Brenda Piramidës, qytetit të braktisur sovjetik

April 17, 2019 11:34

Brenda Piramidës, qytetit të braktisur sovjetik

I braktisur 29 vjet më parë, qyteti Pyramiden ose Piramida ndodhet në skajin më verior të botës.

Fotografi Jan Erik Waider ka fiksuar përmes aparatit të tij, boshllëkun e Piramidës, një qyteti të braktisur rus, nga epoka e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ndodhet në arkipelagun e Svalbardit.

Frymëzimi për emrin e qytetit kuptohet kur shikon lart mbi minierat e qymyrit. Maja e lartë e malit duket vërtet si një piramidëQyteti është një dëshmi e asaj që Bashkimi Sovjetik donte të ofronte në Arktik nëse komunizmi do të funksiononte, gjë që nuk e bëri.

Ndërtesat e shkretuara dhe malet që rrethojnë qytetin, dikur qendër e industrisë sovjetike të minierave, arrijnë gjithsesi të tregojnë se deri para 20 vitesh aty ka pasur jetë.

Në pikun e aktivitetit, aty banonin 1000 vetë, të cilët kishin madje edhe një pishinë për t’u relaksuar, fusha sportive dhe një tufë lopësh.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada që kur aty nuk ka shkelur më këmbë njeriu, arkitektura dhe infrastruktura janë ruajtur për bukuri duke vërtetuar se me sa shumë mund duhet të jetë ndërtuar qyteti.

j.l./ dita

April 17, 2019 11:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim