Braho: Mandatet lidhen me SPAK. Rama, në udhëkryq. Një dokument pritet për Berishën

February 22, 2019 00:44

Braho: Mandatet lidhen me SPAK. Rama, në udhëkryq. Një dokument pritet për Berishën

Në vazhdim të ciklit të intervistave me deputetin socialist Spartak Braho, intervista e sotme përqendrohet në zhvillimet më të fundit politike në vend, të cilat kanë në bazë të tyre dy protestat e ditëve të fundit të opozitës.

Ish-Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka bindjen se këto protesta shënuan fundin e kësaj opozite dhe se ka ardhur koha e një opozite të re.

“Këta deputetë që me dëshirën e tyre firmosën dorëheqjen nga mandati i deputetit, kanë kryer një nga aktet më të turpshme: ata prishën kontratën me zgjedhësit dhe, si të tillë nuk kanë më të drejtën të rizgjidhen si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë” – thotë ai.

– Zoti Braho, u zhvillua edhe protesta e dytë e paralajmëruar e opozitës, ndërkohë që kemi dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e PD-së dhe të LSI-së. Kjo është një ngjarje e paprecedentë dhe janë të gjitha gjasat që të kemi trazira të reja politike. A jeni ju dakord me këtë perceptim?

– Jo, nuk jam dakord. Nuk shikoj asgjë dramatike në këto zhvillime. Të dyja protestat që u zhvilluan të shtunën e kaluar dhe dje dëshmuan jo forcën, por dobësinë e kësaj opozite që nuk ka asnjë tagër të marrë në duar fatet e vendit. Protesta e parë ishte dhunshme dhe dukej se Berisha dhe Basha mezi prisnin të vritej ndonjë protestues. Sepse ata i masin gjërat me kutin e tyre. Një arkivol do të ishte shumë i dobishëm për ta në këto momente. Kjo nuk ndodhi as në protestën e parë dhë as në të dytën dje, që ishte një fantazmë e zbehtë e së parës. Është i lexueshëm trishtimi i Berishës në këtë rast. Nuk e realizoi dot qëllimin e tij.

– Situata duket pa rrugëzgjidhje…

– Një gjë është e sigurt për të gjithë: Kjo opozitë nuk e meriton të qeverisë vendin dhe nuk sheh asnjë shans të vijë me rrugë normale, demokratike, pra me votë të lirë në pushtet. Populli nuk i beson një opozite të tillë. Edi Rama ka shumë të meta, në qeverisjen e tij janë evidentuar  edhe skandale, por ky popull e kupton fare qartë se një kriminel si Sali Berisha kurrsesi nuk duhet të vijë sërish në pushtet. Dhuna e kësaj opozite është krejtësisht e papranueshme në sytë e këtij populli dhe në opinionin ndërkombëtar që i ndjek live të gjitha zhvillimet. Askush nuk mund ta fshehë kokën si struci. Të gjithë janë zbuluar. Dhe ajo që duket me sy të lirë nga gjithkush është një hendek i madh dhe i pakapërcyeshëm midis qeverisjes aktuale dhe asaj që ka projektuar Sali Berisha… Prandaj dhe rruga që po ndjek kjo opozitë është krejtësisht e papranueshme… Ky është një kurth për Edi Ramën i cili për hirtë së vërtetës është lehtësisht i atakueshëm aktualisht. Por unë mendoj se situata nuk është pa rrugëzgjidhje… Rama është në një udhëkryq të rrezikshëm, por jo pa rrugëdalje. Se si do ta menaxhojë këtë situatë, e di ai. Fatmirësisht ai ka këtë radhë në krah ndërkombëtarët aktualisht që nuk duan as destabilitet dhe as krijimin e një precedenti të rrezikshëm për demokracinë dhe talljen me votën e popullit.

– Dmth kjo lloj opozite do rrëzojë Ramën apo do ulin në pazare të reja me të pandëshkuarit Ramën dhe gjithcka do rinis nga fillimi ca kohë më pas në një cikël pa fund dhune dhe mosndëshkimi?

-Rama do të bjerë nga gabimet që po bën vetë në qeverisje, por jo se e sulmon Berisha dhe Basha me Kryemadhin. Sidoqoftë unë mendoj që ka ardhur koha të pastrohet kjo klasë politike dhe kjo mendoj se do të ndodhë. Shembulli i Greqisë fqinje ku një politikan thuajse i panjohur si Cipras zhduku nga skena politike dy partitë e mëdha tradicionale të politikës greke. Kam besim se kjo do të ndodhë një ditë…

– Këtë e thoni si politikan apo si qytetar?

– Merreni si të doni. Edhe si politikan, edhe si qytetar. Unë nuk jam fillestar në politikë. I njoh me dhemb e dhëmballë të gjithë personat dhe manovrat e tyre politike.

– A mund të ngelet vendi pa opozitë?

– Zotëri, një shoqëri demokratike ka rregulla, të sanksionuara në ligje. Të gjithë pyesin se çfarë do të bëhet pas dorëzimit të mandateve të deputetit nga ana e opozitës. Asgjë nuk do të ndodhë. Pse? Sepse pengesa morale dhe ligjore që krijohet me dorëzimin e mandateve të deputetit,  pra prishja në mënyrë të njëanshme e kontratës me popullin që i votoi krijon premisa plotësisht të justifikueshme morale dhe ligjore që u heq të drejtën këtyre deputetëve të rikandidojnë në zgjedhje të tjera. Në njëfarë mënyre ata nuk e kalojnë sitën e vetingut zgjedhor dhe politik, pra si përfundim këta nuk mund të rizgjidhen në legjislaturat e ardhshme…

– Pra ju mendoni se arsyet janë më të thella të protestës së opozitës, ndryshe nga ato që deklarohen?

– Natyrisht. Ata kanë frikë nga SPAK-u që do të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore dhe politike. Kjo strukturë do të krijohet, duan apo nuk duan këta. Që ta pengojnë apo ta vonojnë sa të jetë e mundur më shumë, ata dalin në protesta. Duke hequr dorë nga mandatet e deputetit ata pandehin se mund të bëhen pengesë për numrin e votave që duhen në Kuvend përmos krijimin e SPAK-ut. Të gjorët sa cekët mendojnë! Unë jamplotësisht i bindur se SPAK do të ngrihet dhe do të veprojë…

– Ku e mbështesni këtë besim?

