Braziliani Gilberto firmos me ekipin e Tiranës

January 17, 2014 16:57

Braziliani Gilberto firmos me ekipin e Tiranës

Tjetër përforcim për Tiranën. Klubi bardheblu ka vendosur të vendosë nën kontratë sulmuesi Gilberto, i cili gjendej prej disa javësh në provë te kryeqytetasit. Futbollisti brazilian duket se ka lënë të kënaqur trajnerin Magani dhe stafin teknik që i kanë ofruar atij një kontratë gjashtë mujore me opsion rinovimi për një tjetër vit. Gilberto mbërriti rreth dy javë më parë në kryeqytet dhe ishte brazilani i vetëm që i rezistoi provës duke u vendosur tashmë nën urdhrat e Maganit. Por Gilberto mund të mos jetë blerja e vetme nga jashtë vendit për Tiranën, pasi pritet dhe afrimi i një tjetër sulmuesi. Ai është Francis Kahata dhe vjen nga skuadra e kampionatit kenian, Thika United. Aktualisht Kahata ka luajtur dhe për përfaqësuesen e Kenias në eliminatoret e Botërorit Brazil 2014, ku ka shënuar dhe një gol në sfidën ndaj Nigerisë.

January 17, 2014 16:57
Komento

1 Koment

  1. danilo January 17, 17:35

    Me ne funde arom futbolli.Bravo TR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*