Braçe: Po zhvatet pasuria e nëntokës në Bulqizë

Redaksia Online February 9, 2013 19:17

Braçe: Po zhvatet pasuria e nëntokës në Bulqizë

Për deputetin e Partisë Socialiste Erjon Braçe, shoqëria Balfin nuk ka blerë veç të drejtën e prodhimit të kromit në vend, por ka siguruar përfitim të shifrave marramendëse të hollash. Braçe thotë se, ‘Balfin’ fiton miliona euro, vetëm një pikë të kontratës ku thuhet se, e trashëgon koncesionin me gjithë detyrimet që i ka shtetit dhe anasjelltas. “Detyrimet që kompania ka ndaj shtetit shqiptar janë vetëm 1.6 milionë euro, ndërkohë që shifra që nuk thuhet e TVSH-së së parimbursuar nga Qeveria shqiptare përkundrejt kësaj kompanie arrin deri në 9 milionë euro. Ajo që mbetet është akoma edhe më e madhe. Ministria thotë që rezerva e mineralit në Bulqizë mbetet edhe 1 milion e 700 mijë tonë, që po të investosh me 300 dollarë për ton bëjnë 531 milionë dollarë. E kuptoni se çfarë pasurie është? Pra me më pak se 9 milionë e gjysmë euro zotërohet një pasuri prej 531 milionë dollarësh”, tha Braçe. Deputeti i PS-së deklaron se, koncesioni i kromit në Shqipëri është bërë thjesht për të zhvatur miliona euro duke kaluar nga një kompani në tjetrën. “‘Balfin Grup’ nuk ka blerë kompaninë ‘Darfo’. ‘Dalfin’ ka blerë një degë të kompanisë ‘Darfo’ që është ‘Darfo Albania’ apo ‘ACR Holding’ apo në fund fare edhe ‘Albania Crom’. Pavarësisht se ka shkuar nga një dorë në tjetrën kjo kompani, të gjithë bashkë kanë një emërues të përbashkët, zhvatjen e pasurisë kombëtare të mineralit të kromit dhe mosreprespektimin e kontratën koncensionare për të realizuar me të investime. Gjatë këtyre viteve, investimi në minierën e Bulqizës është vetëm 7 milionë euro, nga 20,8 që duhet të ishte dhe nga mbi 300 milionë dollarë të arkëtuara, nga shfrytëzimi i mineralit të kromit atje”, tha Brace. Për deputetin e opozitës, shteti kishte të gjitha istrumentat ligjore për të ndalur vjedhjen. Braçe thotë se me ardhjen e socialistëve në pushtet kjo marrëveshje do të prishet menjëherë dhe do të kërkohet një partner strategjik për vendin./tch

Redaksia Online February 9, 2013 19:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*