Braktis dasmën për të shpëtuar të riun që po mbytej

August 9, 2018 12:23

Braktis dasmën për të shpëtuar të riun që po mbytej

Nuk është menduar dy herë Zac Edwards, 32 vjeç, teksa ka ndërprerë shërbimin fotografik post-martesor (në plazh) për t’u hedhur në ujë dhe shpëtuar një 18-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej.

Dhëndri-hero, punonjës në Rojen Bregdetare të SHBA-ve, sapo ishte martuar me Cindy-n, 32 vjeçe, e cila mbështeti gjestin e bashkëshortit.

“Duhet të dëgjosh gruan tënde, ose ndryshe je në telashe…”, – i tha ajo para aktit heroik.

Ngjarja ka ndodhur në Alabama.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, Zac dhe Cindy sapo ishin duke u paraqitur për xhirimin e fotografive në plazh, kur dëgjuan britmat e një gruaje.

Kjo e fundit tregoi se Jamel Robinson, një 18-vjeçar, ishte në rrezik mbytjeje.

Zac arriti të heqë këmishën e tij, u përpoq të bënte të njëjtën gjë me pantallona të shkurtra, por nuk kishte më shumë kohë: Jameli vazhdoi të largohej nga bregu për shkak të rrymave të forta.

Dhëndri u zhyt dhe u përpoq ta shpëtojë me vështirësi, derisa arritën shpëtuesit e Departamentit të Zjarrit, “Orange Beach Surf Rescue”.

Zac ndihmoi ekipet të hipnin 18-vjeçarin në një motor uji dhe pastaj të ngjitej edhe vetë për të zbritur në breg.

“Ne jemi aq të lumtur që e bëmë këtë”, u shpreh çifti i sapomartuar, duke shtuar: “Unë mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë oqeanin, ishte një ditë e keqe dhe notarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këto raste”. “Unë me të vërtetë e vlerësoj këtë,” tha Jamel, duke falënderuar Zac për shpëtimin e jetës së tij.

Pastori, që celebroi martesën e lavdëroi dhëndrin për aktin e guximit: “Ishte e pabesueshme: fakti që ky njeri ka ‘sakrifikuar’ kohën në ditën e tij të veçantë për të shpëtuar dikë tjetër, është i admirueshëm”.

a.s/dita

August 9, 2018 12:23
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 August 10, 09:15

    medej hale e shqipërisë
    si e thoni dhe vetë “Nuk është menduar dy herë Zac Edwards, 32 vjeç, teksa ka ndërprerë shërbimin fotografik post-martesor (në plazh) për t’u hedhur në ujë dhe shpëtuar një 18-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej.”
    dhe jo “Braktis dasmën për të shpëtuar të riun që po mbytej”!!
    dasma ishte bërë me kohë o muthane!o hale gazekarucësh!!

    Reply to this comment
  2. Web Designs Pensacola October 22, 17:56

    Hey this was a good post. I like your blog and share on social regularly.

    keep up the great posts.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*