Kush ishte koka e 14 shtatorit. Shkresa e Komisionit Parlamentar dhe ajo e Prokurorit të Përgjithshëm

November 5, 2018 10:00

Kush ishte koka e 14 shtatorit. Shkresa e Komisionit Parlamentar dhe ajo e Prokurorit të Përgjithshëm

 

Çfarë ndodhi në 14 shtator 1998 dhe a ishte i përgatitur paraprakisht grushti i shtetit? Deputeti Spartak Braho, në atë kohë kryetar i komisionit hetimor parlamentar për këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të paprecedentë tregon dhe argumenton se si u arrit në konkluzionin se Sali Berisha, ish-president dhe kryetar i Partisë Demokratike në opozitë prej më shumë se një viti, ishte paralajmëruesi, organizatori dhe koka e grushtit të dështuar të shtetit.

Ajo që të bën përshtypje në rrjedhën e ngjarjeve të trazuara të shtatorit 1998 është se është vepruar me shpejtësi dhe me kompetencë nga organet e shtetit.  Prokurori i Përgjithshëm dërgon një kërkesë për heqjen e imunitetit të organizatorit të kryengritjes, Parlamenti ngre një komision i cili, nga hetimi që bën, bindet dhe i heq imunitetin Sali Berishës. Pra është ndjekur një rrugë normale ligjore, që menjëherë më pas ndërpritet. Përse?

Spartak Braho më thotë:

– Edhe këto dokumente që po paraqesim sot, mendoj se nuk kanë nevojë për komente. Vjen një kërkesë nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës për grushtin e shtetit, mblidhet Komisioni hetimor parlamentar dhe merr vendimin që Sali Berishës t’i hiqet imuniteti dhe të ndiqet penalisht si organizator dhe koka e grushtit të shtetit. E çfarë mund të komentohet për këtë?

– Zoti Braho, i them, çështja që i intereson publikut është pse ngecën hetimet? Pse Prokuroria nuk e respektoi e vazhdoi procedurën?…

-Kjo është një çështje që e kemi diskutuar edhe herë tjetër. Por kur të botohet raporti që kemi përgatitur ne për grushtin e shtetit, mbase do të kuptojë edhe përse u ndërprenë hetimet, duke u bazuar edhe në zhvillimet e mëpastajme që shtrihen edhe deri te zhvillimet e sotme…

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KUVENDI POPULLOR

Komisioni i Imunitetit, Mandateve dhe Rregullores

VENDIM

  1. Komisioni i Imunitetit, Mandateve dhe i Rregullores i mbledhur sot, më datë 17.09.1998 në orën 12.00, në prani të 7 (shtatë) anëtareve të komisionit (4 anëtarë munguan pa arsye), pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Ram Berisha,

vëren se:

Me shkresën nr. 1425, date 14.09.1998 Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit Popullor dhënien e lejës për fillimin e çështjes penale, heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Sali Ram Berisha.

Ne relacionin shpjegues te Prokurorit të Përgjithshëm dhe në shpjegimet që ai dha në prani të anëtarëve të komisionit konstatohet se: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, ka filluar procesin penal për kryerjen e krimit të kryengritjes së armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, ndodhur në datat 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.

Sipas provave të grumbulluara nga organi i Prokurorisë ku përfshihen kasetat filmike, procesverbalet e këqyrjes së vendngjarjeve, procesverbalet e pyetjes së dëshmitarëve, incizimet, intervistat në media dhe deklaratat, rezulton se një numër institucionesh kryesore të shtetit dhe objekte pronë private janë sulmuar me dhunë me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues.

Sipas provave të paraqitura nga organi i Prokurorisë rezulton se:

Në datën 13 dhe 14 shtator 1998 duke përfituar në ceremonia mortore e ish deputetit Azem Hajdari, Partia Demokratike dhe kryetari i saj, deputeti Sali Berisha si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues.