– Te realiteti që po jetojmë. Te mungesa e një kauze reale dhe të besueshme tek opozita. Tjetër. Ky parlament do të funksionojë normalisht edhe për dy vjet sepse ka më shumë se tetëdhjetë vota ta mazhorancës. Do të miratojë të gjitha ligjet që nuk kërkojnë shumicë të cilësur, pra ato kushtetuese. Ndërkombëtarët që kanë dalë kundër këtij akti të opozitës, janë jo vetëm këtij akti antidemokratik, por nuk duan lejimin e një precedenti të rrezikshëm. Nesër opozita mund të jetë në pushtet dhe kjo mazhorancë të jetë në opozitë që mund të përsërisë të njëjtën sjellje. Jo, kështu nuk mund të ecet. Prandaj dhe ndërkombëtarët janë të gjithë në union kundër sjelljeve të kësaj opozite aktualisht.

Spartak Braho

– Kë keni këtu parasysh?

– Në radhë të parë Berishën, Bashën, Kryemadhin e kompani. Pra të gjithë këta deputetë që me vullnetin e tyre dorëzuan mandatin e deputetit. Këta i hëngri të gjithë dhe pamëshirshëm vetingu i rizgjedhjes si deputetë. E dini se cili është thelbi i gjithë kësaj që po ndodh? Vetingu, i cili u tregon derën e burgut. Ngaqë nuk kanë nga t’ia mbajnë ata bëjnë sikur protestojnë për gjëra të tjera shumë larg thelbit që i shqetëson realisht. Por ka edhe diçka tjetër…

– Çfarë?

– Tani që këta deputetë dorëzuan mandatet, është normale që KQZ të kërkojë kthimin e parave që u ka dhënë partive të opozitës dy vite më parë. Duhen zbatuar këto rregulla në mënyrë që askush të mos tallet me votëbesimin e popullit. Për këtë ka nevojë vendi. Nuk e di nëse e kanë marrë parasysh këtë pasojë partitë e opozitës. Është një kosto e vogël, pasi kam marrë vesh se paratë i kanë harxhuar për militantët në mitingjet antiqeveritare. Sidoqoftë, sikurse e kam theksuar dhe në intervistat e mëparshme është momenti i duhur,mbase dhe shansi i fundiit që Edi Rama të bëjë korrigjimet e nevojshme në qeverisje dhe të mbajë premtimet që i ka dhënë elektoratit të majtë. Në këtë mënyrë u djegë në duar kartërat kësaj opozite të dështuar, destruktive dhe pa asnjë vizion.

-Edhe diçka tjetër…  Ju I drejtoheni Sali Berishës kur bie fjala për opozitën. Në krye të PD-së është Lulzim Basha dhe jo Berisha. Mos duhet korrigjuar paksa shënjestra juaj?

– E dija që do të më dilnit në këtë shteg. Pse ti, i dashur Xhevdet, pandeh se PD-në e drejton Lulzim Basha? Jo mor jo! Në atë parti dhe për fat të keq në gjithë opozitën shqiptare ligjin vazhdon ta bëjë Saliu Berisha. Është për të ardhur keq që opozita aktuale vazhdon të tërhiqet nga hunda nga një zuzar, mbi të cilin rëndon një mal me krime.

– Në atë çantën tuaj emblematike çfarë keni tjetër për Berishën?

– Nuk është çanta. Një popull i tërë e tregon me gisht këtë njeri si përgjegjësin kryesor të shumë tragjedive gjatë tridhjetë viteve të fundit. Janë tridhjetë vjet! Ka ndodhur 97-a e 98-a, ka ndodhur Gërdeci e 21janari… Çfarë doni më? Ah, po! Ka edhe diçka tjetër, të përfolur, por ende ta pashpallur botërisht: janë ca dokumente që vërtetojnë shërbimin e tij të devotshëm ndaj shërbimeve sekrete serbo-jugosllave…

– Berisha ka qenë agjent i tyre?

– Po. Dhe vazhdon të jetë.

– Ju keni dokumente për këtë?

– Po. Tek DITA do t’i botoj në një kohë të përshtatshme. Deklasifikimi dhe njohja e shumë dokumenteve serbo-jugosllave do ta vërtetojnë plotësisht këtë fakt. Jam i bindur për këtë. Destabilizimi që kërkon të bëjë Sali Berisha është në skenarin e kësaj agjenture. Ai e di fare mirë se çfarë e mundon më shumë në jetën e tij, prandaj dhe vazhdon me kokëfortësi në rrugën antikombëtare. Keq, shumë keq për të, por edhe për këtë popull që vuan pasojat e paranojave të tij antishqiptare. Mbase kjo sjellje aktuale e opozitës do të shënojnë dhe fundin e tij si politikan. Le të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria dhe opozita aktuale nga ky zuzar politik që i ka shkaktuar aq shumë gjëma këtij vendi prej tridhjetë vjetësh…

Intervistoi Xhevdet Shehu – DITA

February 22, 2019 00:44
Komento

19 Komente

  1. MH February 22, 01:11

    Oh nuk din se c’ka i ka gjete te mjeret opozitar.
    Keto kerkune pushtet humben edhe at pak imunitet qe krekoseshin se kush jane.
    I ka ra zerzelja e nuk po e ndijne veten kur te vijne faza per zgjedhje do kuptojne se sa posht ka ra katundi.Tashti Basha si kryetar i partise imagjinoj si ajo tapa ne filispajen e kallamit te peshkut qe rrin gjithe kohen tue e curulit uji sa nji krah ne tjetrin deri ti bijne peshku.Ky humbi mandatin,humbi partine si xhaferri simitin ne fund humbi dhe vete bashke me kater patkojte qe troket si kali kur ecen ne cdo proteste.Ah si nuk asht i ndjeri Dritero gjalle te krijonte nji roman te dyte.Jo me shokun Zylon po me Zotnin Bashon yzmeqarin e Berishes.

    Reply to this comment
    • beni February 22, 09:37

      si jurist qe eshte zoti Braho e di shume mire se nese ka nje dokument qe cenon interesat kombetare po por edhe qofte jeten e nje individi ai i duhet dhene per te vazhduar procedurat organeve kompetente ne kete rast prokurorise. Ne rastin ne fjale behet fjale per ish kryeministrin me nje background te njohur dhe deklaruar kriminal me njohje dhe influence jo te vogel ne shume qarqe brenda dhe jashte vendit. Nese ky individ kriminel planifikon te zhvilloje aktivitet kunder shtetit atehere zoti Braho duhet nje ore e me pare te dorezosh dokumentat qe ke per te. Per ndryshe edhe ju duhet te mbani pergjegjsi per kete qendrim pasi mund ta perdorni per qellime te caktuara qofte edhe per perfitime personale.

