Brenda çerdheve ku ra zjarr/ Zbardhet mekanizmi, si hynë autorët brenda dhe i vunë flakën

August 22, 2018 16:29

Brenda çerdheve ku ra zjarr/ Zbardhet mekanizmi, si hynë autorët brenda dhe i vunë flakën

Zjarret në çerdhen nr. 14 dhe nr. 16 në Tiranë, që përveç dëmeve materiale që shkaktuan, ndezën edhe debatin e ri në politikën shqiptare, duket se kanë qenë të qëllimshëm.

Ndërkohë që pas 2 zjarreve është vënë në pikëpyetje siguria e ofruar nga bashkia e Tiranës për çerdhet dhe kopshtet, hetimet paraprake nga ekspertët zjarrfikës kanë nxjerrë se zjarret janë vendosur nga individë që kanë hyrë në mjediset e tyre, nga dritaret.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga brenda çerdheve.

 

Kjo është fotoja e dritares së çerdhes nr.14. ku dallohet qartë se xhami është i thyer. Shërbimi zjarrfikës i Tiranës , në një raport ka shpjeguar se autorët nëpërmjet një shkalle druri kanë thyer xhamin e dritares së ambientit të gatimit të çerdhes dhe kanë tentuar t’i vënë zjarrin.

Teksa kanë dështuar në këtë tentativë, dera është hapur me forcë dhe autori ka dëmtuar tubin përcjellës të gazit të njërës prej bombolave duke bërë që ambienti të mbushet me gaz. Pasi ajri u ngop me gaz ka ndodhur shpërthimi që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Edhe zjarrin e së martës në çerdhen nr. 16 në rrugën “Nikolla Tupe” megjithëse policia në krye të herës e quajti aksidental, ekspertët zjarrfikës e konsiderojnë të qëllimshëm.

Në momentin kur çerdhja u përfshi nga flakët njëra nga dritaret e saj ka qenë e hapur, nga ku dyshohet se ka hyrë autori i zjarrvënies. Në total në çerdhe pati 4 vatra zjarri në distancë të largët nga njëra-tjetra. Një prej vatrave të zjarrit ka qenë në frigorifer i cili nuk është djegur plotësisht.

Ekspertët shpjegojnë se në rast të një zjarri aksidental vatra është vetëm një dhe automati bie, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur.

Po ashtu në raste aksidentale frigoriferi digjet nga zona e motorit dhe zjarri depërton lart, ndërsa në këtë rast zjarri ka nisur nga lart dhe pajisja është djegur pjesërisht. Dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme forcohet edhe më tej kur në dhomën e fjetjes së çerdhes është djegur edhe një shtrat i cili është në distancë disa metra nga frigoriferi.

Për të dy rastet e zjarrit në çerdhe materialet janë referuar në prokurori për zjarrvënie të qëllimshme dhe po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve.

o.j/dita

August 22, 2018 16:29
Komento

8 Komente

  1. demo August 22, 17:02

    Hetoni cila sanitare,kuzhuniere,edukatore eshte larguar nga puna.2-cfare konfliktesh ka brenda kolektivit.3-a ka keqtrajtime te femijeve nga personeli.4-A ka pasur vjedhje te ushqimeve?5-Ka ndonje rrugac ndertues biznesmen,qe i ka vene syrin territorit te cerdheve per te ndertuar pallat?

    Reply to this comment
  2. info analitike August 22, 17:14

    Po mire more shoke sa versione keni dhene deri me tani per kete ngjarje? E kuptoni qe kur genjeni vazhdimisht humbni besimin me keq se bariu me ujkun.

    Reply to this comment
    • Laert August 22, 20:49

      @info dambllase,
      Info-leshi pse ben sikur skupton. Eshte versioni ndryshe i tritolit ne shtyllat e tensionit qe ka aplikuar perhere banda e talebaneve me urdher te atit tend shpirteror Saleh Brekeskisha alias Qoftelargu.

      Reply to this comment
  3. Politikanet shqiptar jane bandit nuk duan Shqiperine jane Vampire! August 22, 17:16

    Shqiperia drejtohet nga bandat politike me self ne Tirane dhe nuk ka shpetim nga ky sundim Barbara dhe gllaberues

    Reply to this comment
  4. Lul kastraveci pa fara August 22, 17:31

    Jane ushtaret e saliut nga mamurasi qe mezi po presin shtatorin ti vene flaken Shqiperise me urdher te lulhollandezit.
    Vet luli i ka siguruar femijet ne holande,ketu bene lufte edhe me femijet.

    Reply to this comment
  5. Shtaza Mark Ujk August 22, 21:17

    Vetem keshtu , me zjarr dhe hekur , mund t`i ndalet hovi Erion Veliajt , qe me gjithe kete pune marramendese ne jeto tre vjet , ua nxori bojen Shqupasve , qe po cahen nga marazi per te ndalur cdo ndertim e ndryshim per mire te Tiranes . Ne se do te lejohet te punoje i qete Erion Veliaj , nuk dihet se sa mandate do te qendroje ne ate detyre , dhe …. , belaja eshte se ai ka moshe te re dhe me shtimin e pervojes , rritet edhe rendimenti i punes . Keto e kane bere me dhimbje koke shpellarin serb te Vicidolit dhe kelyshin e ri te UDB-se Lulushen ! Autoret e zjarreve kerkojini tek banditet e falangave me emrin e Azem Hajdarit , ne Mamurras ! Jane vetem paralajmerim per ato qe mendojne te kryejne ne shgtator e ne vijimj , sipas direktivave te shpellarit !

    Reply to this comment
  6. Popull i thjeshte August 23, 01:27

    I organizon grupi Sali Basha Like Mona se jane zgjedhjet lokale.Njehere e njekohe hidhnin shtyllat e tensionit ne ere.

    Reply to this comment
  7. Selua August 23, 06:39

    Nga njoftimet e mediave, në çerdhen 16(ngjitur me zyrat e Minibashkisë 5), zjarri ka qënë të martën në darkë(ditë pushimi) kur punonjëset janë larguar që të HËNËN. Pra më shumë se 24 orë më parë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*