Braziliani Danilo Almeida Alves është i Flamurtarit

January 5, 2016 09:55

Braziliani Danilo Almeida Alves është i Flamurtarit

Pas një gjysme të parë të sezonit shumë negative, por me një mbyllje optimiste të sezonit, klubi i Flamurtarit ka nxituar të japë sinjalet e para pozitive në këtë fillim viti.

Kështu, teksa njoftimi për akordin e arritur me sulmuesin, Danilo Almeida Alves, zyrtarët e kuqezinjve kanë njoftuar sot mbërritjen e brazilianit në Vlorë. “Zyrtare : Ditën e sotme Danilo Almeida Alves i bashkohet Flamurtari Football Club dhe prej dites së nesërme do të filloj stërvitjen me grupin.

Suksese Danilo Almeida Alves dhe shpresojmë me këmbën e mbarë”, citon njoftimi i bërë në faqen zyrtare të klubit. Bazuar në historikun dhe statistikat e futbollistit, mësohet se Alves, lindur në 11 Prill 1991 (24 vjeç), është i gjatë 187 cm dhe gjuan me këmbën e djathtë.

Nuk ka qenë shumë i qëndrueshëm në karrierën e tij, duke ndryshuar disa ekipe, ndërkohe që sezoni i tij më i mirë është 2013-2014, ku ka luajtur për Atletico Sorocaba dhe në 12 paraqitje ka realizuar 6 gola, në kampionatin e Sao Paulos, Paulista A1.

Të tjera eksperienca për tu vlerësuar janë në Serine A Braziljane me Cricuman, ne Serine B me Bragantinon dhe me ekipe si Avai në kampionatin e Santa Catarina dhe Portuguesa në kampionatin Paulista. Ai është fitues në 2011-ën i kategorisë së tretë të kampionatit Paulista me ekipin e Penapolense!

January 5, 2016 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*