      Reply to this comment
  2. Zeri i te vertetes February 22, 01:31

    Zoti Braho mire ben qe demaskon opoziten dhe Sali maskarain.Po nese do ti sherbesh vertete vendit tend popullit tend dhe nese te dhemb aq shume sa thua ato dokumenta qe ke per kriminelin Sali nxirri nje ore e me pare ashtu ai do marre denimin e duhur dhe populli do te te falenderoje per jete.

    Reply to this comment
  3. Soni February 22, 01:34

    Super Spartak Braho ! Intervistè Fantastike edhe nga GAZETARI i DITA !!! RESPEKTE GAZETA DITA ! RESPEKTE GAZETA DITA!

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA February 22, 02:29

    SPARTAK QUHESH SPARTAK JE !

    I missed You Mr. Bravo !

    Jo per canten tende…
    Ajo cante eshte deshmi e hapur e shqiptareve, e ligjit dhe drejtesise ne varret e mbi 4000 te vrareve, mbi 6000 te plagosurve te pranveres se brishte e te trishte te 97-es, ne shkermoqjen si kocan misri te krejt Shtetit Shqiptar nga komplotet Berisha- Miloshevic per “ paqetimin” e Kosoves njehere e oergjithmone ne 2 miliarde euro e plackitura shqiptare e rreth 2.5 miliarde euro te tjera armatim e pasurive te bera shkrumb e hi prej tij, ne nxjerrjen ne prite per se gjalli e ekzekutimin per se vdekuri te Azem Hajdarit dhe grusht shtetin fashisto-cetnik te Milloshevic- Berishes te 14 shtatorit 1998,ne 27 kufomat e bebeve te lindura e te palindura, ne varrezat e femijeve e nuseve, grave e pleqeve te Gerdecit, ne bulevardin me gjakun e pathare ende te 4 viktimave paqesore, te qindra te plagosurve e te rrembyerve e torturuarve nga “ Xhuponet e Zinj” te faqeziut te Vicidolit ne masakren nazi- fashiste te 21 janarit 2011 ne bulevardin “ Deshmoret e Kombit” ku nuk pat guxuar te ekzekutonte as nazi- fashizmi e as komunizmi…. ne 25 miliarde euro te plackitura e vjedhura shqiptareve e Shqiperise nga kjo Bande Gangsteresh e SaLikekracise….ne gati 20 SaLikekraci !
    Per kurajon tende qytetare e demokratike per te denoncuar e fshikulluar kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
    Per guximin e kurajon atdhetare per te denoncuar dhe bere gjyqin publik ketyre banditeve e kryemafiozeve perballe te cileve edhe Al Capone e Escobari, Genoveze e Toto Rina … jane lilipute!
    Per ate qe je e qe perfaqeson popullin e memedheun tend !
    E se fundi falenderoj Berishen e Gazideden qe me detyruan te largohem me ngut e para se te mbaja nje premtim e angazhim qe te pata dhene …
    Guri i rende peshon ne vend te vet, thote sovrani Spartak !
    Spartak e ke emrin !
    Spartak je !
    Jo vetem Spartak por edhe Spartan i vertete ne mbrojtje te popullit e vendit tend, te lirise dhe demokracise shqiptare !
    Je nga te rrallet politikane shqiptare qe parti mbi partine ke Shqiperine edhe Lirine!
    Jeto per te treguar e luftuar !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 22, 12:46

      alban trungu,se degë nuk mund të të quaj!!

      është shtkimi tënd ky apo ta kanë rrasur kot!?
      e lëri pordhët me shkronja shtypi!!

