Bregu thumbon Bashën për protestën e 18 shkurtit

February 16, 2017 18:55

Bregu thumbon Bashën për protestën e 18 shkurtit

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thumbuar sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, kësaj herë për protestën e 18 shkurtit.

Bregu ndoshta nuk ka besim tek ajo që do arrijë protesta, ndaj edhe thotë: Uroj që protesta të mos mbarojë në datë 18, po të ngrejë çështje që qytetarët i kanë paraprirë edhe më mirë se opozita”.

Deputetja komentoi edhe ndër të tjera akuzuat që i janë bërë ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu, në punët e brendshme të institucioneve shqiptare, siç ishte rasti i Kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili deklaroi publikisht se ndjehej i shantazhuar prej tij.

“Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi. Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre. I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin. Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”,- tha Bregu duke lënë të nënkuptohet se ndërhyrja e një diplomati të huaj duhet të jetë më e vogël, në punët e brendshme të një vendi.

Deputetja ngriti edhe shqetësimin e zgjedhjeve, kur tha se “qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR”. Sipas saj, i takon qeverisë të japë garanci që nuk do preket vota e shqiptarëve.

February 16, 2017 18:55
Komento

3 Komente

  1. Spartaku February 17, 12:41

    Majlinda! Si e ke Salin me shendet?.Shko beji pak freski,se edhe ne keto dite te ftohta,ai ka vap nga i nxehti i vetingut.

    Reply to this comment
  2. dashamires February 17, 13:26

    ” Filma me diversante ” thote Majlinda nga Amerika, thote dhe Ditmir Bushati ne Tirane te pyetur per te njejten gje. Rastesi?

    Reply to this comment
  3. M.Hajati February 17, 13:39

    Z.Bregu!

    Nuk ma merr mendja qe te kesh nji fotografi ma te bukur se kjo.
    Ju ketu me krijoni fantazine si nga pamja ashtu dhe nga permbajtja jeni e persosur dhe deshiroje ta ruani me shume kujdes ne gjithe jeten Tende.
    Suksese ne detyren qe mbani por edhe te reja ma me pergjegjesi.
    Mendoj!Jeni e sukseseshme per cdo detyre qe ju afrojne demokratikisht nepermjet votes qe e meritoni pa diskutim ne menyre absolute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*