Braçe nxjerr bllof Bashën: Ja e vërteta e “berberit” të arrestuar

September 22, 2015 18:18

Braçe nxjerr bllof Bashën: Ja e vërteta e “berberit” të arrestuar

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile ndaj qeverisë. Basha tha se “e vetmja përgjigje e drejtë drejtë ndaj zullumit dhe krimit qeveritar është mosbindja civile”.

Basha akuzoi kryeministrin Rama se po drejton me standarde të dyfishta,”një për berberët dhe të pamundurit e tjerë e një tjetër për Saimirin dhe Habilajt me shokë”.

Menjëherë pas deklaratës së Bashës nga selia blu, deputeti socialist, Erion Braçe, ka postuar në “Facebook” një status me anë të të cilit sqaron çështjen e “arrestimit të berberit” të përmendur nga Basha në deklaratën e tij para deputetëve demokratë.

Braçe shkruan se PD-ja e bazon thirrjen për mosbindje civile në një njeri që nuk ekziston, pasi nuk ka asnjë berber të arrestuar. Deputeti socialist sqaron se personi i arrestuar është qiradhënësi i lokalit ku ushtronte aktivitetin berberi që Basha dëshiron ta përdorë si simbol të mosbindjes civile.

“ Berberi që nuk ekziston, si simbol i mosbindjes civile të një vrasësi të kundërshtarit civil si Lulzim Basha! E dini kush është “berberi”? Ai, për të cilin Lulzim Basha thotë se është arrestuar se qethte pa kasë fiskale!

Tani, ju e dini që Basha të gënjen edhe për orën dhe së fundi, edhe për motin. Por si është e vërteta?

Kurrkund nuk është arrestuar një berber. Kurrkund. Në rrugën ”Mine Peza”, pallati 102, ka vetëm një berber: Indrit Lluka, dhe ai nuk është arrestuar!.

Sipas Prokurorisë së Tiranës që ka ngritur akuzën dhe Gjykatës së Tiranës që ka vlerësuar e dhënë masën e arrestit, personi i arrestuar quhet Taulant Hasanaj, i cili së bashku me të vëllanë janë thjesht qiradhënësit e lokalit ku ushtronte aktivitetin berberi i Lulzim Bashës!

Pra nuk është arrestuar berberi, por qiradhënësi. Kështu thotë vendimi i gjykatës. Qiradhënësi nuk është arrestuar për “ushtrim të qethjes pa kasë”, por për “kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Madje duke ushtruar forcë mbi të, inspektore-grua në rastin në fjalë.

Pra, nuk ka berber të arrestuar (ai pale ku e kë qeth tani), ka qiradhënës të arrestuar për kundërshtim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore. Më troç, marrje zvarrë të inspektores së Tatimeve.

Domethënë është fiks si ai rasti i mekanikut që humbi jetën ndërkohë që tutori i Lulzim Bashës e shpalli të vetëvrarë se tatimet e kishin gjetur pa kasë dhe i kishin thënë se do i mbyllnin servisin. Tani nise atë mosbindjen civile!! Vendimet e gjykatës i kam dhe unë”, shkruan Braçe.

September 22, 2015 18:18
Komento

2 Komente

  1. alphadealphade September 23, 00:11

    Ashici-Nje mashtrues i diplomuar …!

    Reply to this comment
  2. alphadealphade September 23, 00:12

    Shenim,Basichi….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*