhera Presidentit. Ne fund te fundit kete gje kane bere socialistet me dy presidentet e fundit Topi e Moisiu, i kane dhene urdhera e ata i kane zbatuar bile dhe kane votuar per ta. Kjo eshte merite e PS. Tani urdherojne Nishanin e habiten qe ai nuk i bindet. Keq kur mesohesh keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim