Bregu: S’mund të kërkojmë konsensus, kur SHBA na thotë “propozimi është i papranueshëm”

July 15, 2016 20:38

Bregu: S’mund të kërkojmë konsensus, kur SHBA na thotë “propozimi është i papranueshëm”

Deputetja demokrate Majlinda Bregu vijon që të kritikojë qëndrimin e mbajtur nga lidershipi i PD-së në lidhje me reformën në drejtësi.

Ndonëse e cilëson si “tallje” qëndrimin e kryeministrit Rama me shqiptarët për këtë çështje, Bregu thotë se PD nuk mund t’i kërkojë konsensus Ramës për një propozim që ambasadori Lu thotë është i “papranueshëm”.

Komenti i plotë: 

“Unë mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptarët!

Propozimi i tij i “ri” dje është një provokim ekstrem ndaj opozitës dhe qëndrimi ynë s’mund të jetë kaq pasiv.

Ne s’mund të vazhdojmë të kërkojmë konsensusin e Edi Ramës, ndërkohë që SHBA përmes ambasadorit Lu na thotë: propozimi është i papranueshëm. Ne s’mund të lejojmë që kjo tallje e re e Kryeministrit të vazhdojë si avaz i ri i këngës së vjetër, ndërkohë që edhe më i durueshmi nga të gjithë ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me të gjithë dhe refuzues ndaj talljes së Edi Ramës! Në këto kushte, ne duhet ta sfidojmë Kryeministrin me një propozim konkret dhe të pranueshëm nga SHBA.

Pastaj të shohim se për sa presje do nxjerrë bishta njeriu që po fiton padrejtësisht kredon si i përvëluar për reformën në drejtësi!

Me këtë rast shpëtojmë nga “murosja” edhe dy krerët e Partive dhe shpëtojmë edhe ne nga një legjendë e re Rozafe brenda mureve të Pallatit të Kongreseve…

July 15, 2016 20:38
Komento

3 Komente

  1. logjika July 15, 20:49

    Po mire moj Majlinda, sa kohe do mendohi ju te shpetojme ne? Mos u bej dhe ti ortak me Lulezimin e Ogertin (saliu sufler nga mbrapa), por fol nje here seriozisht si e ke zakon. Mo po pse keni kaq frike te votoni reformen, kur vitin tjeter pretendoni se do jeni ne pushtet? Votoni reformen e lereni llafet terr-terr vajtet kaq kohe. Keni kurajo civile ju si njerez apo keni ngelur ne breket e saliut edhe ne krevatin tuaj. Behuni pak burra apo gra se keshtu mbase u mbeshtesi ca qe kane armiq pjesen tjeter, por mbase ju nuk keni shume armiq shqiptare

    Reply to this comment
  2. TLN July 15, 21:51

    Ne historine e PD-se nuk ka as edhe nje gje te vetme qe te kete qene e pranueshme per popullin shqiptar. Sot qe edhe te huajve u duhet te njohin Berishen e vertete me ne fund e kuptojne se sa i felliqur eshte dhe sa te papranueshme jane mashtrimet e tij.

    Reply to this comment
  3. mir July 15, 23:30

    propozimi seshte tallje per shqip. problemi miratimit te ref. ne drejtesi eshte per ata qe grabiten, vodhen, degjeneruan shperdoruan,shkateruan, abuzuan,vendin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*