Nga zhvillimi i ngjarjeve të paraqitura nga Prokurori i Përgjithshëm është arritur në përfundimin se përveç synimit për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues, janë kryer edhe një sërë plaçkitjesh në rezidencat kryesore të shtetit, janë goditur me armë të lehta dhe të renda forcat e ruajtjes së rendit, të policisë dhe gardës si dhe personat zyrtare që punonin në këto institucione, një pjesë e të cilëve edhe janë keqtrajtuar fizikisht. Njëkohësisht rezulton se Prokurori i Përgjithshëm paraqiti prova të mjaftueshme lidhur me sulmin ndaj RTSH, pushtimin e tij nga grupe te armatosur njerëzish militantë të PD të shoqëruar nga funksionarë dhe ish- funksionarë të kësaj partie me synimin e dhënies së kushtrimeve për dhunë e luftë, për përhapjen e shpifjeve e dizinformacioneve, gjë e cila është orientuar edhe nga selia e PD-se mes fakseve dërguar në RTV pas pushtimit të tij.

Lidhur me rolin nxitës dhe organizator të kësaj kryengritjeje të armatosur nga deputeti Sali Berisha, komisioni krijoi bindjen se ky rol ka qenë një vijë sjelljeje e tij gjatë gjithë kohës para datës 13 dhe 14 shtator si dhe në vazhdim, kur ende rezulton se në selinë e PD-se ekziston një grup i armatosur njerëzish ndaj të cilëve megjithëse u bëhet thirrje për dorëzim, nuk ka shenja të ndryshimit të qëndrimit.

Argumentet e mësipërm na krijojnë bindjen se deputeti Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale të organizatorit të kryengritjes së armatosur,parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, nga organi i Prokurorisë, duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe duke qenë se krimi i mësipërm për të cilin akuzohet është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar, çmohet se atij duhet t’i hiqet imuniteti parlamentar për t’i lënë rrugë të lirë organit të prokurorisë të kryejë hetimet dhe e autorizon atë që të fillojë procedim penal për deputetin Sali Berisha.

Lidhur me kërkesën e prokurorit për masën e sigurimit, dhënien e lejës për arrestimin e deputetit Sali Berisha, komisioni çmon se kjo kërkesë nuk duhet votuar nga ky komision me arsyet se:

– zgjedhja e kësaj kërkese është atribut ligjor i organit të prokurorisë dhe gjykatës, pasi mbështetur dhe bazuar ne Vendimin nr. 10, date 10.8.1993 të Gjykatës Kushtetuese, e cila në interpretim të nenit 20 të Ligjit Kushtetues, ka argumentuar se “Kur Kuvendi Popullor jep autorizim për procedim penal të një deputeti nuk është e nevojshme qe Prokurori i Përgjithshëm të kërkojë nga Kuvendi Popullor autorizim të veçantë për arrestimin e deputetit ndaj të cilit ka filluar procedimi penal”.

Në këto rrethana komisioni çmon se:

– Janë vetë organet e drejtësisë tërësisht kompetente që të vendosin për kërkesën e saj, arrestimin e deputetit Sali Berisha, duke i lënë këtyre organeve rrugë të lirë. Për sa më sipër komisioni, bazuar në nenin 22 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese miratoi me unanimitet të plotë kërkesat e Prokurorit të Përgjithshëm dhënien e autorizimit të organit të prokurorisë për ndjekjen penale ndaj deputetit Sali Berisha për krimin e parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, si dhe për heqjen e imunitetit parlamentar.

  1. Lidhur me kërkesën nr. 1425/1, date 14.9.1998 për fillimin e procedimit penal, heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputeteve: Vili Minarolli, Pjeter Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana dhe Leonard Demi, deputetë të Kuvendit Popullor, komisioni gjykoi se:

Kjo kërkesë duhet t’i kthehet organit të prokurorisë pasi nuk është e plote dhe meqenëse ligji penal dhe procedural kërkon përgjegjësinë individuale penale për çdo deputet të akuzuar, gjë për të cilën edhe vetë Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se është i gatshëm të pranojë këtë kthim si parregullsi për t’i paraqitur përsëri pranë këtij komisioni kërkesat në mënyrë individuale.

Për këtë arsye komisioni vendosi që t’i propozoje Kuvendit Popullor, t’ia kthejë këtë kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm me orientimin për ta risjellë të riformuluar me akuzat përkatëse individuale..

Në përfundim, komisioni përcjell për shqyrtim ne seance plenare propozimet përkatëse në relacionin e mësipërm.

KRYETARI I KOMISIONIT

Spartak Braho

 

 

 

Republika e Shqipërisë

Prokuroria e Shqipërisë

Tiranë, 14.09.1998

KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

  1. SKENDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë ka filluar procedimin penal për kryerjen e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndodhur në datën 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.

Deri tani është punuar me këqyrjen e vendeve te ngjarjeve qe përfshijnë shkatërrimet masive të institucioneve kryesore të shtetit si dhe të një numri objektesh pronë private.

Sipas provave të grumbulluara deri tani rezulton e provuar se organizatori i kësaj kryengritje të armatosur është, ndërmjet të tjerëve edhe z. Sali Ram Berisha, deputet i Kuvendit Popullor. Duke përfituar nga ceremonia mortore e ish deputetit të Kuvendit Popullor, z. Azem Hajdari, me bashkëpunëtorë të tij të ngushte dhe persona të armatosur kanë pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit, si Kryeministrinë, Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese, Ministri të ndryshme dhe Radio Televizionin Shqiptar prej nga ku dhanë kushtrime lufte, shpifje, disinformacion dhe shprehën haptazi përfundimin e kryengritjes që sipas tyre përfundoi me marrjen e institucioneve të shtetit.

Ky plan është paralajmëruar nga zoti Sali Berisha prej kohe më parë dhe veçanërisht ditët përpara realizimit të tij. Ai haptazi ka bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të institucioneve shtetërore kushtetuese duke e vënë veten pa mburoje si organizator i gjithshkaje që ndodhi në Tiranë. Kjo mënyrë sjelljeje e tij, që përbën një vijë të vazhdueshme e të pandryshuar të përsëritjes së dhunës, formon elementet e krimit te kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.

Meqenëse, vepra penale e ndodhur përbën rrezikshmëri të madhe shoqërore, kërkojmë nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit Sali Ram Berisha, dhënijen e lejes për fillimin e procedimit penal dhe arrestimin e tij,

Kjo kërkesë u përmbahet urdhërimeve të nenit 22 të ligjit Nr 7491 dt 29.4.1991 Për dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

PROKURORI I PERGJITHSHEM

Arben Rakipi

November 5, 2018 10:00
Komento

14 Komente

  1. Dulla November 5, 10:09

    Mire o mire. E morem vesh, Saliu ashtu e Saliu keshtu. Pyetja eshte “Pse livadhis Saliu akoma e nuk ka perfunduar ne burg” ?

    Reply to this comment
  2. Bajo populli November 5, 10:14

    Prandaj u bashkove ne Salen ne 2009,kur je edhe ish prokuror. Perse atere nuk fole.
    Boll u tallet me ate qe ne si popull kemi hequr ne kuriz 1996 e 1997 kur Ju mbi te moret perfitime.
    Turp historik qe perfituesit te ankohen.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 November 5, 11:34

    vari hajdarin shkrimeve të palaçove shqiptarë!shkirme që përdoren për shantazhe politike!
    “mbylle gojën,bëj këtë që të them unë,etje,etje se unë të nxjerr pisllëqet”!
    për tu argëtuar shikoni foton që është në krye të paçavures,të shkruajtur nga paçavurj,kundër kërmës!
    shikoni mentalitetin shqiptar si pasqyrohet në këtë shkrepje!!
    në plan të parë një njeri me granathedhës!
    rreth tij njerëz që ja kanë idenë se çka ai në dorë dhe të tjerë që nuk ja kanë idenë!
    njerëz që besojnë se ai do ta përdorë granathedhësin,të tjerë që nuk e besojnë!!
    të gjitha këto shprehje të fizionomisë të pjesmerrësve në këtë foto i japin një kuptim grotesk,tragji-komik kësaj fotoje!!
    është e njëjtë sikur ti kesh bërë një fotografi tërë shqiptarëve dhe mentalitetit të tyre!!
    në këtë foto shihen tërë mangësitë tona!!

    Reply to this comment
  4. Shqiptar deri ne palce November 5, 13:36

    Shikoni fotografine dhe lemerisem per keta neandertale qe na qeverisen dhe e vandalizuan Shqiperine nen Sali Vicidolin.
    Shikojini mire qe te mos i haroni keta lugeter me fotografine e tradhetarit me te madh te kombit ne duar!
    Shikoni mire qe te mos haroni se jane akoma gjalle keto hiena!

