Brenda gushtit do lirohen personat që ndërtuan pa leje deri në 10 prill të 2014-s

August 5, 2015 20:06

Brenda gushtit do lirohen personat që ndërtuan pa leje deri në 10 prill të 2014-s

Brenda gushtit të gjithë ata që po vuajnë dënimin me burg ose janë në ndjekje penale për shkak se janë kapur duke ndërtuar pa leje deri në prill të vitit 2014, do të lënë qelitë. Presidenti Bujar Nishani i është bashkuar vullnetit të përbashkët të mazhorancës dhe të opozitës për miratuar ligjin për amnistinë. Më konkretisht, ligji parashikon dhënien e amnistisë për të gjithë të dënuarit për ndërtim të paligjshëm në tokën e tjetrit dhe atë shtet.

Ndërkohë që përcaktohet se në nenin 5 të ligjit nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të ndërtimit të paligjshëm parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, në rastet kur vepra penale në fjalë është kryer jo më vonë se data 10 prill 2014.

Ligji

Sipas përcaktimit ligjor të mëparshëm, personat që kanë ndërtuar pa leje rrezikojnë të dënohen nga gjoba deri në pesë vjet burg. Por me ndryshimet e propozuara nga deputetët Nard Ndoka dhe Kozma Dashi (PD) dhe ish-deputetes së LSI-së Miranda Rira, në këtë amnisti përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe ata që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit.

Nga amnistia pritet që të përfitojnë ata persona që janë dënuar apo proceduar penalisht për ndërtime pa leje dhe që ndërtimin e kanë bërë para 10 prillit të vitit që lamë pas dhe e kanë ngritur objektin në tokën e tjetrit apo atë publike. Sipas deputetëve, ligji aktual u mundëson amnisti personave që janë proceduar kur kanë ndërtuar në tokën e tyre, por përjashtime bëhet në rastet kur objekti është ndërtuar në pronë shtetërore apo të dikujt tjetër. Prandaj, kanë kërkuar që edhe këta të fundit të mund të amnistohen. “Në një formë të thjeshtëzuar mundet të thuhet se, nëse civilisht ndërtimin pa leje e “amnistojmë” pavarësisht se kush është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, penalisht ne e amnistojmë këtë ndërtim vetëm kur ai është bërë në tokën e personit që e ka bërë ndërtimin e paligjshëm.

Nuk e amnistojmë penalisht ndërtimin pa leje (me ligjin aktual) në rastin kur ai është bërë në tokë të tjetrit apo në tokë publike”, shprehen deputetët në relacionin e draftit. Ata kanë shpjeguar se ka një moskoordinim të ligjit për legalizimet dhe Kodit Penal. Deputetët kanë argumentuar se pavarësisht se ligji jep mundësi që ndërtesa të legalizohet edhe kur është në tokë shtetërore apo të tjetrit, Kodi Penal e dënon ndërtuesin. Sipas tyre, për këtë arsye do të ketë edhe një diferencim të amnistisë.

 

 

August 5, 2015 20:06
Komento

2 Komente

  1. E drejta August 6, 09:08

    Po ndertimi do t’u legalizohet? Po demin qe i eshte kryer pronarit te tokes, qofte ky individe apo shtet, kush do ta paguaje? Apo vete pronari si gjithnje? Amnistine le ta perfitojne por duke paguar deri ne nje demin e shkaktuar, e jo te perfitojne bashke me amnistine dhe pronesine e ndertimit pa leje duke e bere akoma me lemsh zgjidhjen e problemit te pronave.

    Reply to this comment
    • daku August 6, 11:27

      Hahaha, mos ke gje ndonje fije shprese se ky vend do behet ndonjehere? Anarshi ka qene dhe me keq do behet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*