Bretkosat e Thanos dhe akrepat e qeverisë

April 24, 2018 12:40

Bretkosat e Thanos dhe akrepat e qeverisë

Genc Burimi*

I dashur miku im Adrian, i nderuar Kryeredaktor,

Stili yt më ka tërhequr gjithmonë këtu e 15 vjet që kam patur nderin dhe fatin të bashkëpunoj me ty. Ke artin e veçantë të thuash shumë gjëra me pak fjalë. Edhe ky shkrim yt i fundit që e titulloje “Tre burra, tri pyetje dhe bretkosat brenda Vettingut” nuk bën përjashtim. Tregove aty një proverb fare të shkurtër afrikane por që i përshtatej më së miri idesë që kërkon të mbështesësh. Nuk e mohoj që qesha kur e mbarova duke i thënë vetes po ku shkoi e gjeti dhe këtë. Kaq për stilin.

Do ma lejosh tani një vërejtje miqësore mbi përmbajtjen. Dhe fatkeqësisht , unë s’kam talentin tënd, të them në pak rreshta, një maksimum gjërash. Do mundohem të mos jem shumë i gjatë.

***

Të kërkoj fillimisht ndjesë se kam kohë që nuk shkruaj në gazetën tënde ndonëse e ndjek rregullisht. Dhe ndoshta arsyen e gjen pikërisht në këtë shkrim proverbial tëndin që jam duke komentuar ose ri-interpretuar sipas kutit tim. Kur Rama fitoi zgjedhjet me 2013 më kujtohet asokohe “përplasjen” e parë dhe të vetme ideore që patëm bashkë.

Ti i mëshoje idesë, dhe sot me duket  fare e drejtë, se Rilindja nuk duhet të humbiste asnjë ditë më tepër dhe se duhej të ndërmerrte si masë të parë ndëshkimin e të paprekshmëve. Në krye të listës, ti, dhe opinionistë të tjerë në Dita, vinit Sali Berishën, si simbol i rrënimit ekonomik, moral dhe social të Shqipërisë të cilën e trajtoi si plaçkë të vetes, si mejhane të klanit të tij, të kuçit e maçit të tij. PS-ja kishte shpallur gjerë e gjatë në fushatën e 2013-s sloganin premtues “fundi i pandëshkueshmërisë” .

Ju te Dita me të drejtë kërkonit jo vetëm realizimin e këtij premtimi pas fitores së PS-së, por dhe shumë, kërkonit që ky premtim të bëhej detyra e parë e shtëpisë së Qeverisë së re socialiste. Ju të Dita-s, kërkonit, edhe një herë ju jap këtu shumë të drejtë, që përpara se qeveria Rama 1 të merrej me vendosjen në zyrat e administratës të portretit të Ismail Qemalit si masë e parë e saj, ajo të fokusohej me prioritet tek portreti i Sali Berishës që ta shihnim një herë e më parë pas hekurave të burgut. Më kujtohet se në ato momente, unë t’u kundërpërgjigja po në Dita, se populli shqiptar në këto ditë të para të alternancës së shumëpritur politike, nuk ka nevojë nga Rilindja për një gjueti shtrigash, por për politika urgjente zhvillimi për ta nxjerrë këtë vend nga skamja e paturpshme që dominon në shumë rrethe edhe 25 vjet pas rënies së komunizmit.

Më kujtohet se të shkruaja që, Saliu në burg do u ngrohë shpirtin shumë shqiptarëve, por barkun nuk do ua mbushë më tepër. Urgjenca për Rilindjen ishte të fitonte betejën e zhvillimit dhe jo të hakërrimit, se kjo çështje nuk i takonte asaj por një sistemi drejtësie profesional, indipendent, të pakapur që Rilindja duhej të ngrinte por që do merrte kohë. Kishim një debat të vërtetë dhe ta njoh këtë virtyt të promovimit të debatit që s’e ke neglizhuar kurrë në çdo media që ke drejtuar.

Si përfundim, në fund të mandatit të parë “Rilindja” nuk arriti rezultate as me sfidën e pasurimit ekonomik të popullit shqiptar dhe as me atë të burgimit të përgjegjësve të shkatërrimit të aspiratave për një jetë të denjë të popullit shqiptar. Për mua konkluzioni diktohej kështu vetvetiu nga dështimi i mbarë kësaj klase politike, të vjetrit e të rinjtë bashkë. Të falënderoj që ditën para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 më botove shkrimin me titull “Fuori mascalzoni”. 8 vjet rresht pas Berishës dhe 4 vjet pas Rilindjes, njeë pjesë e mirë e shqiptarëve të njëjtën gjë mendonin, të gjithë politikanët një turinj paskan, mendojnë më shumë për pushtet se sa të luftojnë padrejtësitë. Siç e shkruan në një libër të fundit edhe ish-kongresmeni amerikan dhe lobist i shquar pro-shqiptar Xhozef Dioguardi . “(Politikanët shqiptarë) janë mafiozë. Atyre nuk u intereson asgjë për popullin, por vetëm paratë, pushteti, fuqia. ”

Më jep shkas kjo hyrje e gjatë, për të hyrë në tematiken e shkrimit tënd të fundit në formë proverbe. Një shkrim i qartë satisfaksioni. Atë që ti prisje me padurim që prej 2013, më në fund po e sheh të zbatohet. Vetingu, reforma në drejtësi po u bën t’u dridhen leqet Berishës & consort, është mesazhi yt. Drejtësia vonon por nuk harron. Jo vetëm kaq, por dhe të doje të harroje, ajo nuk mundet sepse sensi i ndëshkimit është në genet e saj, në adn-në e saj. Nga ku dhe imazhi i akrepit që ti e sjell me aq finesë, që është i predistinuar të pickojë deri në eliminimin e viktimës edhe sikur nga ai gjest, akrepi mund të lerë dhe ai lëkuren e tij.

