Brazili, finalja e ëndërruar për Kasijas

Dritan Ikonomi June 29, 2013 13:23

Brazili, finalja e ëndërruar për Kasijas

Spanjë-Itali rezultoi një vitrinë për futbollin botëror dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm futbollistët e të dyja kampeve që edhe pas 120 minutave të lodhshme në Fortaleza i gëzohen një ndeshjeje të këtij niveli, pavarësisht se në llotarinë e 11-metërshave fati u buzëqeshi spanjollëve. “Ndeshja ndaj Brazilit është ajo që prisnim të gjithë që në fillim të këtij kompeticioni dhe jam shumë i lumtur që ia dolëm mbanë duke mundur Italinë, edhe pse me penallti”, thotë kapiteni i Spanjës, Iker Kasijas. Të njëjtin mendim ka edhe mesfushori Huan Mata: “Mendoj se është fantastik fakti që do të luajmë në një stadium mitik dhe ndaj një skuadre shumë të fortë. Ata kanë avantazhin e shtëpisë por ne do të japim maksimumin ta fitojmë këtë trofe”. Ndërkohë, Andres Iniesta u ndal te ndeshja me Italinë duke uruar kundërshtarët për paraqitjen në fushë. “E vërteta është se Italia zhvilloi një ndeshje të madhe, duke dominuar në disa fraksione. E dinim shumë mirë se kjo do të ishte një përballje shumë e vështirë. Gjithsesi arritëm ta menaxhonim mirë situatën duke arritur kualifikimin”.

Dritan Ikonomi June 29, 2013 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*