      Pse do votoja për atdhetarin Sali Berisha, me 28 qershor 2009?
      Nga Hamdi Dega, Nju Jork
      .. Se pari Sali Berisha eshte
      lideri politik me atdhetar ne Shqiperi.
      Ai e filloi karrieren e tij nga hiçci.
      Biri
      i dy malësorëve pa asnje mbesh-
      tetje, qe per pak e lane pa shkolle
      per shkak te “kleçkave” ne biografi,
      arriti te perfundoje shkelqyer
      Universitetin, arriti te emerohej
      pedagog e mjek njekohesisht… e
      deri deri edhe te specializohej ne
      Paris… Arriti te mesoje gjuhe te
      huaja dhe te shkelqeje ne kardi-
      ologji. Arriti te beje realitet endrra qe
      dukeshin te parealizueshme edhe
      ne ëndërr…
      Pasioni me te cilin ai ndiqte
      zhvillimet ne Kosove, perkushtimi
      ndaj çeshtjes se Kosoves qekur
      ishte mjek i thjeshte eshte shem-
      bullor. Akoma e kam te fresket ne sy,
      ne mendje, ne shpirt kur ne sh-
      tepine e mikut te tij dhe bashkeven-
      dasit tone Mehmet Elezi korrektoi
      komentin tim per planin famekeq te
      Millosheviçit per serbizimin dhe
      kolonizimin perfundimtar te Kos-
      oves.
      Ai koment pati nje jehone te
      madhe nderkombetare dhe koha
      vertetoi largepamesine e tij.
      Ne kulmin e katrahures se ’97,
      kur Shqiperia ishte ne flake edhe
      per shkak edhe te gabimeve
      foshnjarake te Berishes, ne kohen
      qe Presidenca ishte e rrethuar dhe
      pritej te sulmohej nga Çaushët, sic
      me kane treguar deshmitare
      okulare, Sali Berisha nuk e braktisi
      Shqiperine..
      . Vendosi te vdiste si
      hero e jo tua mbathte me te katra
      nga syte kembet, siç do te vepronte
      pak me shume se nje vit me vone
      Fatos Nano! Kjo eshte nje prove
      zjarri, nje deshmi madhore per
      atdhetarine e Sali Berishes…
      Ne kohen e luftes çlirimtare ne
      Kosove, kulla e tij ne Viçidol u be
      baze e sigurte dhe strehe e ngrohte
      e qindra lufetareve per liri te Kos-
      oves.
      Shume prej tyre rane si heronj
      ne altarin e lirise dhe pavaresise se
      Kosoves.
      Vepra me e madhe ne
      Ballkan dhe …
      /Vetem nje ure
      ka ndertuar Ahmet Zogu ne lumin
      Mat dhe bile edhe ne kohen e
      diktatures e deri sot njihet si “Ura e
      Zogut”… Megjithe perpjekjet per ta
      sabotuar fqinjet tane te Jugut e te
      Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e
      mbaron Rrugen Durres – Morine,
      arterien e bashkimit kombëtar
      Shqiperi- Kosove. U vodh. U
      shkapërderdh. Sado te jete vjedhur
      e shkapërderdhur rruga mbetet
      monument , “investimi me i madh
      ne Ballkan”, siç e degjova ne
      “Euronjuz” para dy ditesh.
      E kot nuk thote populli ku
      punohet, ku ndertohet edhe do te
      shkaperderdhet e vidhet ngapak….
      Apo mos valle vodhen me pak
      Nanot e Gjinusherit, Cacet e Bacet,
      Malajt e Balajt ne vepra shume me
      te vogla e tendera !
      Nuk ka shqiptar brenda e jashte
      Shqiperise te sjelle nje fakt korrup-
      sioni ose dallavereje financiare te
      Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo
      rast qe ai eshte informuar apo ka
      marre vesh per korrupsion e
      dallavere, ai menjehere i ka
      spastruar pa medyshje autoret e
      tyre si ne Dogana, ne KESH, ne
      Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte
      djersa e mundi i popullit. Persa u
      perket shpifjeve per vajzen e
      dhëndrrin e tij do t’u thoja akuzue-
      sve te tyre turp e faqja e zeze per ju
      se çdo pasuri e tyre eshte e
      mbuluar teresisht nga pagat e larta
      me UNMIK-un e KFOR-in ne
      Kosove. Mos valle djali dhe vajza e
      tij duhet te rrine papune e te heqin
      dore nga profesionet e tyre vetem
      per te kenaqur kundershtaret e tij!?
      Mos valle femijet e tij duhet te
      behen fli te “moralit proletar” dhe
      “dhjete tipareve te komunistit”!????
      Te pergojosh djalin e Berishes
      eshte po aq e turpshme sa pergoji-
      mi i semundjes se kapercyer te
      djalit te Edi Rames… Edhe me e
      paturpshme eshte pergojimi i
      kombesise se bashkeshortes se tij!
      Turp e faqja e zeze se Liri Berisha,
      Balidemaj eshte nderi i gruas
      shqiptare ne te gjithe drejtimet …
      Shembull serioziteti
      /
      Mund te besh shume kritika e
      verejtje per politiken e meparshme
      dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk
      ka se si ndodhe ndryshe: kush
      punon edhe gabon. Po askush nuk
      mund ta akuzoje Sali Berishen per
      mungese serioziteti. Sa ishte serioz
      e skrupuloz ne fushen e kardi-
      ologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe
      me serioz e tregoi dhe po e tregon
      vetveten ne fushen e politikes. Asnje
      pune ai nuk i futet me dy mendje…
      Kiji inatin por jepi hakun edhe
      kundershtarit. Realiteti eshte realitet
      edhe kur nuk me vjen per hosh
      mua. Me gjeni nje lider politik me
      serioz e me punetor se Sali
      Berishen dje, sot…. Neser ishalla
      do t’ia kalojne shume te tjere per te
      miren e Shqiperise. “ Nuk ka lider
      me punetor se Sali Berishen” ka
      deklaruar EuroDeputetja Doris Pack
      dhe shume personalitete te tjera
      evropiane.
      Zero tolerance ndaj
      imoralitetit
      /
      Nuk ka asnje lider
      politik ne Shqiperi sot qe gezon
      moralin dhe reputacionin e Sali
      Berishes. “Ishte i vetmi profesor qe
      te shikonte si prind, si profesor e jo
      si laper “ me thoshte nje ish-
      studente e tij e para 25 vjeteve…..
      Gjithe jeta e tij, por edhe paraard-
      hesve te tij dhe krejt families se tij
      jane eshte shembull morali te larte
      shqiptar.
      Per çdo gje mund te toleroje, por
      kur eshte fjala per moralin, toleranca
      e tij eshte zero,
      Sali Berishes i duhen edhe kater
      vjet qe t’i perfundoje ato…. Ndaj vota
      ime do te jete per Sali Berishen. Ai
      ngjason mjaft me ish- Presidentin
      amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep
      fjalen, qofte edhe mbrapsht po te
      jete, ai e con deri ne fund. Ne rastin
      konkret behet fjale per fjale per se
      mbari ne dobi e ne sherbim te
      Shqiperise e popullit te saj.
      .
      Gazeta 55
      E premte, 19 qershor 2009

      PO apo JO????

      Reply to this comment
  5. Alban Dega February 22, 02:46

    LUFTA PER KOKEN !