Kush është akrepi? Drejtësia thua ti, por një fragment shumë i veçantë i drejtësisë. Në fakt, është një homazh i jashtëzakonshëm që ti i bën me këtë fabul ambasadorit Lu, nëse e kuptova mirë moralin e fabulës tënde. Një tezë kjo që mbrohet po me aq forcë dhe nga Spartak Ngjela. Po ky i fundit, shpesh në marrinë e tij epistolare me statuset e panumërta që shkruan për të lartësuar Daj Samin dhe ambasadorin Lu, ka të paktën kthjellësinë të kërkojë që fshesa e drejtësisë të mos kursejë asnjë nga këta birbo që na kanë vjedhur e sunduar (Berisha dhe kompani) dhe që po na vjedhin e sundojnë (Rama e kompani). Këtë fren dore përballë qeverisë aktuale që ti e mban gjithmonë ngritur, që unë s’e kuptoj. Duke mos i “larë hesapet” me ish-qeveritarët gjatë mandatit të tij të parë, Rama pashmangshmërisht bën edhe ai tani pjesë në kastën e ish-qeveritarëve që duhet të japë dhe ai llogari.

Shënjestrimi që ti vazhdon t’i bësh vetëm Sali Berishës pa parë se të tjerë fidanë të mbrapshtë kanë lindur gjatë kësaj kohe, të çon drejt një forme obsesioni që s’ngjan me ty dhe me shpirtin tënd humanist. Per ironi te fatit , diten kur ti boton shkrimin tënd « Tre burra… brenda Vettingut » domethene Llalla, Meta dhe Berisha ne daren e akrepit Lu , po kete dite gazeta jote, si per ironi te fatit boton lajmin e FMN-se sipas te cilës qeveria Rama po e ben e balte me koncesionet te cilat me shume e vjedhin popullin sesa i kryejnë shërbime (shkrimi me titull “FMN: Shqipëria, më e zellshmja me PPP-të.”).  A s’do ishte po aq e dobishme Adrian, te gjeje edhe një proverb tjetër në mbështetje të këtij realiteti kaq te hidhur që po përjetojnë shqiptarët, dhe që po ta përkthej kështu një Berishë bie, dhjetëra te tjerë ngrihen? Unë e kërkova një proverb të tille por s’gjeta. Si kompensim,  transformova ne titullin e shkrimit tim mesazhin e shkrimit tënd. Është e vërtetë qe akrepi është i papërmbajtshëm.

Po ndjehu afër një gjah, ai do t’i vërsulet si i babëzitur ta pickoje pa parashikuar pasojat ku mund të lërë dhe ai vetë kokën.  Është proverb fantastik , por për mua, pikërisht për të etiketuar këtë klasë politike të Shqipërisë. Bëhen të mirë sa janë në opozitë. Bëjnë lajka dhe premtime sa janë në opozitë, lypin në gjunjë votën për të kaluar nga opozita në pushtet, tamam si akrepi ne proverbin tënd, kur i lutej me dorë në zemër bretksosës ta kalonte në kurriz ne bregun tjetër. Por sapo mbërrijnë në pushtet, të gjithë të njëjtën fytyrë dhe instikt kanë, ate të akrepit, si t’i hynë me darën e tyre vrastare pronës publike.

Po të citoj ty ne dialogun midis bretkosës dhe akrepit “Ç’bëre i tha bretkosa, tani do vdesim të dy. – E di, tha akrepi, po nuk kam ç’bëj. Është në natyrën time”. Ç’bëre o Rilindje me koncesionet, me drogën, me mërgatën e azilantëve etj, etj, I tha populli. E di, tha Edi, tha Saimiri, tha … Po nuk kam ç’bëj. Është në natyrën time te shtetarit shqiptar”. “Edi Rama na ka tradhtue”. Mos e harro kurrë këtë shprehje, Adrian, qe neve si gazetare, do të na mbetet për shumë kohë e gdhendur në shpirt e zemër, pasi aq e madhe është dhimbja dhe zhgënjesa shpirtërore e atij që e shqiptoi. Si përfundim, proverb tjeter s’gjeta miku im per t’u thene ketyre politikaneve qe kane kaluar me shumë vite në pushtet se në bankat e shkollës, dhe se ka ardhur koha të ikin vete. Te largohen te gjithe pa përjashtim, përpara se nje cunami jo vetëm ai i Vetingut, por edhe i turmave te zhgënjyera t’i marre perpara me ndihmën e nje force te re politike siç po ndodh ne shume vende te Europes. Proverb pra s’gjeta si ty, por nje artikull te kodit penal, besa kam kohe qe e kam identifikuar dhe ti ma ke botuar prej shume kohesh me titullin “Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve!”.

Nëse duam t’i japim fund lojes se pështirë te akrepave, ka vetëm nje mundësi. Te bejme qe ne jete te jeteve te peshoje mbi kokat e tyre shpata e Drejtësisë si shpatë e Damokleut. Te ndryshojmë nenin e kodit penal qe i “fik” krimet ordinere (domethënë dhe korrupsionin) si me magji pas 10 vjetësh mesatarisht. Pasi horrat e politikes kete presin, parashkrimin e famshëm që i ribën te virgjër nga e para…Per politikanet te mos kete asnje leshim , tolerance zero, siç e parashikon neni 67 i Kodit Penal per raste teper te veçanta qe nuk parashikon kurre shuarje te perndjekjes penale per krime lufte dhe ato kundër njerëzimit.

