Bregu: Rama bllokon statusin me ç’ka në dorë

Redaksia Online December 13, 2012 15:25

Bregu: Rama bllokon statusin me ç’ka në dorë

Maxhoranca vazhdon të fajësojë opozitën për dështimin e statusit për herë të tretë. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se kreu i opozitës, Edi Rama, nuk voton tre ligjet e caktuara si kusht, pasi ka frikë nga humbja e zgjedhjeve.

“Parlamenti Europian miratoi sot rezolutën ku shprehet se Shqipërisë i duhet dhënë statusi pa vonesa, me kusht votimin e tre ligjeve. Të gjithë janë pro Shqipërisë dhe për këtë i falënderojmë. Rama është kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njëlloj si diktatori izoloi shqiptarët, ashtu edhe Rama izolon nga frika e humbjes së zgjedhjeve. U lut që statusi të lidhej me zgjedhjet, por Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian tha se statusi i vendit lidhet me 3 kushte dhe se zgjedhjet lidhen me hapjen e negociatave. S’ka garanci ligjore në botë që ta bindë. Ai është i bindur për humbjen e radhës, sot sërish opozita shqiptare bllokon këto kushte duke bërë ç’ka në dorë”, tha Bregu.

 

 

Redaksia Online December 13, 2012 15:25
Komento

1 Koment

  1. namik December 13, 21:23

    Mikesha e Artur Koko, ambasadorit qe kalon sa nga misioni BE ne NATO dhe anasjelltas

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim