Braçe: Vendi në pasiguri ushqimore

Redaksia Online March 18, 2013 23:24

Braçe: Vendi në pasiguri ushqimore

Alarmi i krijuar në vend javët e fundit për sigurinë ushqimore u bë objekt i debateve të forta në sallën e Kuvendit. I thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Braçe, ministri i Bujqësisë Genc Ruli, siguroi se produktet shqiptare nuk përbëjnë rrezik për konsumatorët. Duke iu referuar shqetësimit për nivelin e lartë të aflatoksinës në qumështin shqiptar, ministri tha se kjo lëndë nuk përbën shqetësim për shëndetin, edhe në rast se do të ishte në nivele 10 herë më të larta sesa aktualisht.

I vetmi efekt i këtij debati,sipas ministrit, është dëmtimi i tregut për faktin se ka rënë ndjeshëm konsumi i këtij produkti pas lajmeve të publikura në media. Një shqetësim tjetër i shprehur nga deputeti socialist Erjon Braçe lidhej me sigurinë e mishit. Duke kërkuar nisje të menjëhershme të hetimeve, deputeti socialist tha se në vend tregtohet një lëndë e rrezikshme që përdoret si hormon për kafshët që janë të destinuara për tregun e mishit.

Pak javë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë publikoi në media rezultatet e kontrolleve të ushtruara mbi disa marka qumështi, përfshirë edhe markat shqiptare që janë pjesë e tregut. Pas këtij kontrolli, sipas këtij institucioni, në dy marka qumështi shqiptare u konstatua nivel i lartë aflatoksine, një lëndë kjo e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve. Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të institucioneve shqiptare, që pas kryerjes së analizave në Shqipëri dhe Itali dolën në qëndrimin se qumështi shqiptar mund të konsumohej pa probleme.

Redaksia Online March 18, 2013 23:24
Komento

2 Komente

  1. BAY AREA Ca. March 19, 00:03

    Genc Ruli , Minister Bujqesie ……etj. eshte i papam ku ne nje kanferece per shtyp ka thene: permbytjet po vijne ne Shkoder etj. se po shkrin bora dhe nje meter kub debore e shkrire krijon ose sjell 3-4 m.3 uje. Qe ne klase te pare fillore mesohet se uji kur ngrin bymehet, pra zgjerohet , te tille koke loqe ka edhe te tjere ne qeverin e Saliut e nuk flasin, keshtu duken te ditur dhe fodull. Cfare do ky qe merr persiper dhe del garant per qumeshin jashte cdo standarti te shoqerise Primalat ,apo jane aferat korruptive. Ne jemi ne Evrope dhe kemi standarte Evropiane, dhe jo shembuj me shtete te tjere, per keto standarte duhet te flasin vetem analizat laboratorike dhe jo komente polotike te Genc Pucrranjosit, fytyre kalldrom ose thene ndryshe, si jastik gjilponash qe mbanin dikur amvisat ne shtepi.

    Reply to this comment
  2. Marin March 20, 11:15

    Ne nje shtet europian apo amerikan, Ruli do te jepte automatikisht doreheqjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*