Nuk eshte aspak e mjaftueshme per mendimin tim. Politikanëve asgjë mos t’u falet. Të përndiqen deri ne fund te jetes se tyre, jo vetëm për krime lufte e kundra njerëzimit, por për çdo lloj krimi ndaj popullit te tyre dhe pasurisë publike. Me kujtohet se nje nder lexuesit komentator te Dita, kishte lenë këtë shënim : “Po keni të drejte por faktet po tregojnë se nuk është vetëm Berisha por te gjithë nuk duan… të gjithe.” Ta pyesim pra bretkosën Rama nëse identifikohet me interesat e popullit, a pranon dhe ai te gjykohet po qe nevoja deri ne fund të jetës së tij duke e ndryshuar Kodin penal në këtë sens ?  Këtë pyetje po ta le ty Adrian t’já besh, me finesen qe te karakterizon. 😉

Miqësisht GB

***

*Ky shkrim është një replikë me shkrimin e djeshëm të kryeredaktorit “Tre burra, tri pyetje dhe bretkosat brenda Vettingut”.

 

April 24, 2018 12:40
Komento

24 Komente

  1. Flamur April 24, 12:41

    Pershendetje “Dita” I nderuar z.K/redaktor. Une, si nje nga lexuesit e rregullt te Gazetes “Dita”, pa frike lider i shtypit shqiptar dhe nje kontribues modest prej shume vitesh ( me sakte qysh ne themelimin e saj), lexova dy artikuj pikant te dy diteve te fundit shkruar nga kryeredaktori dhe i nderuari z.Genc Burimi. Ne pergjithesi jam dakort dhe i pershendes te dy autoret. – Kam te njejtin mendim me z.Genci per personalitetin e Kryeredaktorit te ” Dites”. – Pa patur qellim te replikoj me z.Genci kam nje vrejtje, me sakte nje sugjerim: – Nuk jam dakort qe Kryeministri aktual, me gjithe arritjet dhe mos arritjet, gabimet e tij, te vihet ne nje balance me S.Berishen….?! -Duke mos i “lare hesapet” me ish-qeveritaret gjate mandatit te tij te pare, Rama pashmangerisht ben dhe ai tani pjese ne kasten e ish-qeveritareve qe duhet te jap dhe ai llogari….” – Dihet nga te gjithe qe Rama nuk eshte as prokuror e as gjykates.Dihet kontributi i tij per realizimin e vetingut etj etj. Edi Rama nuk na ka tradhetue…?! – Koha do ta vertetoje. Miku i “Dites” Flamuri, Vlore

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K April 24, 14:38

    Genc BurImI:Nga burimi u vjen ky servilizem.Keni qe ne 91 qe jeni leshuar si zagart per ate qe u vu ne krye te kevizjes per tu permbysue qe nuk leni gje pa then per kedo qe vihet ne krye te PD.Po behuni bashk e hajani .utin sic ja keni henger tash 27vjet.Jeni mbledhur te gjith ish spiunet te kjo gazet e i beni qefin vetes.

    Reply to this comment
    • korçari April 24, 16:14

      O mark UKU dhe kete here e vertetove injrancen dhe kulturen tuaj pra nje idiot komplet dhe sa per kritikat e z.Burimi duhet t’i permend se vetingu po jep frytet e veta dhe se shpejti do bien ne rrjete Salehu&Basha &Co.Duhet rikujtuar se iniciatore per Vetingun ishte PS dhe Edi Rama dhe nuk mund te krahasohet ne asnje lloj shkalle me Salehun apo Bashen te cilet i kane lyer duart me gjak,te gjithe jemi te paduruar per keto arrestime por nuk do te thote qe te bejme te bardhen te zeze,koha po punon per shqiptaret pas 28 vjet rrumpalle sigurisht me ndihmen e USA dhe Europes pasi pa kete lloj ndihme nuk mund te luftohej korrupsioni i betonuar nga Salehu.

      Reply to this comment
    • Shtaza Mark Ujk April 24, 18:07

      Ike , qerohu more bajge , se
      nuk mund te futesh ne kuvend
      burrash , ti plehre mesjetare,
      me shpirt prej skllavi ,lindur e
      rrituir ne shpelle ! Pa asnje gram
      logjike normale njerezore !

