Brazili, “tërmet 5 ballë”, zbulon edhe një tjetër “armë”

September 12, 2018 11:10

Brazili, “tërmet 5 ballë”, zbulon edhe një tjetër “armë”

 

Brazili i ka dhënë një leksion El Salvadorit në miqësoren e luajtur në mëngjesin e sotëm në Maryland të SHBA-ve. Në stadiumin “FedEx Field” të Landoverit, verdhejeshilët zbavitën 28 mijë spektatorë, duke u shënuar 5 herë amerikano-qendrorëve.

“Zbulimi” Richarlison

Richarlison nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur me kombëtaren e Brazilit dhe pasi debutoi në fitoren 2-0 ndaj SHBA, futbollisti i Everton shpalosi talentin e tij në fitoren 5-0 ndaj El Salvador ku luajti 90 minuta, shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë, që e shndërroi në gol Neymar.

Faktikisht ishte një ndeshje mes një ekipi elitar, të mirë vendosur nga Tite dhe një ekip të kategorisë inferiore, vendi i 72-të në klasifikimin e FIFA-s.

Richarlison spikati që në 15 minutat e para, kur fillimit fitoi penalltinë e shënuar nga Neymar, pas katër minutash lojë dhe më pas realizoi golin e dytë për “Selseao”.

Kur u mbush gjysmë ore lojë pati lavdi edhe për Coutinho, autor i golit të tretë, ndërsa pjesa e dytë pati të njëjtin refren me të parën, ku brazilianët shënuan edhe dy herë të tjera, pikërisht me Richarlison dhe Marquinhos.

a.s/dita

September 12, 2018 11:10
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu September 13, 04:11

    Cfare malli IDIOT keni per Brazilin, ka mundur thelle nje ekip legen sic eshte El Salvador qe ushqim kryesor kane “papusa”,. kjofiotore nuk eshte asnje tregues.
    Brazilin e pame shume mire ne Bateror Rusia 2018, qe iku me bisht ne shale dhe nuk la asnje gjurme pervec te shemtuares.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*