Braho u tregon prangat Halimit dhe Olldashit (REPLIKAT)

November 12, 2013 18:10

Braho u tregon prangat Halimit dhe Olldashit (REPLIKAT)

Deputeti Spartak Braho, eksponent i rëndësishëm i LSI, për herë të parë që pas ndryshimit të pushtetit në Shqipëri ka përmendur burgun për dy ish-ministra të qeverisë Berisha, Eduart Halimi dhe Sokol Olldashi.

Duke iu referuar debatit në Komisionin Parlamentar në lidhje me rikthimin e Pirro Xhixhos në detyrën që ka pasur në AKEP, Braho deklaroi se është koha që ish-ministrat e Berishës të japin llogari në burg….debati në Komision:

Sokol Olldashi, deputet i PD: Çështja është shumë e thjeshtë,  në vazhdën e zënies së insitucioneve duhet të hiqet kryetari aktual i AKEP dhe duhet të rikthehet Pirro Xhixho, sepse në marrëveshjen e ndarjes së tortës së pushtetit mes PS-LSI, ky institucion, si të gjitha institucionet rregullatore, që përfshijnë tregje pronash apo xhiro prej 200-300 milionë USD në vit, këto territore të pushtetit i rregullon më mirë LSI-ja dhe për këto arsye duhet që Pirro Xhixho të kthehet atje.

Spartak Braho, deputet i LSI-së: Pirro Xhixho nuk i la që ta hante tortën ministri përkatës. Këtyre u mbeti në fyt ajo tortë dhe e shkarkuan në momentin që u prish koalicioni.

Eduard Halimi, deputet PD: Doni të realizoni një qëllim të caktuar, të vini Xhixhon aty? Bëjeni, por gjeni mënyrën se si bëhet. Nuk bëhet në mënyrë të kundraligjshme, sepse po vazhdoni me arbitraritet. Qëllimi është, sic tha zoti Olldashi, të ndajnë tortën.

Spartak Braho: Me dhimbje, por s’kemi c’bëjmë, dhe meqë këtyre u kanë mbetur shumë torta pa ngrënë, tani po i qajnë, por ndërkohë ka ardhur koha që t’i vjellin këto torta. Dhe parafolësi me gjyslyke (Sokol Olldashi) dhe zoti Halimi do te jepni llogari jo vetëm për tortat që keni ngrënë, por do të jepni llogari edhe me burg. Edhe ti edhe ai tjetri që iku (Olldashi)./tch

November 12, 2013 18:10
Komento

17 Komente

  1. loni November 12, 18:32

    eMO ta lumsha

    Reply to this comment
  2. arianit November 12, 18:44

    Fushata elektorale mbaroi,
    Mjaft me kercenime,
    drejtesia te veproi.

    lloqe per politik ka plot,
    mbaj premtimet rama,
    dhe mos ja fut kot,
    se barra eshte e ketij populli,
    qe qan nga varferia me lot.

    Varferine na e pruri saliu,
    bashke me ilirin me bllok ne dore,
    tek ushtari panjohur presim,
    per nje vend pune, me ore e ore.

    Reply to this comment
  3. Aleksandri November 12, 19:41

    Ky Spartaku. Nuk qenka ne burg? Ky eshte aq maskara sa ska peshe ta peshoj. Ama qenka deputet. Do u ndertoka Shqiperia. Aq sa e ndertoi Sali Berisha. Oh se harova. Eshte skrapardhi si hajduti Ilir skrapardhiu.

    Reply to this comment
  4. Naftetari November 12, 20:18

    Halimi sa nje m..t cobani dhe me zullumet qe kane bere duhet te japin llogari se ndryshe cu kuptua qe keni kare vota dhe per ti futur ne burg po te kene bere hallall.

    Reply to this comment
  5. lisdushku November 12, 20:48

    O po mjaft qe e the,le te dale ku te dale!

    Reply to this comment
  6. tol francezi it November 12, 21:04

    opo shyqyr qe u tha njeri haleve te pd qe jeni per burg,pastaj BRAHO ja ka thene dhe sa-lehut qe ti je spiun i udb ,dhe punon per llogari te serbeve,kur saliu ishte kryminister.

    Reply to this comment
  7. tini November 13, 01:11

    Halimi dhe Olldashi me kete kercenim ta cojne ne prokurori kete hajvan Brahon.Keshtu zene mend kush akuzon pa te drejte.Pse cfare eeshte ky Brako prokuror.?

    Reply to this comment
  8. Baro Liçaj November 13, 08:57

    Ketij Halimit i pelqeu shume gjella e burgut dhe pse te mos e shijoje atje brenda ! E ka per ” nder ” te ndodhet brenda me ” te nderuarit ” ne qeli ! Edhe ata e mirepresin !

    Reply to this comment
  9. Mark uk November 13, 09:19

    Ne parlament zihen me njeri tjetrin,mbas parlamentit vjedhin bashke.

    Reply to this comment
  10. Koco Belaja November 13, 09:59

    E kam degjuar me veshet e mij ne nje debat televiziv kete Brahon, kur per te mbrojtur Ilir Meten,deklaronte se do te vije dita qe ti nxjere me fakte gjithe horlleqet e partise socialiste dhe disa eksponenteve te saj qe meritojne burgun.
    Tani e paska ndruar shenjestren e pushkes.

    Reply to this comment
  11. pisi November 13, 11:04

    dmth meqe e tha Braho duhet te futen ne burg!!
    po mir kete brahon qe bridhte me canten e zez sa ne 1 der gjykate ne tjetren per te shpetuar nga e pashpetuara liderin e vet pse nuk moret mundimin ta komentonit pak(se per ta fut ne burg skeni byth)
    apo vec kur ju djeg bytha mendoni se ju jepet e drejta te gjykoni kedo??!!!!

    Reply to this comment
  12. gozhda November 13, 11:34

    me duket se taku nuk e ka megjithmen se nuk keni bythe ti fusni ne burg megjithese si njeri por edhe tjetri e kane hak burgun por ju nuk jeni nga ato lule ate pune e bente vetem sali banditi pa ju eh ehhhhhhhhhh.

    Reply to this comment
  13. Ferma e Sukthit November 13, 11:46

    xha braho nuk lan dot zullumet e tij e te fewmijeve te tij, apo keni harruar se cfare kane bere keta brahot si familje ne Durres edhe prefekturen e sulmuan me arme duke kerkuar firmosje tenderesh dhe emerime me dhune, duke u hequr si te forte se ishin djmete e xha brahos, ish xhelatit te diktatures komuniste, qe ne vitin 2009, u ul ne preherin e Saliut si ushtar i ne krahe te Olldahsait e halimit dhe u lepihej per vende pune, duke sharre edi ramen dhe duke bredhur me nje valixhe si Lej Feni, te cilen e quante “Dosja me krimet e Rames”. Ik o xha braho, mbyll syte i fshehur me ndonje hale te Durresit se ty as ne varrim nuk te vjen njeri, kaq i mire je.

    Reply to this comment
  14. Bubullima November 13, 14:31

    MOS U TREMBNI SHUME ,SE ASGJE NUK KA PER T’U NDODHUR . Po te ishit ndonje cironke ,do t’u hante peshkaqeni,per kete te jeni te bindur. Vazhdoni, se si ka qen do te jete!

    Reply to this comment
  15. MARKO November 13, 20:07

    Burg? Keta te “çimentohen” para dyerve te burgut 325, per tu kujtuar brezave se çfare monstra kane qene.

    Reply to this comment
  16. Sokrati November 13, 23:11

    Bravo Braho

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim