Brenda apo jashtë BE –së? Britania mban sot referendumin

June 23, 2016 09:19

Brenda apo jashtë BE –së? Britania mban sot referendumin

Britania e Madhe mban sot referendumin historik, që do të vendosë nëse vendi duhet të qëndrojnë ose jo pjesë e Bashkimit Europian. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 22:00, me orën lokale.

Rreth 46,499,537 persona pritet të marrin pjesë në votime, një numër rekord sipas BBC.

Ky është referendumi i tretë në historinë e Britanisë dhe vjen vetëm pas 4 muaj fushatë mes atyre që janë pro qëndrimit në Union dhe atyre kundër.

Pyetja të cilës do të duhet t’i përgjigjen britanikët është: “A duhet të qëndrojë Mbretëria e Bashkuar anëtare e Bashkimit Europian apo duhet të largohet nga Bashkimi Europian?”

Kahu që merr më shumë se gjysmën e votava konsiderohet fitimtar.

June 23, 2016 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*