Bregu i përgjigjet Pollos: Nuk bëhem pjesë e asnjë makinacioni!

August 1, 2016 19:18

Bregu i përgjigjet Pollos: Nuk bëhem pjesë e asnjë makinacioni!

Majlinda Bregu i është përgjigjur kolegut të saj Pollo dhe disa mediave pranë PD që e projektonin si pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Ajo thotë se as i bie ndër mend të bëhet pjesë e ndonjë makinacioni dhe ndjen keqardhje për shpërndarësit e këtij lajmi.

Reagimi:

Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari “shpetimi”te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)…

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta.

Ajo qe di une, eshte qe s’jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.

Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej “kurorezimit ” te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri-tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!

Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.

Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t’ u rikthyer ne qeveri.

Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqeteson.

Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:

Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.
Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”.

August 1, 2016 19:18
Komento

3 Komente

  1. Andrea August 1, 19:40

    A moj Majlinda qe je pjelle e fantazmes se ketij vendi partise se Vicidolit kjo nuk diskutohet,por me qe sic thone vallha politika eshte kurve edheti e lot mire kete pozicion.Po harove moj kungulleshke kur i kercenonje te tjeret per ti varur ne palma apo i mbanje ison Xhozit qe pelliste “kapini per xhelesh e nxirini jashte”.Mbylleni gryken o ujqer qe ngelet duke shqyer kete popull me patriotizmin tuaj te flakte.Eksodi i mbare nje kombi te tradhetuar e percunduar nga nje politike shkateruse ju nxori ne drite ju llumin e ketij kombi te beni politiken qe e dini mjet per tu pasuruar por jo per te miren e kombit.

    Reply to this comment
  2. taksidari August 1, 20:46

    Si gjithmone,dinjitoze.Cdo dite e me shume po i shton vlerat vehetes,perballe “buRave” te “famshem” te politikes. Pergezime !

    Reply to this comment
  3. lulja August 2, 12:56

    A KA ME TE PAFTYR SE KODRA MBAS BREGUT..?????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*