    – Lufta me mizore… Lufta per ekzistence !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Opozita shqiptare eshte hedhur ne nje sulm te terbuar jo vetem kunder qeverisjes se Rilindjes se palindur akoma, por se pari kunder Shqiperise dhe se ardhmes se saj euro- amerikane.
    Pervec luftes me zjarr e me hekur kunder selise se qeverise shqiptare dhe shantazhit edhe me djegie mandatesh deputetesh kamikaze te SaLike Floririt me shprese per nje Mukje tjeter ala maj 2017, ajo i ka shpallur lufte edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pra “imperializmit amerikan e Evropianoperendimor”, qe diten qe ata ia hoqen vizen kreut te kesaj kucedre megakorrupsioni e megakusarie 25 miliarde euroshe, antishqiptare e antiperendimore, Sali Berishes dhe familjes se tij vampire.
    Te vetedijshem per krimet e tyre pa fund te renda deri ne krime kunder njerezimit si mbytja ne tortura dhe zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes, kontrabanda dhe shkelja flagrante e embargos nderkombetare te naftes per makinen e luftes dhe genocidit te Milloshevicit ne Bosnje, Knin, Kosove me qindra mijera viktima ne Shebrenice, Prekaz, Recak…, grushti fashist i Shtetit Sali Milloshevic i 14 shtatorit 1998, masakra barbare e Gerdecit, 21 janari 2011 me kater protestues krejt paqesore te vrare, qindra te plagosur e 4000 plumba te shkrepur kunder turmes …, te denja per Gjykaten e Hages jane te fresketa e te paharrueshme per nje popull te tere deri sa te marre fund pandeshkueshmeria dhe jepet drejtesia per regjizoret dhe autoret e tyre.
    Ata e dogjen e poqen, e plackiten e rrenuan, e zhbene si shtet Shqiperine 15 here ne 15 vite te sundimi SaLikekracie!
    Jo vetem e kthyen ate ne nje ciflig te tyre e familjeve te veta e oligarkeve te vet, por edhe lane mbrapa minat e tyre me sahat ne cdo qelize te shtetit e shoqerise shqiptare duke kercenuar popullin e vet me skenarin e katrahures ekonomike e financiare greke, per cka ka fakte e deshmi pa fund.
    Pasi deshtoi skenari kobezi i 16 shkurtit i kesaj opozite te vetdjegur e te shpartalluar keqazi me votat e popullit ne tri pale zgjedhje nacionale e lokale, tani ben shantazh me djegjen e mandateve te deputeteve te SaLike Floririt ne Kuvendin e Shqiperise per te djegur edhe anetaresimin e saj ne familjen natyrore te vet, Bashkimin Evropian.
    Pse !?
    Sepse ky hap historik e i stervonuar nga kjo opozite me emrin e vertete SaLikekraci kerkon domosdo jetesimin e plote te Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit.
    Cfare do te thote ky jetesim!?
    Do te thote jetesim per here te pare ne historine shqiptare te shtetit ligjor, shtetit te se drejtes pa te cilin nuk mund te kete kurre shtet demokratik te popullit, me popullin e per popullin.
    Sapo deshtoi skenari ogurzi i kesaj Bande per gjakederdhje e vellavrasje me 16 shkurt, kryebanditi Berisha dhe qehajai i tij ne krye te cifligut te Sales PD , shpalli urdherin e Sali Babes per djegjen e mandateve te deputeteve te opozites ne Kuvendin e Shqiperise. Menjehere Mona Cizmja iu bashkua Berishes ne kete vetdjegie politike.
    E kujt i plasi se po djegin mandatet kamikazet e Berishes dhe Metes, kur dihet se mandatet e shume prej tyre do tua djegin prangat ne duar nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit per krimet, vjedhjen, korrupsionin e tyre masiv ne kurriz e dem te popullit shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja kryesore pse kapobandat vendimarrese te kesaj kupole mafioze jane lemerisur e cakerdisur aq keq e terbuar deri ne egersi !
    Eshte ky shkaku kryesor pse e gjithe Banda e Gangstereve dhe dora e zeze e ketyre mercenareve te Beogradit, Athines dhe Putinit eshte hedhur ne sulm e ne nje lufte te eger per jete a vdekje per te minuar e zhbere krijimin dhe jetesimin e SPAK-ut dhe BKH-se .
    Eshte nje lufte mizore, lufta me e eger nder te gjitha luftrat per te shpetuar me cdo kusht e me cdo cmim sundimin e tyre despotik, kriminal e te sterkorruptuar ne cdo por e qelize te tij.
    Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje e ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve
    Eshte lufta per koken !
    Ndaj vellezer e motra shqiptare braktiseni ate anije piratesh qe po mbytet cdo dite e me shume nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja, shkurt nga Ligji e Shteti i se Drejtes!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare mos u beni mish per topat e tyre te ndryshkur nga padrejtesia, krimi, vrasjet e kusaria e perbindshme e djerses e gjakut tuaj !
    Vigjilence! Syceltesi !
    Lerini te digjen ne sketerren e krimeve dhe zezonave te tyre te perbindeshme ndaj jush dhe Shqiperise sone te bukur !… Boll me !
    Hengshin kokat e njeri-tjetrit dhe te vetvetes!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 22, 12:46

      alban trungu,se degë nuk mund të të quaj!!

      është shtkimi tënd ky apo ta kanë rrasur kot!?
      e lëri pordhët me shkronja shtypi!!

