Bregu: Konsensusi në Shqipëri, si historia e dy ujqërve me qengjin

September 30, 2014 10:46

Bregu: Konsensusi në Shqipëri, si historia e dy ujqërve me qengjin

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, thotë se konsensusi politik në Shqipëri duket si një mision pothuajse i pamundur.

Kjo, pasi sipas saj, politikanët shqiptarë mendojnë vetëm për pushtetin.

Bregu e ka shpjeguar konsensusin në Shqipëri, me historinë e dy ujqërve dhe një qengji.

Për të shpjeguar konsensusin politik, metaforë më të mirë sesa një metaforë që më kujtohej dje gjithë ditën, e Franklin, që thoshtë se konsensui është si të kesh dy ujq dhe një qingj, dhe së bashku të vendosin se çfarë duhet të hamë për darke, nuk ka.

Kjo është sfida që herë pas here na e bën të vështirë dhe të pamundur në Shqipëri që të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Ne na konsumon më shumë kohë shqetësimi për pushtetin sesa shqetësimi për shtetin europian që duhet të ndërtojmë dhe në rast se nuk do të shkëputemi nga ky mentalitet, kam frikë se ky proces, pavarësisht se nuk ka vetëm një kauzë dhe nuk varet vetëm nga ecuria e reformave në Shqipëri, por edhe nga gjeopolitika dhe vendimet e marra në BE për zgjerimin, por do të jetë rruga shumë më e gjatë.

Kjo,  nëse herë pas here bëjmë gjasme, bëjmë dy hapa para, shprehemi për konsensus dhe e prishim atë me pushtetin politik”, tha Bregu.

Deklarata e saj është bërë gjatë një konference për integrimin, ku ka qenë edhe ministrja Klajda Gjosha dhe disa ambasadorë.

September 30, 2014 10:46
Komento

4 Komente

  1. gjermani i fundit September 30, 11:24

    duket qe i lexon forumet e dy gazetave armike,se kjo e ujqerve me qengjin aty eshte permendur.

    Reply to this comment
  2. Kris September 30, 11:37

    Bregu dhe PD vetemashtrohen me respektin, lotet,per Berishen dhe per Bashen, te qenit kryetar te PD! Vetemashtrimi, eshte karakteritike e njerezve qe kane bere krime, po qe shpresojne se ,perendia do ti ndihmoje! Keta idiotet mendojne, se do ti ndihmoje Berisha.Jo 100.000,por s’ka me antare te PD ,se s’kane patur kurre,por kane ngelur nja 7.500 hajdute e kriminele te PD,militante me te shumtit.Ky vetemashtrim; eshte I rralle ne llojin e vet.T’ju rroje Berisha dhe ta beni pasterma per dimer !

    Reply to this comment
  3. Sokrat Marina September 30, 13:06

    Te te bejne politike,te degjosh keta qe per 8 vjet me radhe ,jo vetem qe nuk pyesnin se kish apo nuk kish opozite,po u majmen duke vjedhur, arriten edhe sa te vrasin njerez per pushtet,kjo qe canten e dores ka 2000 euro,kur shume e shume familje nuk hane me dite, mos rrofshim me asnje dite! Te degjosh nje person si Arben Ristani ,i denuar per mitmarrje po nga pushteti i Saliut, nje njeri qe nuk perfillte perfaqesuesit e opozites ne komisionin zgjedhor,nje njeri qe deformoi zgjedhjet ,duke futur flete votimi ,gjoja se jane hedhur ne menyre te gabuar,ku edhe me ligj quheshin te pa vlefeshme.. e ky person” pergjerohet”per demokracine,i vjen keq per popullin e Kavajes se u prish obelisku,nje shemtire,qe me shume i ngjante vesheve te lepurit ,kur i ngre nga frika ,pasi degjon te lehurat e qenit, keta batakcinje ,kerkojne qe te shfrytezojne kete rast per trubullira, Qajne PD-istet e shqupit ne Tirane,kurse Kavajsit i gezohen nje sheshi modern ne qytetin e tyre. Ai i quajturi Obelisk ,ishte vetem nje furce per te fituar Saliu. Kavajsit nuk e masin jetesen me ate obelisk vesh lepuri,por me investimet ne qytet……. Sa me shume te flasin keto figura ,aq me e urryer behet PD.-ja,

    Reply to this comment
  4. labinot September 30, 13:40

    Mblodhi gjithe anetaresine,qe te nxirrte mallin e qytetit studenti ne fillimet.Mitingjet qindra mijeshe ishin per shpresen,or malok,nuk ishin per ty.E jotja eshte kjo parti demokratike me 7500 anetare efektive,me kriminele burgjesh e birucash,me gazepe katundesh,me prostituta hajdute,femra ordinere dhe ca gastore ne fund per te treguar se vlen vetem per Estrade,o Sali Berisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*