      Reply to this comment
  3. gjermani i fundit April 24, 15:42

    nje barcalete rrefen se gjykatesi ka perpara hajdutin qe s’e pranonte vjedhjen, e meqe iu duk ne pamje djale i mire e fillon keshtu ” Mire i pandehur, te themi se vodhem te shtyre nga skamja…”. Hajduti e nderpret me te shpejte:” S’e di per ju i nderuar gjykates, por une s’kam vjedhur…”. Qe do te thote se makarenjte nuk e pranojne asnjehere qe jane maskarenj, e aq me keq kur ne pamje duken te pafajshem. e me keq fare kur kerkon deri diku ti mirekuptosh e te biesh ne pozita empatike. I nderuar Genc Burimi! Ju, Thano e gjenerata juaj e ketej, te themi, me pak te ndikuar nga ideologjia sunduese e socrealizmit do te ishit e mesmja e arte e periudhes se Tranzicionit. Ku nevojitej ekuiliber dhe propangandim i dishezes se bute persa i perket perplasjeve midis asaj qe po ikte dhe asaj qe po vinte. ” “-E di ate fushen e pertejme?- thote poeti persian Rumi – atje do te takohemi”. Ishte e nevojshme qe ne boten e kultures, propagandes, edukimit e informacionit , qe perbejne se bashku pushtetin e katert, te mbizoteronte sensi i pajtimit dhe tolerances. Sepse kjo do krijonte me teper hapesire per aksionin civil mbi pushtetin. Por ndodhi e kunderta. U formuan mjete shtypi e infomimi qe nxitnin debate pa fund per te djeshmen dhe te pardjeshmen. Hapni memuaret dhe arkivat e ketyre 28 vjet, do keni sherre me tonelata per Zogun dhe Enverin, per spiune sigurimi dhe diversante e desante e ku di une. Gradualisht edhe klasa politike u mesua te hedhe lumin mes kesaj sherrnaje alla shqiptarçe e madje ta ushqeje me fonde publike, duka ia pare hajrin e duke u mesuar te mos jape llogari per mbarevajtjen e puneve. Edhe Edi ka nje zyre qe e quan Cod, qe te promovoje e tu beje qoka miqve dhe armiqve, ka bere bunk’art e me the te thashe, Saliu akoma e ka me bijte e eterve, se ashtu degjohet me mire muzika e patjeter qe jemi ketu ku jemi. 30 vjet jane nje gjeneracion, ne e shkuam duke u rrotulluar rreth shkopit dhe bej pyetjen; A nuk eshte massmedia mekatare per pjesen e saj? Persa i perket barcaletes libaneze qe Thano ia vesh bretkoses se ajo i ngjan me shume, te themi Metes, e jo peshkut, qe ne fakt i shkon shumices se shqiptareve, moralin e fabules originale, te cilen e di mire, ajo e ka ne fund, kur akrepi i thote; ” edhe une s’doja te te shpoj, por ç’ti bej qe e kam ne zakon. E pastaj ore mik, ketu jemi ne Liban”. Morali eshte ky, qe i djallezuari kur gjen habitatin e tij do ti haje koken edhe atij qe e ndihmon. Edhe me koston qe do mbytet bashke me te. Ne shqip kemi shprehjen “gjej shesh e bej pershesh”. Kurse, siç e kuptoj une mesazhin e Thanos, ai e modifikon pak per ta njehsuar me sherrin e koheve te fundit mes atyre qe supozohet se u kane ardhur “flete-arrestet nga Amerika”. Ata jane duke shpuar shpinen e njeri-tjetrit duke shpresuar se edhe bretkosa e ngordhur mund te sherbeje si plaçke e dobishme per te dale matane lumit. Porse jane shume dhe nuk gjen kollaj bretkosa budallaqe ne tere ate pellg.Te tere mbajne peng njeri-tjetrin me dosje dhe afera korruptive, se aq eshte Shqiperia, e pamundur qe ambasada e rruges se Elbasanit mos ti kete sejcilit biografine e hollesishme, sepse te tera llojet, si akrepat dhe peshqit e bretkosat kane dorezuar atje me kohe lekuren e sho-shoqit. Se fundi, per kenaqesine e lexuesve po sjell shkurtimisht nje perralle afrikane, qe ndofta po e kerkoje. Ishte njeri qe banonte ne fshat me nenen plake. Vdiq nje mik i larget dhe ai duhej te shkonte per homazh, morri rrugen ne kembe me te tjere fshatare dhe duke dale nga gardhi porositi qenin te rrinte tek porta ne krye qe te kujdesej per sigurine e shtepise. Pas ndonje ore dy zhapike ne traret e shtepise filluan te grinden me njeri-tjetrin per nje mize te ngordhur, se kujt i takonte ta hante. Degjoi qeni zhurmen dhe i thote kaposhit qe te hynte ne shtepi e te qortonte zhapiket. Kaposhi u pispillos dhe si i rendesishem perpara pulave i thote qenit se kjo pune s’i takonte atij, le ta bente vete. Zhurma po shtohej dhe qeni i thote cjapit qe te hyje ne shtepi e te trembe zhapiket. Cjapi me mjekerr qe shume i rendesishem perpara dhive dhe i thote qenit se gersa s’e beri kaposhi kete pune nuk i shkonte atij, se ishte çeshtje hierarkie. Zhurma u be me e padurueshme, qeni iu lut demit, po edhe ky ishte shume i rendesishem e pastaj kalit, se nuk i dihet -tha qeni – nga nje sherr i vogel mund te behet ndonje hata e madhe, por edhe keta u pergjgjen se gjersa nuk e bene kafshet me te vogla nuk ishte çeshtje per ata, e pastaj pse nuk shkonte vete qeni ta bente ate pune, por qeni i thote se duhej te rrinte tek porta se e kishte urdheruar padroni. Demi dhe kali e siguruan se ç’e keqe mund te ndodhte nga sherri i zhapikeve, dy zhapike jane, sa nje qime thoi, pranda te flinte rehat se nuk do ndodhte asgje. Ne sherr e siper zhapiket rane nga traret, rrezojne pertoke kandilin me vaj e merr flake shtepia. Vijne fshataret dhe nxjerrin plaken pothuaj te vdekur e shtepia shkrumbohet. Nisin shpejt nje djale te ri qe te shkoje ne fshatin e larget e te lajmeroje padronin te vije shpejt. Djali merr kalin e pa ndaluar revanin per nje dite e nje nate shkon ku ishte vakia. Sa merr lajmin padroni shalon kalin dhe djalin pas vetes dhe vijne me nje fryme ne fshat. I drobitur nga rruga dhe me mushkerite ne gryke qe i plasin kali hyn ne prag e duke ngordhur i thote qenit: “ah more qen, qe s’te degjova. Te kisha trembur dy zhapiket do isha gjalle akoma – e keshtu ngordhi. Disa pleq thane se meqe plaka s’hante dot asgje duhej te pinte pak leng kaposhi, vene nje djale qe ndoqi kaposhin dhe e kapi e duke i keputur kapercellin, gjeli gjen kohe dhe i thote qenit; ” ah more qen, te te kisha degjuar ty nuk do me kishte ardhur rradha te me kepusnin koken”. Mirepo nena plake nuk mbijetoi dot edhe vdiq. Sipas ritit afrikan, varri duhej sperkatur me gjak dashi apo cjapi, keshtu i erdhi rradha cjapit ta vene ne sater, e ky duke dhene shpirt i drejtohet qenit ” ah more qen, te te kisha degjuar ty s’do digjej shtepia dhe as mua do me vinte rradha te behesha kurban”. Pasta u be dreka me cjapin e pjekur ne hell, se duhej dhene dreke mysafireve te larget. Kockat dhe ç’mbeti ia dhane qenit, qe tundi koken, por nuk i refuzoi. Ne Afrike eshte tradite qe pas 40 ditesh te perkujtohet i vdekuri dhe ofrohet dreke, keshtu i erdhi rradha demit, qe kur i vune koken nen sater pershperiti; ” ah more qen, sa te drejte qe kishe, por s’ta degjova keshillen e po iki i mjeri une”. çfare mbeti nga dreka ia dhane qenit, q eperseri tundi koken, por filloi te pertype i pafjale kockat e shijshme te demit. Si eshte morali i fabules? Amadou H. Ba, pasi mbaroi se treguari para asamblese ne OKB mbi konfliktin izraelito-palestinez, thote se duhen bere sforco qe te shuhen konfliktet kur jane te vogla, se kur behen te medha mund t’i paguajme me lekuren tone. Analogjisht, qe kur ishin te vogla vjedhjet dhe shperdorimet duhej te ishim te gjithe vigjilente, por nuk u be se dikush perfitoi ndonje kocke, dikush nuk beri detyren, dikush s’prishi qejf e te shumteve s’ia vushi veshin kush, e u trash zullumi sa tani eshte e nevoshme te zbatohet rituali i fabules afrikane. Por ç’ti besh qe u dogj shtepia dhe vdiq e zonja e shtepise o Genc Burimi…Qe nuk i zevendeson dot z. Lu. Ju pershendes juve dhe Adrian Thanon. Ne tere kete mesele jam i prirur te besoj se jeni mekataret me te vegjel.

    Reply to this comment
  4. Nero April 24, 16:23

    Or Genc Burimi!
    Je teper finok megjithese mundohesh te thuash se nuk je ne lartesi te Thanos, dhe pretendon se do i biesh shkurt po i bie gjate. Ti i bie legenit ne cdo fjale qe thua dhe leshon helm pa u dukur ne ajer.

    Ky shkrim i yti eshte kape veshin e majte me doren e djathte.

    Po he na thuaj ti se ku duhet filluar se shkruan shume por nuk thua asgje dhe ne te njejten kohe thua shume. Mere me leng e futi te gjithe ne nje kazan e bej corbe.

    Rama ka plot gabime, dhe gabimet e Rames e dine te gjithe qe vijne kryesisht nga pakti me Like Floririn( ti e di me mire se ne te gjithe kete).– Nga pakti me Like Floririn vjen dhe pakti i nenkuptuar per mos cenimin e Saliq serbovicit.

    Gabimi i pare dhe i fundit i Rames( mbase i detyruar nag rrethanat) eshte aleanca me LSI( partia kurve e Shqiperise) , aleance qe u kthye ne mburoje te sali qen serbovicit.
    Ti me dukesh mua si nje nga dhelprat e LSI-jt qe lepine e lehin sipas nderrimit te kohes, por je dhe ngrenxe e keqe qe pickon keq e pervelon pa u dukur se leshon helm me ato qe shkruan.

    Qe duhet nje gjak i ri ne krye te shtetit e dime te gjithe( Erion Velaj do te sihte zgjedhja me e mrie)
    por qe ti te vesh shenjen e barazimit midis Rames e Saliq Berishovocit, ti je me i ndyre se vete Saliqi, ose ben pune e Saliqit qe si gjithmone gjen ca lanxho si ti te bejne punet e tij te ndyra.
    Rama, po nuk coi ate qen ne baken e te akuzuarve, ne na duhet te lexojme brockullat e ca langojve si ti e te rrime e shohim se si i qen e bir qeni pengon ecjen e Shqiperise perpara me cmendurine e ti, sic e the dhe vete, ai eshte akrepi i vetem ne kete vend.
    Po u denua ai , do te denohen edhe te tjere, dhe do te hapet rruga per reforma.

    Reply to this comment
  5. Syri i Shkodres April 24, 18:12

    Shqiptaret duhet te behen europiane! Jane shume prapa! Qofte Thano,qe kam respekt,qofte Genc Burimi, qe perpiqet por ne fund nuk ja nxjer koken problemit shqiptar! Arsyeja? Eshte shqiptar! Shqiptar si Saliu,Meta,Basha Rama eshte me ndryshe ne mendimet e tij! Nuk eshte fshatar! Eshte pak me shume se shqiptar! Nuk flas per korrupsionin! Po flas per trurin!

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K April 24, 18:14

    Nero:O torollak Rama e beri edhe president more militaruc me pages.

    Reply to this comment
  7. Shtaza Mark Ujk April 24, 18:23

    Ike , qerohu more bajge , se
    nuk mund te futesh ne kuvend
    burrash , ti plehre mesjetare,
    me shpirt prej skllavi ,lindur e
    rrituir ne shpelle ! Pa asnje gram
    logjike normale njerezore !

    Reply to this comment
  8. nuk eshte turp te flesh me dhi . turp eshte kur genjen; se fle ne ..mendafs April 24, 18:26

    o mark uk; se mos je mark marku ? marku; si…. intelektual ….aristokrat .

    Reply to this comment
  9. mustafa April 24, 18:54

    Shkrim idiot, ne vazhden e idiotizmave shqiptare. Llogjike hajvanesh qe ta bejne trurin kacurrel.

    Ore palaco kush jeni ju qe doni te vini ne kandar krimet e njerit apo te tjetrit. Si ata kalamajte e shkolles kur i kapnin pa bere detyrat dhe i ankoheshin zyshes se edhe “Genci’ si ka bere detyrat.

