Brazili si Katalonja, anketë për krijimin e një shteti të ri në jug

October 8, 2017 17:32

Brazili si Katalonja, anketë për krijimin e një shteti të ri në jug

Referendumi për pavarësi në Katalonjw ka frymëzuar një grup separatist brazilian të shtrojë pyetjen për shpalljen e një shteti të ri në jug të vendit. Brazilianët jugorë shprehen të zhgënjyer nga skandalet korruptive të politikanëve si dhe nga dështimet e vazhdueshme të qeverisë federale në mposhtjen e dhunës dhe recesionit që ka kapluar vendin.

Votuesit në jug të Brazilit janë pyetur në një anketë joformale nëse ata do të donin të ishin pjesë e një vendi të ri.

Sondazhi u organizua një javë pas një referendumi të ngjashëm të ndodhur në Katalunjë, nga lëvizja separatise e quajtur “Jugu është vendi im”. Sipas liderit të grupit, synimi është mbledhja e 3 milionë votave.

Shumë brazilianë shprehen të zhgënjyer nga qeveria federale dhe skandali korruptiv ku janë përfshirë dhjetëra politikanë dhe anëtarë të elitës së biznesit.

Të tjerë thonë se jugu i Brazilit ka përfituar shumë pak nga kthimi i taksave të cilat kryesisht shkojnë në rajonet më të varfëra në veri të vendit, që kanë të drejta më të mëdha votimi sesa jugu.

Tendencat separatiste nuk janë të huaja për këtë pjesë të Brazilit.

Lëvizja “Jugu është vendi im” organizoi një votim të ngjashëm edhe një vit më parë.

Sidoqoftë, pak brazilianë besojnë se lëvizja separatiste do të jetë e suksesshme, teksa sondazhi përbën një tjetër tregues të zemërimit drejt qeverisë federale që nuk ka arritur të ndalë dhunën përqark vendit dhe nuk ka mundur të luftojë recesionin më të rëndë në mëse një shekull.

Analistët thonë se skandali korruptiv gjithashtu ka shkatërruar mbështetjen për klasën qeverisëse politike.

October 8, 2017 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*