Brenda shkollës më të shtrenjtë në botë

September 10, 2018 19:53

Brenda shkollës më të shtrenjtë në botë

 

Është nga ato shkolla ku prindërit i shoqërojnë fëmijët me helikopter, aty ku pasditeve bëhet ski e ku Phil Collins jep koncerte. Ah.. ka gjasa që disa nga shokët e shkollës të bëhen sundues të botës, në një farë mënyre apo në një tjetër.

Themeluar në vitin 1880, Instituti Le Rosey në Zvicër, është shkolla me konvikt, më e shtrenjtë në botë. Pagesat shkollore janë ekuivalente, me 180,000 dollarë në vit. Kampusi kryesor i shkollës ndodhet në Rolle, me ndërtesa të përqendruara rreth një kështjelle që daton qysh në Mesjetë. Aty ndodhet gjithashtu një kampus dimëror në fshatin piktoresk të Gstaadit. Nga kjo shkollë kanë dalë Duka i Kentit, Princi Rainier i Monakos dhe Mbreti Albert II i Belgjikës, së bashku me familjen Rockefeller dhe Rothschilds. Por jo vetëm kaq, fëmijët e Elisabeth Taylor u shkolluan aty, së bashku me John Lennon dhe djalin e Yoko Ono-s, Sean. Gina Rinehart dërgoi vajzat e saj Hope and Ginia në Le Rosey, dhe aty Gina takoi ish-partnerin e saj, Ryan Johnston, djalin e Bruce Johnston.

Por çfarë ka në atë shkollë, që gjithë elita e botës i vete nga pas?

Në vitin 1999, Paul Klebnikov shkroi një artikull ndoshta me ironi për Forbes: Është më e shtrenjta në botë sepse stafi pastron dhomat e fëmijëve, u shërben individualisht në tavolinë, madje u mbledh edhe çorapet që hedhin sa andej këndej”. Në vitet 1984, fëmijëve iu referoheshin si skllevër për shkak të rregullave të forta dhe mësimeve me volum e me kalimin e viteve gjërat u lehtësuan paksa.

Në vitin 2015, dy ish-studentët australianë të shkollës Le Rosey, Michelle Santoro dhe nipi i Harold Holt, Robert Holt, ndanë përvojat e tyre. Santoro kujton një shok klase nga Arabia Saudite që i çonte qentë në Afrikë vetëm për të bërë stërvitje.  Ajo kujton edhe djalin e Roger Moore: Ndihesha o zot, si James Bond grua, djali i Roger Moore ishte në shkollë dhe e shihja gjithë kohën. E ndërsa Rober Holt e përshkruan si ferr. “Melbourne Grammar është një nga shkollat ​​më të mira në Australi, por në Le Rosey nuk kishte qejf. Kishte shumë gjëra të cilat nuk i bëje dot. Kishte mësues që flisnin gjashtë gjuhë sikur të ishin gjuhët e tyre amtare, njerëz të sofistikuar e ndërsa vajzat, me minifunde e çorape të gjata. Ishte pak e frikshme, por sigurisht që mbetet një shkollë ku mund të shkosh nëse do të mësosh”.

Ndërkohë, Telegraf  botoi një histori këtë vit, ku një grua australiane me emrin Annabel kujtoi kohën kur punonte atje, por jo si mësuese. Ndodhesha jashtë portës teksa pashë një helicopter duke iu afruar fushës së futbollit të djemve. Ishin dy prindër rusë që kishin sjellë djalin. Nuk e di pse u habita, por pasuria e tyre u dukej në fytyrë. Në fundjavë mund të marrësh dhoma me qira në Gstaad, aty nuk ke mbikëqyrje nga mësuesit apo të rriturit.  Në faqen zyrtare të shkollës, ka shumë informacione rreth jetës së përditshme të studentëve. Ka 120 mësues  për 420 studentë. Klasat janë në anglisht dhe frëngjisht dhe ekzistojnë gjithsej 20 gjuhë ku ti zgjedh atë që dëshiron. Sportet variojnë nga golfi, kalërimi, ski etj. Ka një sallë koncerti ku kanë kënduar jo vetëm  Phil Collins, por edhe Orkestra Filarmonike e Londrës. Në minutat e pushimit nxënësve iu ofrohet çokollatë e nxehtë./ Burimi: Mamamia,në shqip nga Tiranapost.

 

l.h/ dita

September 10, 2018 19:53
Komento

1 Koment

  1. Sokol September 11, 09:21

    Si njuk e ka zbuluar akoma Monika, dhe hajdutet e tjere shqipetare, qe te coje ata deficentet e tyre ne kete shkolle, se parate nuk i mungojne.
    Por ndoshta ketu nuk mjaftojne vetem parate, duhet qe edhe femijet te mesojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*