      Pse do votoja për atdhetarin Sali Berisha, me 28 qershor 2009?
      Nga Hamdi Dega, Nju Jork
      .. Se pari Sali Berisha eshte
      lideri politik me atdhetar ne Shqiperi.
      Ai e filloi karrieren e tij nga hiçci.
      Biri
      i dy malësorëve pa asnje mbesh-
      tetje, qe per pak e lane pa shkolle
      per shkak te “kleçkave” ne biografi,
      arriti te perfundoje shkelqyer
      Universitetin, arriti te emerohej
      pedagog e mjek njekohesisht… e
      deri deri edhe te specializohej ne
      Paris… Arriti te mesoje gjuhe te
      huaja dhe te shkelqeje ne kardi-
      ologji. Arriti te beje realitet endrra qe
      dukeshin te parealizueshme edhe
      ne ëndërr…
      Pasioni me te cilin ai ndiqte
      zhvillimet ne Kosove, perkushtimi
      ndaj çeshtjes se Kosoves qekur
      ishte mjek i thjeshte eshte shem-
      bullor. Akoma e kam te fresket ne sy,
      ne mendje, ne shpirt kur ne sh-
      tepine e mikut te tij dhe bashkeven-
      dasit tone Mehmet Elezi korrektoi
      komentin tim per planin famekeq te
      Millosheviçit per serbizimin dhe
      kolonizimin perfundimtar te Kos-
      oves.
      Ai koment pati nje jehone te
      madhe nderkombetare dhe koha
      vertetoi largepamesine e tij.
      Ne kulmin e katrahures se ’97,
      kur Shqiperia ishte ne flake edhe
      per shkak edhe te gabimeve
      foshnjarake te Berishes, ne kohen
      qe Presidenca ishte e rrethuar dhe
      pritej te sulmohej nga Çaushët, sic
      me kane treguar deshmitare
      okulare, Sali Berisha nuk e braktisi
      Shqiperine..
      . Vendosi te vdiste si
      hero e jo tua mbathte me te katra
      nga syte kembet, siç do te vepronte
      pak me shume se nje vit me vone
      Fatos Nano! Kjo eshte nje prove
      zjarri, nje deshmi madhore per
      atdhetarine e Sali Berishes…
      Ne kohen e luftes çlirimtare ne
      Kosove, kulla e tij ne Viçidol u be
      baze e sigurte dhe strehe e ngrohte
      e qindra lufetareve per liri te Kos-
      oves.
      Shume prej tyre rane si heronj
      ne altarin e lirise dhe pavaresise se
      Kosoves.
      Vepra me e madhe ne
      Ballkan dhe …
      /Vetem nje ure
      ka ndertuar Ahmet Zogu ne lumin
      Mat dhe bile edhe ne kohen e
      diktatures e deri sot njihet si “Ura e
      Zogut”… Megjithe perpjekjet per ta
      sabotuar fqinjet tane te Jugut e te
      Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e
      mbaron Rrugen Durres – Morine,
      arterien e bashkimit kombëtar
      Shqiperi- Kosove. U vodh. U
      shkapërderdh. Sado te jete vjedhur
      e shkapërderdhur rruga mbetet
      monument , “investimi me i madh
      ne Ballkan”, siç e degjova ne
      “Euronjuz” para dy ditesh.
      E kot nuk thote populli ku
      punohet, ku ndertohet edhe do te
      shkaperderdhet e vidhet ngapak….
      Apo mos valle vodhen me pak
      Nanot e Gjinusherit, Cacet e Bacet,
      Malajt e Balajt ne vepra shume me
      te vogla e tendera !
      Nuk ka shqiptar brenda e jashte
      Shqiperise te sjelle nje fakt korrup-
      sioni ose dallavereje financiare te
      Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo
      rast qe ai eshte informuar apo ka
      marre vesh per korrupsion e
      dallavere, ai menjehere i ka
      spastruar pa medyshje autoret e
      tyre si ne Dogana, ne KESH, ne
      Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte
      djersa e mundi i popullit. Persa u
      perket shpifjeve per vajzen e
      dhëndrrin e tij do t’u thoja akuzue-
      sve te tyre turp e faqja e zeze per ju
      se çdo pasuri e tyre eshte e
      mbuluar teresisht nga pagat e larta
      me UNMIK-un e KFOR-in ne
      Kosove. Mos valle djali dhe vajza e
      tij duhet te rrine papune e te heqin
      dore nga profesionet e tyre vetem
      per te kenaqur kundershtaret e tij!?
      Mos valle femijet e tij duhet te
      behen fli te “moralit proletar” dhe
      “dhjete tipareve te komunistit”!????
      Te pergojosh djalin e Berishes
      eshte po aq e turpshme sa pergoji-
      mi i semundjes se kapercyer te
      djalit te Edi Rames… Edhe me e
      paturpshme eshte pergojimi i
      kombesise se bashkeshortes se tij!
      Turp e faqja e zeze se Liri Berisha,
      Balidemaj eshte nderi i gruas
      shqiptare ne te gjithe drejtimet …
      Shembull serioziteti
      /
      Mund te besh shume kritika e
      verejtje per politiken e meparshme
      dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk
      ka se si ndodhe ndryshe: kush
      punon edhe gabon. Po askush nuk
      mund ta akuzoje Sali Berishen per
      mungese serioziteti. Sa ishte serioz
      e skrupuloz ne fushen e kardi-
      ologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe
      me serioz e tregoi dhe po e tregon
      vetveten ne fushen e politikes. Asnje
      pune ai nuk i futet me dy mendje…
      Kiji inatin por jepi hakun edhe
      kundershtarit. Realiteti eshte realitet
      edhe kur nuk me vjen per hosh
      mua. Me gjeni nje lider politik me
      serioz e me punetor se Sali
      Berishen dje, sot…. Neser ishalla
      do t’ia kalojne shume te tjere per te
      miren e Shqiperise. “ Nuk ka lider
      me punetor se Sali Berishen” ka
      deklaruar EuroDeputetja Doris Pack
      dhe shume personalitete te tjera
      evropiane.
      Zero tolerance ndaj
      imoralitetit
      /
      Nuk ka asnje lider
      politik ne Shqiperi sot qe gezon
      moralin dhe reputacionin e Sali
      Berishes. “Ishte i vetmi profesor qe
      te shikonte si prind, si profesor e jo
      si laper “ me thoshte nje ish-
      studente e tij e para 25 vjeteve…..
      Gjithe jeta e tij, por edhe paraard-
      hesve te tij dhe krejt families se tij
      jane eshte shembull morali te larte
      shqiptar.
      Per çdo gje mund te toleroje, por
      kur eshte fjala per moralin, toleranca
      e tij eshte zero,
      Sali Berishes i duhen edhe kater
      vjet qe t’i perfundoje ato…. Ndaj vota
      ime do te jete per Sali Berishen. Ai
      ngjason mjaft me ish- Presidentin
      amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep
      fjalen, qofte edhe mbrapsht po te
      jete, ai e con deri ne fund. Ne rastin
      konkret behet fjale per fjale per se
      mbari ne dobi e ne sherbim te
      Shqiperise e popullit te saj.
      .
      Gazeta 55
      E premte, 19 qershor 2009

      PO apo JO????

      Reply to this comment
  6. geg hyseni February 22, 06:27

    Fjale dhe vetem fjale…Jemi sterngopur me akuza per korupsion, me dokumente per agjent dhe agjentura tash 30 vjet….Rezultati? Te koruptuarit dhe te pandeshkuarit qeverisin me qetesi dhe dashuri nje popull qe nuk arrin te ngopi as barkun me buke duke marre rruget e botes….Zgjidhja? Kohe e arte per nje levizje NDRYSHE!!

