Braho: KLD është kthyer në kërcënim për sigurinë kombëtare

July 11, 2014 15:41

Braho: KLD është kthyer në kërcënim për sigurinë kombëtare

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i konsideron një kërcënim të hapur ndaj sigurisë së vendit veprimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe një herë se ky institucion është kthyer në një sekt pa identitet. Është kthyer në një sekt puçistësh të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë. Ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit”, u shpreh Braho.

Braho akuzoi gjyqtarin Gjin Gjoni dhe Këshillin Kombëtar të Konferencës Gjyqësore: “Në krye të kësaj rezolute, si nënkryetar i këtij Këshilli ishte Gjin Gjoni, një njeri i penalizuar. Ai merr pjesë në këtë Këshill dhe jep leksione moralizuese. Shikoni kush e drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë: Elvis Cefa. Një vjedhës ordiner. Vetëm me një firmë ka grabitur 10 milionë metra katrorë tokë në Durrës.”

Si deputet i mazhorancës, Braho i bëri thirrje anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Parlamenti të japin dorëheqje, në të kundërt tha ai ka instrumente kushtetues për t’i shkarkuar. “Duhet të largohen sa më parë, është në nderin e tyre të japin dorëheqjen. Në të kundërt, Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë. Ata nuk i ka zgjedhur kjo mazhorancë, nuk mund të jenë përfaqësues të kësaj mazhorance”, tha Braho.

July 11, 2014 15:41
Komento

13 Komente

  1. lulimiri July 11, 15:50

    Xha Braho eshte i duhuri per sigurine kombetare, ma cante te zeze duke bere shantazh. Mjere kjo shoqeri cfare njerezish zgjedh.

    Reply to this comment
  2. Naimi July 11, 16:04

    Ky eshte deputeti qe punon me shume per sigurine kombetare! Prandaj dhe u fut te serverat e tatimeve per sigurine kombetare. Sa te jete ky ish-prokuror i diktatures ne krye te sigurise kombetare nuk rrezikohemi fare. Braho dhe Naco po behen cope per drejtesine se LSI e ka prioritet drejtesine qysh kur doli videoja Meta-Prifti.

    Reply to this comment
  3. Naci July 11, 16:06

    Braho ajo qe thua ti eshte e vertet,por nje furre me 1500 grade celsius me duket shume e ftohet per ty sepse e meriton si spijun i sigurimit shtetit athere dhe sot ndepermjet ortakut tat hajdut Ilir Meta….ku vajti severi i tatimeve pastaj fol per kld. Flliqesir.

    Reply to this comment
  4. lirka July 11, 16:10

    C’fare prisni? Qe zhin zhak katunar zhoni te shkoje ne pushime luksi me jaht dhe pastaj pas nje muaji te vije te na beje karshillik tashme i nxire nga dielli I karaibeve? Ai duhet te shkarkohet pa shkuar me pushime madje ti konfiskohen edhe bizneset e paligjshme. Veproni sa me shpejt!

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit July 11, 16:14

    KLD, eshte foleja e korrupsionit, ifeja qe te japin doreheqje gjyqtaret e zgjedhur nga parlamenti, eshte shume e goditur, se doreheqja i jep te drejten te rizgjidhen, por doreheqja ndihmon ne ristrukturimin e KLD.

    Reply to this comment
  6. info analitike July 11, 16:24

    Ne nje shtet normal krimineli Spartak Braho duhej te ishte ne burg e jo ta degjonim nga parlamenti apo kur mburret se ka denuar shume persona me vdekje.

    Reply to this comment
  7. Sherbyesit e mafies se saliut July 11, 17:00

    Zoti Braho, se kush jane mafiozet e KLD, kete edine te gjithe , i madh dhe i vogel, madje e dine edhe te huajt!
    Problemi eshte se populli nuk ka nevoje per demagogji , s’ka nevoje per opinione, sepse varferia qe i ka kllaposur … i ka bere t’i shohi vete miliarderet e KLD dhe te gjithe atyre qe mafiozeve qe i kane sherbyer famijes berisha, madje per kater vite, ishe edhe ti zoti Braho dhe partia ku ti aderon ne krah te tyre!
    Duhen aksione konkrete, duhen qe qeverria te mos vonohet me broçkulla dhe konfereca shtypi , por te veproni sa me pare, jo vetem per t’i larguar nga ai post, por edhe ti konfiskohen te gjitha te mirat materiale dhe llogarite bankare qe kane dhe t’ia kaloni njerezve qe marrin ushqimet me liste. Jeni me shume vonese…nese do konkretizoni 50% te fjaleve qe leshoni , atehere do fillojme te gjithe te themi se nuk jemi penduar qe ju sollem ne pushtet!
    Nuk meriton me zhgenjime ky popull i shume vuajtur dhe i mashtruar nder shekuj…nga tradhetaret dhe hajdutet qe e kane masakruar sic i eshte tekur!
    Te emeruarit e familjes berisha duhen larguar sa me pare nga cdo institucion shteterore!

    Reply to this comment
  8. latifond July 11, 18:31

    KLD eshte shtet i Berishes brenda shtetit,eshte Lazarati i drejtesise.Vota e popullit eshte pushteti i vertete.Perse e shperdoroni voten e popullit?Neqoftese nuk dini,komentuesit e Dites ju kane dhene disa variante kushtetuese,se si mund ta riformatoni KLD,Drejtimi i KLD prej nje vjedhesi ordiner te faktuar nga ILDP flet shume.Populli kerkon drejtesi.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi July 11, 21:00

    Në një mendje me “horr merkel”, “shërbyesit e mafias se saliut” dhe “latifond”? Kanë thënë gjënë e duhur? Nderime!

    Reply to this comment
  10. Kukurus July 11, 21:49

    Mjere ne kush flet. Spurdhjaktak pse je kaq legen.

    Reply to this comment
  11. ben July 12, 00:29

    Nje pyetje .Parlamenti ka te drejt ti pezulloj keta gjinat apo lefin kot?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*