    Sekush duhet te pergjigjet per krimet, fajet, shkeljet e veta c’faredo qofshin ato qe nga shkelje trafiku tek vjedhjet, megavjedhjet e vrasjet. S’ben vaki gjekundi ne bote qe kur gjykohet dikush per nje faj, ti thote gjykatesit qe ka plot nga lagja tjeter qe kane bere faje.

    Ky palla do qe per c’do njeri qe denohet te gjeje ekuivalentin ne nje grup tjeter njerezish. Po u denua nje i PD te denohet nje i PS, po u denua nje kuksian, hajd ta denojme edhe nje fierak, po u denua nje i ri, duhen denuar dy pleq.

    Kur dikush paditet per nje faj, merruni me faktin e ka bere ate faj apo jo, mos u merrni me fajet e te tjereve.

    Nuk behet tregeti me faje e krime. Me jep nje te korruptuar, te te jap dy drogaxhinj. Me jep nje vrases per pese hajdute.

    Keta mendje tredhurit si puna e Gencit jane shejtane te paguar nga ata qe jane zhytur ne krime e hajdutlleqe pafund dhe ngrejne teorira idiote se duhen denuar apo arrestuar gjithe kriminelet apo hajdutet ne nje dite e duhet te jene sa te majte aq te djathte, sa burra aq edhe gra, sa nga shkodra po aq edhe nga vlora.

    Me kete llogjike i bie qe Sali haleja pasi i vuri minat shtetit, vrau, vodhi e genjeu sa i desh qefi, nuk mund te denohet se s’kemi ku e gjejme nje qe ka bere po aq poshtersira sa ai per ta “balancuar”.

    Ma va fancullo va….

    Reply to this comment
  10. Arber Iliri April 24, 19:28

    O burim barazimi I pergjegjesise midis Berishes e Rames eshte si barazimi I ujkut qe sulmon tufen me qenin qe e ruan ate.Si loje eshte hapur shume vite para nga Berisha per te baltosur e barazuar te gjithe ne krimet e bera.

    Reply to this comment
  11. Jimi April 24, 21:09

    O Burim! Teorikisht se si duhet te jete nje udheheqes politik apo shteteror te gjithe e dime, por ne praktike a ndodh vertet keshtu? Nuk po flas vetem per Shqiperine.Ne terrenin aktual politik ne Shqiperi ne ketoi 3 dekada kane operuar nje numer jo i vogel politikanesh e shtetaresh, te cilet kane karakteristikat e tyre por edhe dallime te tejskashme. Nuk e di se nga c’motive nisesh, por ti per cudi kerkon te vesh shenjen e barazimit midis tyre! Ti per cudi kerkon te barazosh nje vrases me nje hajdut!? Ti kerkon te barazosh nje kriminel me nje tjeter qe servir shume endra por praktikisht nuk arrin ti realizoj!? Jo i dashur Burim kurrsesi nuk mund te kete shenje barazimi midis tyre. Krimineli, vrasesi duhet ti dorezohet drejtesise per gjykim, te tjeret ti dorezohen gjykimit e vullnetit te popullit ne zgjedhje e rradhes! Te paret ndeshkohen ligjerisht, te dytet ndeshkohen politikisht.
    Fatkeqesia me e madhe e ketij populli eshte se duke ardhur nga nje sistem ku udheheqesi shikohej si shpetimtari mbi toke dhe adhurohej si perendi. Ne ende nuk kemi hequr dore dhe per cudi ne kete sistem. Kur idhujt jane shembur, ne perseri nuk rreshtim se kerkuari nje te till!? Rama eshte politikani dhe shtetari i fundit dhe askush nuk ka ndermend ta fetishizoje ate. Ai si shume shtetare e politikan jo veten ne Shqiperi por edhe kudo ne vendet demokratike, pa tjeter si qenie njertezore e cila permbush kushtet per drejtim ka nje mori gabimesh , por jo fajesh.
    Eshte e natyrshme qe si cdo njeri edhe nje drejtus politik apo shtetar gabon, ketu nuk ka cudi. Cudia per nje politikan eshte kur e pranon qe ka gabuar dhe nuk e korrigjon ate, Se paku ne kete aspekt Rama ka treguar se ka vullnet per te pranuar e per tu korrigjuar. Ti e di shum mire qe te tjeret jo qe kane gabuar, por kane bere vrasje e krime dhe me kokefortesi kane kerkuar qe ti cojne ato deri ne fund!? dhe ti per cudi kerkon te vesh shenjen e barazimit!? Ti qofsh!?

    Reply to this comment
  12. Illy April 24, 22:21

    M.dita z.Thano!
    Lexova me vemendje koncetraten e kerkeses se nje populli te tere dhe lojen e bretkoces me akrepin !Me bene pershtypje vertetesia e ketij shkrimi e percaktimi i nje per nje i te gjithe te vetquajturit “veting” pasi shume e dialogojne e pak e kuptojne ne thelb lojen e saj!Merite padyshim e kryeministrit Rama e perse jo edhe Juve si gazete me kontributin per ndergjegjesimin e popullit per ndeshkimin e “peshkaqeneve te medhenj”pasi jo padashje permenden “peshq te medhenj”!Treshja qe Ju permendeni ne kryeartikullin e kesaj gazete eshte me te vertete problematika e tri shqyllave te nje shteti ne demokraci e krimineleve ne drejtim e te koruptuarve deri ne palce(kjo me rezerve se nuk e besoj se toto Meta te kete palce ne kuriz) dhe e kapjes se drejtesise nga njerez qe nen mefshesine e tyre siperfaqesore mendojne se kane kapur e kane ne dore drejtesine e nje shoqerie si Dhalla ky nenprodukt jo i qumeshtit por i shurres Saliniane e perzier me ate te toto Likes!Lexova me vemendje edhe kunderpergjigjien shoqerore te nje “m-iku” tend qe teksa te aprovonte edhe te keshillonte e mu kujtua nje fizikante greke (nder te parat femra ne NASA) ku pasi vizitoi vendin e saj sepse jetonte pertej atlantikut ne nje interviste pasi u pyet per pershypjet e vendit te saj u pergjigje:Pasi u ç’malla me vendin tim ,verejta nje gje te pa pelqyeshme:Pasi kontaktoja me njerez te çdo niveli shumica e tyre jo vetem qe nuk te ndigjonin por te jepnin edhe keshilla se si duhet te ndertosh jeten!Shkruan ralle e permalle e lum kush te kupton si nje nga intelektualet e paket qe i kane mbetur ketij vendi pasi edhe nje mundesi per grin carte qe tu ofrua zotrote e refuzove nga shoku”XHU”-ja i pare!Respekt e uroj qe keshtu te mbetesh perhere jashte kazanit mediatik informal!

