Braçe: Po favorizohen kompanitë e cigareve dhe karburanteve, po rripen qytetarët

November 8, 2014 15:18

Braçe: Po favorizohen kompanitë e cigareve dhe karburanteve, po rripen qytetarët

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe përmes një komenti në Facebook ka reaguar në lidhje me ligjin e ri të akcizave, i cili nuk është dekretuar nga Kreu i Shtetit.

“Nuk di nëse është i vërtetë apo jo, por meqë lexoj vazhdimisht deklarimet ekskluzive të Presidentit, për forcë precedenti, po e marr seriozisht. Jo për argumentet qeë sjell sepse argument nuk ka, por për të thënë disa të vërteta.

E para, ligji i ri për akcizat vendosi një akcizë të re për duhanin e hapur si dhe cigaret, akcizë në rritje;

E dyta, rritja e akcizat për duhanin dhe cigaret ishte paralajmëruar që një vit më parë dhe trendi në rritje është dhënë për tre vite bashkë;

E treta, ligji i ri për akcizat vendos rregulla të reja duke synuar ti japë fund një skeme abuzimi me importe të larta e cmim të lirë në muajt para hyrjes në fuqi të akcizës së re dhe cmime të shtrenjta në shitje duke rrjepur qytetarët dhe duke maksimizuar fitimet e tyre;

E katërta, ligji i ri për akcizat hiqte favorin fiskal dhe rikthente nën rregjimin e akcizës importin e biokarburanteve;

E pesta, Kuvendi vendosi që ligji të hynte në fuqi menjëherë për të shmangur që këtë vit skemën e mësiperme me importe të larta në të dy mallrat;

E gjashta, Kuvendi, në rangun e zyrtarëve teknike, ka marrë miratimin nga Presidenca për të vijuar me votimin e ligjit për të hyrë në fuqi menjëherë; në procesverbal është shënuar qartë njoftimi i Kryetarit të Kuvendit Meta se për këtë ligj është marrë miratimi paraprak i Presidentit të Republikës që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

E shtata, praktika e shumë muajve bashkë për marrje miratimi për hyrjen e ligjit në fuqi menjëhere, ka qenë pikërisht kjo dhe unë jam gati të bej publike një sërë ligjesh që janë votuar nga Kuvendi për të hyrë në fuqi menjëherë vetëm me miratim formal të Presidencës dhe pa shkrese zyrtare paraprake nga Presidenti i Republikes; miratim me dekret jo e jo.

E teta, ka qene Presidenca që e ka vendosur këtë marrëdhenie që në nisje të legjislaturës së re, pas një akti të vetem për të cilin dha pelqimin paraprak me shkrim e dekret;

E nënta, argumenti i Presidencës së Presidenti i Republikës nuk e dekreton këtë ligj pasi ai nxit kontrabandën nga Mali i Zi dhe Kosova është jo serioz dhe jashtë kopetencës së Presdientit të Republikes. Pikërisht se është argument jo serioz dhe një arsye jashtë kopetencës së tij, Presidenti nuk e kthen ligjin në Kuvend por e le atë të hyjë në fuqi në heshtje.

E dhjeta, hyrja në fuqi në heshtje ka si favor 20 ditë kohe për tregtarët e cigareve dhe ata të karburanteve për të maksimizuar përfitimet nga skema e tyre abuzive dhe ky eshte favori i mirëfilltë per ta; koha për të sjellë importet e tyre para hyrjes në fuqi të akcizës së re!!

Ky favor kushton miliona euro!! Miliona euro përfitime për tregëtarët dhe miliona euro dëm për buxhetin e shtetit!

Natyrisht, rrjepje për qytetarët. Kjo është e vërteta!!”, shkruan Braçe në Facebook.

November 8, 2014 15:18
Komento

3 Komente

  1. shaban November 8, 15:48

    Po ti qanit hallin popullit se po ripet nuk duhet te kishit ngritur akcizat sepse me ngritjen e tyre prap populli do te ripet njelloj prandaj mos u hiqni sikur po i qani hallin popullit.Ashtu sic menduat ju qe me ngritjen e cmimit te duhanit ruani shendetin e popullit sepse do te pijne me pak tregtaret po mendojne para jush qe qytetaret te kene nje shendet me te mire .

    Reply to this comment
  2. kris 1 November 8, 18:15

    tregetaret po bejne ate qe ben Bracia dhe Napoleoni .po mbushin xhepin dhe jo buxhetin.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 9, 02:43

      Nuk mar shumë vesh nga këto akcizat e stërakcizat por për mua si duhanpirës çmimi i duhanit është bërë i paperballueshëm!? Edhe helmin po na i japin me çmim stratosferik!? Për shëndetin tonë askush nuk e çan menderen por rritja e cmimeve te duhanit me duket më teper si alibi justifikuese? Po te doni shendetin tim,ndalojeni fare tregetimin dhe importin e duhaneve dhe nga kjo duam s’duam do ta lëmë!? Ketë nuk e bëni dot sepse doni të na ripni prandaj lerini “perrallat shendetsore”!? Tung!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*