“Brazil 2014”, shorti i finaleve më 6 dhjetor

October 18, 2013 08:27

“Brazil 2014”, shorti i finaleve më 6 dhjetor

Belgjika, Italia, Gjermania, Hollanda, Zvicra, Rusia, Bosnje Hercegovina, Anglia dhe Spanja janë zyrtarisht nëntë skuadrat europiane që presin biletën për në “Brazil 2014″ si kryesueset e 9 grupeve respektive. Ndërkohë që Kroacia, Portugalia, Greqia, Suedia, Franca, Ukraina, Rumania dhe Islanda janë ekipet e kualifikuara në Play-Off dhe që do luftojë për 4 biletat e fundit të kualifikueseve europiane në Botëror. Danimarka humbi shansin të luante në play-off, sepse është skuadra e dytë më e dobët. Kështu, 4 kombëtaret më të forta sipas renditjes së FIFA-s do shmangin përplasjen mes tyre në shortin e 21-Tetorit. Sipas koefiçientit aktual, skuadrat e vazos 1 do jenë Kroacia, Portugalia, Greqia dhe Suedia. Ndërkohë që Franca do renditet në Vazon 2. Ndeshjet Play-Off do luhen më 15-Nëntor (vajtje) dhe 19-Nëntor (kthim). Shorti i finaleve të Botërorit do të hidhet më 6 dhjetor në Bahia në orën 13:00. 32 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në 4 vazo. Organizatorët e Brazilit dhe 7 skuadrat më të mira në renditjen e FIFA-s do jenë në vazon 1.

October 18, 2013 08:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*