    Reply to this comment
  13. info analitike April 24, 22:25

    Kur lexon komentet e ca militanteve te thekur e kupton qe keta nuk duan drejtesi por hakmarrje. Fatkeqesisht ne imagjinaten e tyre jetojne akoma ne shtetin diktatorial te armiqve te brendshem e te jashtem e te lufte se kllasave. Keta jane gati te mbajne ne kurriz cfaredo akrepi qe u merr jeten, mjafton qe te jete akrep i partise meme. A mund te behet shtet me qytetare te tille?! Natyrisht qe keta do te zgjedhin vec politikane qe i shembellejne ne marrezi e babezi. Qe Dita kerkon hakmarrje e jo drejtesi kjo tashme eshte e qarte nga seria e artikujve te bedrinjve , viktoreve dhe se fundi te Thanos. Nje drejtesi qorre nga njeri sy, pra ne sherbim te njeres pale con gjithnje drejt autokratizmit e jo demokratizimit e nje shteti te se drejte. A nuk ishte pikerisht kjo arsyeja per te cilen u ngritet e kerkuat bashkimin e qelbesirave per te rrezuar Saliun? Po sot perse heshtni kur Kriepsikopati po imiton Saliun?

    Reply to this comment
    • historiani April 26, 04:46

      Na hengsh mune o ” info anal-itike “. Je nje idiot i pasherueshem. Nese nuk e ke mizen nen kesule perse shqetesohesh o hajvan qe nuk mungon asnje dite pa shfaqur budallallekun tend proverbial.

      Reply to this comment
  14. qirko April 24, 23:59

    o burim , na cave trapin,llafazan pa asnje ide e vlere

    Reply to this comment
  15. Kris 1 April 25, 02:24

    Jam ne nje mendje me artikullshkruesin i cili e plugon me thelle me ndimin e Thanos qe ve ne shenjester tre mosketjeret dhe harron ndoshta pa qellim D’Ardajanin qe i shpeton ata nga cdo situate kritike.
    Diten e lexoj cdo dite sepse eshte me e ekulibruar.Brenda saj ndonjehere gjej dhe analiste tragjike qe i thurrin lavdi edhe Enverit dhe Krishtit dhe Muhametit,Edhe ish komunistave te Enverit por dhe besnik te Edvinit,e ca kane vite e vite qe na tregojne bemat e Saliut apo kullarot e Edvinit,gjykojne Trampin apo Edroganin,na tregojne cgatuhet ne tepsite e botes pa na thene kush e ha tepsine tone
    Kur Rilindja mori pushtetin premtoi ndeshkim te krimit ,korrupsionit dhe nje jete me te mire.Tashti thote nuk jemi as prokurore e as gjykates dhe shqiptaret jane ne te drejten e tyre te thyejne qafen jashte kufijve se politikanet e korruptuar i kane fshehur apo investuar parate e vjedhura pertej kufijve

    Reply to this comment
  16. e.kajo April 25, 08:22

    E dashur dita. me qëne se Z. Thano ne gazette dita të dates 23 prillt te këtij viti ka lejuar që te ketë pytje e pergjigje për artikullin etij. TRE BURRA, TRI PYETJE ( dhe mbretkocka brënda Vettingut ) Dhe unë si lexues i rregullte I gazettes dita dhe mik Adrianit. Dua të shpre mendimet e mija, shkrimi ishte shume konciz dhe kuptimplote, dhe me provebe afrikane (Agrepi dhe Bretkocka) dhe që një I ashurquajturi gazetar Genc Burimi paskaqeshur kur ka mbaruar. se lexuari, “ po pse gazear I thone këtij”

    Zoti Thano shkrimi yt ishte shume I kuptushem per ata qe duan te dine se cilet jane tre burra, dhe tri pyetje. dhe kjo treguan se ju nuk e lodhni lexuasin me slloga eujra te kota, Kjo eshte aftesia e gazatarit . por une nuk e kam me ju Kete replike e kam me gazetrin Genc Burimin, qe ne artikullin e dt 24 prill ( BRETKOSCA E THANOS DHE AKREPAR E QEVERISE). ai I thotë THANOS: ke artin e vecantë te thuash shumë gjera me pak fjale. Shkrimine e GENCIT e lexova dy here dhe me la pershypje te keqe që nje gazetar te mbushe një faqe gazet sa te lodhet njeriu ete mos dijë ku te perqendrohet. por une nuk qeshe vec ndjeva keq ardhje, Une nuk jam gazetar, as politikan as analis, por mondohem kur shkruaj ti permbledh gjerat sa me shkurt, ashtu sic ben Inderuari Thano dhe gazetaret B. Islami,XH, Shehu, M.Baze,A. Duka etj,

