Brataj flet për vdekjen e 18-vjeçarit nga COVID: Ndikon dhe gjenetika, s’ka çfarë të bën spitali kur…
Nga Arkiva
Shqipëria u trondit dje, pasi një 18 vjeçar i prekur nga Covid-19 ndërroi jetë.
Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk tha shumë detaje për rastin, por shtoi se lidhur me vdekjet ka të bëjë edhe gjenetika.
Brataj than ë OPEN se në rastet kur ka është dëmtuar 70% e mushkërisë, nuk ka se çfarë të bën spitali.
“Mosha është e lidhur me gjenetikën, me faktorët e riskut. Duke parë dhe faktin që prindi është i sëmurë, gjenetika luan rol të madh. Kur ka ikur 70% e mushkërisë nuk ka se çfarë të bën spitali. Po shoh shumë pacientë që e kanë nxjerrë jashtë funksionit mëlçinë. Shohim që kanë përdorur antiviralë”, deklaroi Brataj.
Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë.
18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga Covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
j.l./ dita
Po qe se spitali do te kishte ne dispozicion aparatin qe zevendeson mushkerite , pra ben oksigjenimin artificial te organizmit , me siguri ky djalosh do te kishte patur shansin te sherohej , deri sa mushkerite te rikuperoheshin , ketu duhet pare krimi shteteror qe investon ne mjekesi vetem 2% te GDP ndryshe nga psh Kosova qe e ka 5% ,vdekja e ketij te riu te rendoje ne ndergjegjen e QEVERISE