    Reply to this comment
  7. alphade February 22, 07:02

    Nje bravo kozmike, zoti Braho ! Intervistat tuaja i kane ve-
    ne pikat mbi “i” situates aktuale dhe perse opozita i ka
    “djegur” mandatet,jo per ato qe deklaron por sepse e gji-
    the kjo behet per te sabotuar, SPAK-un,,vettingun e kupo-
    les politike dhe ketu te paret qe do te bien nga maja e mi-
    narese jane binomi: Berisha – Meta dhe “derivatet” e tyre:
    Basha dhe Monika, klloune te perjetshem te Salii Mons-
    tres dhe Ilir Floririt. Kjo bande mafioze ne sherbim te agjenturave fqinje,sidomos Sali Milloshevici katalogohet
    ne Tradhetine e Larte Kombetare. Prandaj lufta e ketij
    dushmani behet per jete a vdekje duke terhequr pas vetes te gjithe llumin e shoqerise shqiotare qe nuk na paskan qene pak. Nje mal me krime rendon mbi Qofte-
    largun e Vicidolit duke filluar me 97- 98- ten dhe duke ka-
    luar te Gerdeci ku implkohet direkt ne kete tragjedi,djali
    i tij ,pastaj kemi 4 te vrare ne bulevard nga dora e Sali-
    Berishes dhe Lulezim Bashes,bile ketu perfshihet direkt
    edhe presidenti aktual. Deri me sot, Sali Berisha, “arki-
    tekti” i te gjitha zullumeve qe kane ndodhur ne Shqiperi
    pergjate 28 vjeteve te anarkie totale me doza te theksua-
    ra bajraktarizmit kanunor qe ne gjuhen e perndimore per-
    kthehe si nje diktature “sui generis” ne specifiken e Shqi-
    perise. Ndersa per kryeministrin aktual e gjithe kjo situate
    duhet te jete nje mesim i madh ?! Qe ne fillim qe zuri ka-
    rrigen e K/ministrit u fillua si mos me keq ! U pranua te
    vihej qe diten e pare ne parlament nga ana e opozites “Statusi i nenpunesit” ! Me naivitetin me te madh politik
    u pranue pa studjuar pasojat e “bunkerizimit” te adminis-
    nistrates se mepareshme. Keshtuqe Pozites iu prene me
    vetedashje duart per te marre masa ndaj nje administrate
    te kalbur ne sherbim te se KEQES, te klanit te Sali Beri-
    shes dhe pasi siguroi me ligje,nene e amendamente ad-
    nistraten e tij u hodh ne nje sulm te para kunder mazho-
    rance. Duke patur te gjitha fijet ne dore: administraten,
    gjyqesorin, organet e SHIKUT, te Gazidedes,pa Gazide-
    den,Sali Berisha me “Qytetarin Dixhital” njoftohej ne sek-
    ond per cdo ngarje ne vend dhe kur Ai ,sebashku me mu-
    let deklaronte ne kuvend se ne Divjake, Shingjin,Gjader
    zbrisnin avioneta per t’u ngarkuar me kanabis,kryemini-
    tri yne me batutat e tij tashme bajate deklaronte se opo-
    zita “sheh enderra me karkaleca” , kur ne fakt ekzistonte
    realisht nje situate e tille alarmante. Pse ndodhte kjo ?
    Sepse organet perkatese nuk e njoftonin kryeministrin ak-
    tual te vendit por ate qe kishte ikur “me 1 milion shupla-
    ka” ! Dhe jo vetem kaq,por pasi mbajti administraten e ka
    luar i “ftoi” socialistet te “gjenin vete pune” por jo ne admi
    nistrate sepse ajo ishte e zene por privatisht. Harroi si-
    domos ne periudhen e dyte te “tepsise” parimet ,per mos
    folur me per “idealet e se majtes”, detyrimet qe kishte ndaj kesaj mase qe i dha voten. Dhe kulmi i turpit ishte
    kur zgjodhi te marre persiper disa angazhime qe nuk ia
    kerkoi askush nga e majta shqiptare: solli “fosilet” dhe u
    thuri hymne e hosana kolaboracionisteve te fashizmit,
    derisa edhe Italia fqinje na i kishte denuar,sipas zotit Bra-
    ho. Pra, ndersa Saliu veshi xhyben e Zogisteve, zoteria
    ne fjale braktisi socialistet dhe veshi “xhyben” e ballisteve
    duke i lene socialistet te “ikur nga truri” ?! C’behet kesh-
    tu ?! Shkojme me tej: Ndersa preokupohej cdo dite per t’ju plotesiuar kerkesat ne rritje te te perndjekurve politike
    dhe mire ka bere, i “harroi” fare ata veterane kokethinjur
    qe luftuan e nderuan Shqioerine ne momentet me te vesh
    tira qe po kalonte Atdheu yne. Ata partizane qe per 4 vjet
    rresht luftuar me arme ne dore kunder pushtuesve nazi-
    fashiste i dha mundesi Shqiperise dhe kombit shqiptar
    te ulej barabar ne sallen e UNOS- ne Paris me koalicio-
    nin e madh antifashist : SHBA- ANGLI-BS, packa se kane dale tash disa antihistoriane qe deklarojne me pa-
    turpesine me te madhe se LNCL ne Shqioeti na paskish
    qene “Lufte Civile” ! Thjeshte mjerane ! Po tre telegramet
    e ardhura nga tri fuqite e medha: SHBA- ANGLI- BS,qe
    ditet e para pas clirimit qe njihnin LNCL te popullit a mun-
    det keta pinjolle te reaksionit t’i mohojne. Cdo patriot i
    vertete shqiptar duhet t’i falet kesaj lufte se,ne saje te ke-
    saj lufte ekziston sot Shqiperia si SHTET se per ndryshe
    do te ishte gllaberuar nga shtetet fqinje,gje qe po e ben
    sot tradhetari me i madh i kombit shqiptar Monstra e Vi-
    cidolit. Dhe keto deklarata qe jane bere me kohe nuk ba-
    zohen ne deshirat voluntariste por ne dokumenta te
    shkruara e zeza mbi te bardhen. Historine,sado te mun-
    dohen per qellimet e tyre te mbrapshta nuk mund ta
    shtremberojne e fallsifikojne disa sharlatane qe e heqin
    veten si historiane qofshin keta “buzeholle” apo “buze-
    shtrember”.Historia mban rrjedhen e vet dhe ne mos sot
    pas nje qind vjetesh ajo i “pastron ujrat e pusetave te zeza” dhe “drita, me ne fund do te munde erresiren” qe
    pllakosur vendin. Vendi, Shqiperia do te dale nga ky batak ku e ka shpene dushmani i Vicidolit me banden e tij
    mafioze por shqiptareve u duhet jo vetem te durojne por
    edhe te perballojne me vendosmeri rrugacerine e 13-14
    tropojaneve qe pergjate 28 vjeteve i kane shkaktuar aq
    deme e gjeme ketij vendi sa as pushtuesit me te eger qe
    ka patur ky vend nuk kane arritur ta katandisin vendin ne
    kete fare feje ne shek. 21 ! Me vjen te vjell kur na dalin ca
    anal-liste si nje fare Gjekmarkaj qe doli mbreme ne TV.
    Balla dhe deklaronte pa pike turpi ne mbrojtje te nje njeriu
    qe e urrene e gjithe Shqiperia dhe kur Amerika ia ka “pre-
    re vijen e ujit” ! Jam i bindur qe ky jenicer i paguar nuk do
    te fliste sic foli ne kushte te tjera. Por ky nuk eshte i vetem : gazetarucet e tipit: Fevziu,Krasta,Lala,Vasili,Bej-
    tja, etj.etj.jane turpi i gazetarise shqiptare. Keta jane ga-
    tare krejtesisht te njeanshem,te shitur koke e kembe “te
    pruresi me i pare”.Por shyqyr qe kemi edhe shume ga-
    tare plot dinjitet e reputacion ,te pakomprometueshem dhe objektive si : V. Mslaj,A. Duka,B.Islami,Sh.Murati ,
    A.Hoxha,S.Balla,M. Baze, e shume te tjere qe me penen
    e tyre mbrojne e kritikojne paanshmeri,majtas dhe djath-
    tas,te pakorruptuar. Edhe per keta nje bravo kozmike dhe
    falenderime e respekte nga nje mik i juaj nga larg….!!

    Reply to this comment
  8. damam dimashi February 22, 09:04

    nese Rama nuk korrigjon shume gabime,sidomos te vleresoje maksimalisht armatene madhe te socialisteve,ti leje perrallat tej se majtes e se djathtes, apo parullen se kemi bere shume e do te bejme akoma me shume,eshte i humbur.Per mandat te trete ai nuk ka asnje shans me sepse eshte bere shume fodull e tallet me te gjithe.

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA February 22, 09:13

    P e r f e k t !
    P e r f e k t !
    P e r f e k t !…
    Keto qe deklaron Deputeti dhe Juristi Spartak Braho jane
    R A D I O G R A F I A E
    Opozites Shqiptare,
    qe e ka vene nderkembe si Dele ,
    Kryekrimineli,
    Kryesharlatani ,
    Varrmihsi i vertete i Shqiperise,
    Fajtori Kryesor i shume tragjedive te Popullit Shqiptar ne keto 30 vjet,
    Sali M o n s t r a…!
    Dhe pike.

    Reply to this comment
  10. Rama ik February 22, 10:28

    Me Ramen me Nanon Berisha gjeti shesh dhe ka ber Pershesh ! Kompromis me kriminelin e 1997-1998-Gerdeci-21Janari nuk ka !
    Nano Rama jane fajtor ! Tani vetem Amerika dhe Gjermania me Brukselin mund ti fusin 2 kembet ne nje Kepuce sali protopapes !

    Reply to this comment
  11. fteri February 22, 12:45

    Berisha dhe Basha jan shumë të tronditur nga rrudhja dhe humbja e elektoratit tyre ,nga 20% që kishin ra te 15%,kështu edhe LSI , qëllimi është ruajtja e PD-së krahut kriminal të sajë nga shpërbërja,me anë të aplikimit të skenarve të konflikteve dhe dhunës kundër E.Ramës .

    Kurse me këto trazira Lulëzim Basha do ti shmanget llogaridhanjes brenda PD-së për zgjatjen e jetës tijë banditeske në këtë Parti që vetëm dëme i ka sjellë vendit,por edhe PD si opozitë,si bythë lëpirs me mut të Sali Shpellerit zbaton urdhrat e tijë ,në vend të drejtoi PD .

    Denancimi i Spartak Brahos kundër meduzës zezë të krimit S.Berisha që pjell vetëm gjarpërij ata që dogjën e shkatrrërruan gjithë shqipërinë dhe nuk kann dalë para drejtësisë për krimet e bëra është shumë shembulli më i spikatur ndër politikanët e së majtës shqiptare që 29 vjet i kan hapur rrugë kriminelit Sali Berisha .Dëme të mëdha i ka bërë vendit personalisht ky kriminel ai duhej të ishte burgosur përjetësisht për vjedhje ,për vrasje e zhdukje kufomash,për tradhëti ndaj atdheut.Por është e p-a falshme që PS-ja hesht .

    Reply to this comment
  12. Korcari February 22, 12:46

    Po ky king i Sparkarit
    nga na doli i virgjër.Nqs se Edi Rama ka përgjegjësi që nuk u tregoi vendin Kriminelëve si Sali me shokë.Ky Spartak Braho është 1000 herë më i implikuar.Ka qenë me i afërt i për 8 vjet banditizma me bandën e Monikes.Eminenca.gri familarisht i familes Meta.Pse se deklaron hapur që skam vjedhur nën LSI por ka kohe që na çan trapin si i Shën mëria.Keto dëngla ti thotë ky myhyp.Diten e.Ashures.

    Reply to this comment
  13. fteri February 22, 12:47

    Berisha dhe Basha jan shumë të tronditur nga rrudhja dhe humbja e elektoratit tyre ,nga 20% që kishin ra te 15%,kështu edhe LSI , qëllimi është ruajtja e PD-së krahut kriminal të sajë nga shpërbërja,me anë të aplikimit të skenarve të konflikteve dhe dhunës kundër E.Ramës .

    Kurse me këto trazira Lulëzim Basha do ti shmanget llogaridhanjes brenda PD-së për zgjatjen e jetës tijë banditeske në këtë Parti që vetëm dëme i ka sjellë vendit,por edhe PD si opozitë,si bythë lëpirs me mut të Sali Shpellerit zbaton urdhrat e tijë ,në vend të drejtoi PD .

    Denancimi i Spartak Brahos kundër meduzës zezë të krimit S.Berisha që pjell vetëm gjarpërij ata që dogjën e shkatrrërruan gjithë shqipërinë dhe nuk kann dalë para drejtësisë për krimet e bëra është shembulli më i spikatur ndër politikanët e së majtës shqiptare që 29 vjet i kan hapur rrugë kriminelit Sali Berisha .

    Dëme të mëdha i ka bërë vendit personalisht ky kriminel ai duhej të ishte burgosur përjetësisht për vjedhje ,për vrasje e zhdukje kufomash,për tradhëti ndaj atdheut.Por është e p-a falshme që PS-ja hesht .

    Reply to this comment
  14. Genti February 22, 13:15

    Doli dhe fosilja e Ramizit, shoku Braho e po na shet sofizma. Ju duhet te digjeni te gjalle ne furra, per krime kunder njerezimit. Kjo kaste e peshtire, e mbeshtetur edhe nga mafia nderkombetare tip Soros me shoke, kane bere kerdine ne Shqiperine Komuniste dhe ate post Komuniste. Keta kriminele, jane po aq te inkriminuar sa edhe jashteqitjet e tjera qe nga Saliu, Meta, Nano e deri te Rama. E keqja eshte se kemi dhe jashteqitjet e tjera qe po presin pas dere, si Basha e Veliaj.

    Reply to this comment
  15. Lab February 22, 14:41

    Braho,nje funderine e kohes dhe metodave te sigurimit te sgtetut,
    I neveritshem ne dukje dhe karakter.

    Reply to this comment
  16. alphade February 23, 23:27

    Shenim: dokumenti per Berishen per te cilin aludon Braho eshte pikerisht ky qe u botua sot, ku CIA me
    fakte thote se ka nje grup te kryesuar nga Berisha qe
    eshte i,lidhur me ruset e Putinin per destabilizimin e
    Shqiperise dhe Kosoves. Del qarte nga ky dokument se
    ndersa akuzon per “argate te Beogradit” Thacin e Ra-
    men, nga ana tjeter vete eshte vene ne sherbim te agjentures ruse.”argatllekun e Beogradit” e thote vetem
    Berisha dhe “idiotesia pa kufi” e beson,ndersa kur me
    fakte te shtruara mbi tavoline nga organi i specializuar
    me kopetent ne bote, njerezit tane ne vend qe te reago-
    jne,rrijne e “Veshtrojne Yjet” e Thedhor Drajzerit ! O pika !
    Kjo s’ka by….e ku te qendroje. “I lire ne miell dhe i shtrej-
    te ne krunde”!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim