Braho: Të hetohen edhe lidhjet familjare të anëtarëve të KLD-së

September 26, 2014 13:25

Braho: Të hetohen edhe lidhjet familjare të anëtarëve të KLD-së

Konstituohet Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me verifikimin e akuzave ndaj dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj.

Një ditë pasi Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor, deputeti socialist Armando Subashi i ka bërë thirrje opozitë që të jetë pjesëmarrëse, për një hetim të plotë të çështjeve që lidhen me 10 shkelje, të konstatuar nga deputetet e majtë.

“Do doja që këtu të ishte dhe opozita, përfaqësuesit e saj. Është një thirrje e sinqertë pasi kur bëhet fjalë për vendime të tilla kushtetuese, bashkëpunimi mes krahëve politik është i rëndësishme, nëse do ishte opozita këtu puna do ishte shumë e plotë dhe kjo do ti shpërbente dhe KLD Do i bëj thirrje opozitës që të sillte në këtë komision përfaqësuesit e vetë. që të realizojmë këtë detyrë që na ka ngarkuar Kuvendi i Shqipërisë”, tha Subashi.

Në mbledhjen e parë të Komisionit, gjithashtu u caktua si Sekretar i tij Ulsi Manja, i propozuar nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Në vijim u miratua me të gjitha votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, drafti i rregullores së Komisionit Hetimor.

Balla gjatë fjalës së tij propozoi që të hiqet neni 21, sipas të cilin ka disa parregullsi. më tej ai shtoi se e gjithë puna e Komisionit duhet të fokusohet tek mbarimi në afat i të gjitha hetimeve.

“Komisionet Hetimore kanë krijuar traditë në Komisionin Parlamentar. Dhe ky komision do jetë në kuadër të kësaj tradite. Kjo rregullore është e konsultuar dhe me opozitën parlamentare sot, Ajo bazohet në rregulloren e Kuvendit, dhe në atë paragraf kushtetues. Ndaj ta miratojmë rregulloren, pasi është udhërrëfyesin e punës tonë dhe nuk kërkon kohë. Vetëm tek neni 21 duhet bëhet një ndryshim. Duhet të përmbushim afatet, dhe mos të shkojmë deri në fund, duke u dashur që kuvendi të shtyjë afatin. Kjo ka qenë problematikë e komisioneve të mëparshme”, tha Balla.

Ndërkohë Spartak Braho u shpreh se bazuar në nenin 9 të rregullores, do ishte me vlerë për Komisionin që të gjykonte dhe çështje të KLD-së që lidhen me stafin dhe pasurinë, apo dhe emërimet e punonjësve që kanë konflikt interesi për shkak të lidhjeve familjare.

“Të hetohen lidhjet familjare me stafin e anëtarëve të KLD-së si dhe pasuria e Cefës dhe Lelçaj. Ndaj duhet ta hetojmë dhe këtë pjesë”, tha Braho.

Komisioni u ngrit, pasi 39 deputet të majtë dorëzuan pranë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, sipas të cilëve kanë shkelur ligjin.

Anëtarët socialistë të Komisionit janë Besnik Bare, Spartak Braho Taulant Balla dhe Ulsi Manja. Ky komision pritet të hetojë për rreth një muaj veprimtarinë e dy anëtarëve të KLD-së.

Opozita e cila bojkoton punimet e Kuvendit prej disa muajsh, ka 4 anëtarë në Komision.

September 26, 2014 13:25
Komento

5 Komente

  1. Mark uk September 26, 14:44

    Braho eshte njeriu i te gjitha te kqijave te kti vendi.Me marrjen e dosjeve te gjith bisezmenve te Shqiperis ai dhe drejtuesit e tij kan ne dore sot gjithcka.Mbas marrejes se ktyre dosjeve u vra edhe bankieri Santo,si dhe 13 bisnesmenve te tjere ne vend.Nuk e kuptoj si prokororia rrin duar kryq.

    Reply to this comment
    • Toni September 26, 16:51

      mark.ukja e ke mare HALOPERIDOLIN sot apo jo ate shiko ti ,se dhe plaku yt i SHQUP-it ka nje jete qe kurohet me kete ilac,te gjithe derrat nje turi kan or tajjjj mark.ukja dhe ti i tille je,car dosjesh permend ti ore njeri i mbaruar,pse si hapi dosjet sekretari i PPSH-se saleshi yt kur erdhi ne 91-in po gjet plera dhe te mbaruar si ty qe e deri sot u hiqet+besojne saleshin per demokrat,po te hapen dosjet saleshi yt del nje MIX i papare qe vetem gijotina e pastron njehere e mire,fillo komunist-agjent UDB-je-vrases-hajdut-pergjues-spiun etj qe edhe ti e dine fort mire po leri dokrrat mos hap debat ku ti del gdhe fare nuk ke mundesine ti argumentosh jo per gje po ty tu eshte bere shplarje truni qe as riformatimi nuk te fut ne rruge te zotit..

      Reply to this comment
  2. Fat man September 26, 15:40

    Bariu Mark uk, ti rri i qete se nuk ke dosje, , pa shkolle si shume bashkemalok te tu, si toc se je mund te te perdorin per vrases, se e ben mire si i pa bese qe je.

    Reply to this comment
  3. Arben September 26, 20:03

    duhen hetuar edhe lidhjet e tua dhe kunatit tend sokol xhelo, drejtor i kufirit ne Vlore, baron e droges per ne itali.

    se mos mendon njeri se droga mori fund???!!!

    thjesht nderroi duar duke vajtur tek ky krimineli.

    Reply to this comment
  4. aqo September 27, 05:39

    Te lumte o Beno,e ke qare fare……………………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim