Bregu: Vettingu? Fund i aventurës së politikanëve të betuar kundër tij

June 17, 2017 17:07

Bregu: Vettingu? Fund i aventurës së politikanëve të betuar kundër tij

Deputetja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu e ka cilesuar nje vote historike ate te kuvendit, qe i dha fund zvarritjeve per muaj te tere. Permes nje statusi ne rrjetin social ne Facebook bregu theksoi se ky eshte fundi i aventures politike per ata persona qe betoheshin kunder tij.

Ja komenti i plote i zonjes Bregu në Facebook:

Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!
Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.

June 17, 2017 17:07
Komento

1 Koment

  1. MH June 18, 16:07

    Pershendetje z.nonxhobonxho nga Majlinda Bregu.

    Vettingu? Fund i aventurës së politikanëve të betuar kundër tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*