    Reply to this comment
  5. Bureto November 5, 14:37

    Duke parë foton, vetvetiu më erdhi në mend pyetja: Çfarë grushti shteti ishte ai mo? Po si mund të quhet grusht shteti kur në të ka marrë pjesë dhe aktori i humorit, i ndjeri Met Bega? Epo kështu është, për të qeshur e për të qarë kjo historia e grushtit të shtetit, që në të vërtetë ishte plotësisht i tillë. Për të dhe vetëm për të Saliu do duhej të ishte ende në burg? Pse s’është? Epo kjo është ana tragjiko-komike e 14 shtatorit 1998. Dhe prisni që përgjigjen për këtë, ashtu si dhe për ato të vitit 1997, t’ua japin ‘burra’ si spartakët tanë Ngjela dhe Braho?! Po ata, pavarësisht emrit që u kanë vënë, nuk janë Spartaku i Romës që udhëhoqi skllevërit kundër skllavërisë, përkundrazi këta janë vetë skllevër modernë.

    Reply to this comment
  6. Altin78 November 5, 15:00

    Grushti qesharak i shtetit me disa majmune kinez qe pasqyronin politiken e kryemaskarait Sali vicidolit!!!Ne mediat europiane do te quheshim me te drejte”karnavalet e kallashnikovit”…(telenovela shqipetare vazhdon)

    Reply to this comment
  7. Tergeste November 5, 18:20

    Nxirreni here pas here kete fotografi te vandaleve te epokes se gurit te Vicidolit, qe te mos harrojne njerezit gjemen e 1947, por edhe te prishni syne e lig per gazeten e nderuar Dita.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 November 5, 21:59

    Spartaku sheh endera ne diell.ishte nje shaka shteti qe xha brahua nuk e kupton.Dhe shakaja perfundoi mire.Saliu deputet i perjeteshemdhe Pjetri dinak Arbenori ne bronx te dera e kuvendit ne saje te shpirtit demokrat te Edvin Horrit dhe kujdesit per ish bashkepuntoret te Gramoz Pucit

    Reply to this comment
  9. Qendro November 6, 13:10

    Dita ju lutem mos largoni lexuesit e komentuesit tuaj duke nxjerrekete fotografi te shpellareve qe ne emer te demokracise (te cilen as e dine nga bie) vandalizuan e shkaterruan ne themel cdo gje qe kishte krijuar ky popull me djerse gjak, sakrifica e pune te ndershme.
    Keta ishin mallkimi i madh i atdheut tone!!!

    Reply to this comment
  10. Alpizo November 7, 10:17

    Deri kur do te vazhdoni te mbroni pislleqet tuaja duke perdorur emrin e Sali Berishes per çdo veprim antishqipetare qe beni ju?!!! Akoma jeni pjelle e komunizmit.

    Reply to this comment
  11. Fadil November 7, 19:04

    Saliu livadhisé, sepse kanë vdekur fizikisht heronjtë dhe heripinat e PPSH-sé, ata/ato qé me pushtetin popullor, pamēshirë, meia hoqēn kokēn tradhëtisē!

    Reply to this comment
  12. Sparkari November 9, 14:59

    Shoku spurdhjak sparkart,deri sa te jeni ju ne politike dmth ish kurvat e partise bashke me saliun,boden,imamin,rucin dhe kurva te tjere si ju,ky vend nuk do te shohe hajr kurre.I mesuat keq dhe keta qe jane me te rinj se ju,jane bere me kurva se ju.

    Reply to this comment
  13. Geron Xhafa November 10, 07:46

    Kete ngjarje e ka hetuar prokuroria the e ka gjykuar gjykata. Jane dhene denimet per shume nga pjesemarresit. E verteta eshte se shteti ra per 1 ore dhe Fatos Nano ia mbathi need Maqedoni. Kur u kthye dha doreheqjen dhe kryeminister u be Majko. Ky Brahoja qe e ka Kap prostata need tru, del edhe na çan trapin.

    Reply to this comment
  14. Lili November 10, 10:01

    Fed up with these stori.
    Debilitete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*