Bregu: Vizita e McAllister rrit shanset për kompromis

April 20, 2017 16:00

Bregu: Vizita e McAllister rrit shanset për kompromis

 

Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu, shpreson qe negociatori David McAllister, Kryetari i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, te ndihmoje arritjen e një kompromisi mes mazhorances dhe opozitës.

Bregu ishte pak dite me pare ne Bruksel, ku mes te tjerëve takoi edhe McAllister, me të cilin bisedoi për situatën në vend e për kërkesat e opozitës.

“Besoj se do te jete shume mire edhe vizita e Kryetarit te Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian McAllister. Nuk kam takuar vetëm atë ne Bruksel, kam takuar edhe shume miq e partnere te tjerë ne komision jo vetëm te Partive Popullore, por sigurisht edhe nga Komisioni e Parlamenti Europian, por edhe nga Këshilli. Dhe le te shpresojmë qe me mbërritjen ne date 25 ne Tirane, se bashku me raporterin per Shqipërinë Fleckestein, mbase edhe zoti Eduard Kukan do t’u bashkohet, do te shohim se si do te zhvillohen dhe nëse sigurisht do te arrijnë duke respektuar edhe kërkesat e palëve ne arritjen e një kompromisi”, tha Bregu.

Por a rrezikon të refuzohet si negociator David McAllister? Për Bregun, faktori ndërkombëtar është i rëndësishëm për të ndihmuar palët të arrijnë një marrëveshje.

“Te them te drejtën unë nuk mendoj se Shqipëria është ishull dhe as nuk mendoj se ne një proces partneriteti sikurse Shqipëria është duke qene pjese e strukturave te NATO-s, njëkohësisht ne procesin e anëtarësimit ne Bashkimin Europian, ne kemi luksin qe ta shohim veten sikur kemi nje force për t’i zgjidhur problemet tona, ndërkohe qe realisht kemi treguar qe kemi me shume ego sesa dëshire për te zgjidhur situatat. Per me tepër qe besoj shume se dy nga kërkesat kryesore qe ka opozita sot sikurse është zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, por edhe pjesa e dekanabizimit ose pjesa e luftës kundër drogës, sidomos kohet e fundit e muajt e fundit janë ne kujdesin edhe te vëmendjes se ndërkombëtareve dhe nuk besoj se janë pak. Prandaj do te ishte shume mire qe ne këtë proces te ruajtjes dhe mbajtjes se partneritetit me këdo qe mendon se Shqipëria e meriton kur ka plotësuar te gjitha detyrimet per te qene vend anëtar i Bashkimit Europian, t’i japim gjithkujt mundësinë edhe kur nuk jemi te zote vete siç e kemi treguar per te na ndihmuar, mbase kthjellohemi te gjithë me shume”, tha deputetja demokrate për Vizion+.

 

Ditën e marte, David McAllister do te mbërrije ne Tirane dhe faktori ndërkombëtar po punon per te hartuar nje dokument, i cili t’u vendoset palëve ne tavoline e te shërbejë per arritjen e nje marrëveshje.

April 20, 2017 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*