Bregu i përgjigjet Gjanës: Ti je gjithmonë me kryetarin e partisë

September 27, 2016 09:54

Bregu i përgjigjet Gjanës: Ti je gjithmonë me kryetarin e partisë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila kohët e fundit ka shtuar dozën e kritikave ndaj kreut të opozitës, ka folur për ‘ambicien e saj për të marrë drejtimin e PD-së’.

Një mendim të tillë ka hedhur ish-deputeti Jemin Gjana, Bregu u shpreh në një intervistë për “Ora News”  se, kjo është një pikëpamje që nuk qëndron.

“Nuk besoj se partitë politike dhe as PD janë të uzurpuar. Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike, i pari mes të barabartëve. E thënë ndryshe në këtë merak që paska Jemini se mos po i marrim partinë. Aq sa është “pronar” Lulzim Basha në PD, nëse flitet për koncepte pronësie, megjithëse nuk më duket se është korrekte, po aq jemi të gjithë. Pra jemi të gjithë aksionerë, është pronë e përbashkët, nuk është pronë e askujt”, u shpreh deputetja e PD-së.

Sipas Bregut, Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë. “Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë, nuk ka asgjë të keqe as këtu që të jesh gjithmonë në krah të kryetarit dhe nëse e mbështet tani… Unë besoj që çdo kryetar partie, sikurse secili nga ne ka nevojë të mendojë qoftë edhe sikur të jetë një ide që të mos jetë ideja që i kalon në kokë gjithë ditën apo një mendim tjetër. Gjithsesi, unë nuk e kam pasur kurrë konceptin e luftës së klasës si dikur, por jam që të bashkëpunojmë, të dialogojmë së bashku dhe të gjithë bashkë të punojmë për fitoren e së djathtës përballë kësaj mazhorance në zgjedhjet e 2017-ës”- tha Bregu.

Bregu e mbylli deklaratën e saj duke thënë se, “askush nuk mund të më bëjë me faj mua dhe nuk mund të lejoj askënd që të më bëjë të ndjehem keq për faktin sepse them ca gjëra që ekzistojnë”.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Gjana flet hapur kur thotë se këta persona po tentojnë t’ia marrin partinë Lulzim Bashës pavarësisht se ka bindjen se nuk mund t’ia arrijnë dot këtij qëllimi. Ai thotë se ata nuk kanë mbështetje në parti.

“Z.Selami dhe znj.Bregu kanë vënë në diskutim pozicionin e z.Basha si lidership i partisë. Duhet të kesh kryqe ta marrësh drejtimin e një partie. Madje duhet të kesh kryqe politike të forta”, shprehet Gjana.

September 27, 2016 09:54
Komento

1 Koment

  1. demo September 27, 10:19

    Ai ,para kryetarit,nuk quhet Jemin Gjana,por quhet Sali Berisha.Ti vertet sulmon kukullen,por mbeshtet animatorin.Prandaj Majlinda llastica,mos na shit poza therorizmi ketu,se na ngjethe mishte,na e bere lekuren kokrra-kokrra si misrok,na i ngjite qimet e kandarit perpjete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*