    Por ne këte momen mu kujtua një shkrim I leninit; Pas fitores se revolicjonin tetore 1917, Lenini, ne Lenigard (Shenpetërbur) beri nje konferece me pjesmerjem e borgjzise madhe te cilet akoma nuk kishim mare denimin dhe shikonin andra me sy hapur .Lenini duke mos patur kohe kisht pregatitur nje fjalim te gjate, Kur mbaroje borgjezet filluan të qeshni, duke thene, pse ku qenka Lenini qe dashke tena mbushij mendjen, Por Lenini ekuptoji ironine etyre, dhe vone ai bëri nje mbledje tjetr duke bëre autokritike, Kjo eshte per Z. Genci. qe shkruan aqe gjate, per edhe per Zotin Thano. qe shkruan ato gjera te thjeshta qe nuk e lodh lexuesin,’ Po c’fare shkruan gazetari ne kete artiku kaq të gjate. qeta analizosh duhet, te jesh analist, politikan, historjan, akademi filozof, etj, megjithe se qene fillim tnotë, se jam miku I Thanos, por qellimi I tij eshte djallezor. Ja c’farer thote. Ne krye te listes, ti, dhe opjoniste të tjrë në Dita, vini Sali Brëshen si simbal të renimit të ekonomose, moral dhe socjal të shqiprise të cilet i trajtoni si placket e vetes, si nje mejhane te klanit të tij, te kucit e te macit te tij, Pergjigja ime eshte: se ju nuk paskeni qene ne shqiperi duke se keni qene nje kontnen tjere, dhe eshte sa naïve dhe aqe djalle zore. Sali Berisha eshte shkatari I gjithe te keqijave te shkatrimit te ekonomise, te varsjeve dhe te mashrimeve dhe prandaj, ai akuzohet për to, ashtu si c’thote dhe A. Duke ne vargjet etij. Po te flisni me gjuhen e Zylo Kambirit, në dialogjet e gjata me shokun Bamkë, dote shohim se si biri I Luciferit, Sali Berisha eshte krimine li me damke! dhe me te drejt ai duhet te vihet ne krye te listes, nuk I dini ju zoti gazetar, ngajet e 97, ku jen vrare reth 4 mije vet, enuk I dini ju skamat piramidale, nuk edini ju sa vat jane vrare, ne gardec, nuk edini ju qe ne mes dit me 21 janr u vare 4 terinj, Prandaj ju me djallezi thoni qe qeveria Rame nuk mban premtimet, dhe kerkoni qe te vini shenje e barazimit me qeverine e Berishes, si mund te flite kështu, te brazonesh krimet me premtimet e PS eshte dashakqese, Qeverija ka shume te meta por ajo nuk ka vrere njeri, ajo po punon, por ka dhe pengesa nga ai qe vihet ne krye te listes nga opzita deskurtive, pa ide eprograme,. dhe më poshte vazhdon se Shinjesrime qe don t’i besh vetëm Sali Brishës pa pare se te tjrë fidanë kane lindur gjate kesaj kohe, te con në një formë obsesjoni që sngjan me ty, etj… Sa kam lexuar gazeta dita nuk ka kursyer kritika as per Ramen, as PS dhe as per deputet saj, prandaj kjo gazette eshte me e lexushme ne public, se shkruani dhe juve me qellime djalezore, hre hiqeni si mik e gazets di here lisni si nga maja Olipit, Gazeta dita mendoj qe ka qe gatare prfesjoniste se ti japi publikut gjerat qe I nevojite, dhe jo ato qe ju krekoni pse sjar bre ato apo kto nga qeveria , Gazat di ta nuk pergjogjet mendoj per te meta e qeverise, dhe ne fund dote thoshe ate qe thoni ju se nje Berishe bie djetra te tjre ngrihen, them sado te ngrihen nuk barazohen me krimet e Brishes I cili ai dhe te tjer qe permdni ju, do vije koha qe te japinllari Te gjithe gezatare e dites i njoh nga jane vetem ju nuk ju njoh?, te me falni po ne qofte se jinni nga Burimete Psarit të zi ne Kolonje nga jam edhe une, do kishe per te thene shumë gjera te hithura per gjate LANCL dhe ne ras se nuk ini une ju kerkoj falje, Keta ta kam kërkuar disa vite me pare por nuk kam mare përgjigje, këta nuk dua ta them per hakmarje, por sic shikoj e lexoj shkrimet e tua kane genin e gjashem me Burimet e kolonjes qe kane bëre krime në kolonje dhe në fshitin tim Selenice. Ju ini I rid he ndoshta nuk dini, por une e bashkefahtret emij ikemi te frekat ato ngjarje,

    Me nderime Eqerem Kajo

    Reply to this comment
  17. kenga qe me mungon April 25, 13:39

    E verteta eshte se Genc Burimin e kam ndjekur ne nje interviste dhe e pashe qe hiqet nje gazetar me mendim te pavarur, por eshte shume i varur. Njeriun e tradhetojne fjalet qe thote, por po ta keshe afer mund te lexosh brendine e tij ne sy dhe fytyre. Gencin e pashe dhe degjova ne interviste me skype nga Mustafa Nano nje nate dhe ngula shume gozhde te perthyera (?) mbi pavaresine e tij gazetareske. megjithate, eshte koha qe flet edhe ish kryetari bashkise Vlore Ali Asllani.

    Reply to this comment
  18. sivaak April 27, 22:05

    Genc Burimi po ujet e turbull, sikur ka pargerur nonje i paudhe a largqofte.

    Reply to this comment
  19. Shunden -Bunden April 27, 22:10

    qirje BURIMI

    Reply to this comment
  20. Komentues April 30, 09:34

    Genc te pergezoj. Mbetesh nga te paktet gazetare “i akullt dhe pa bindje”, tamam siç e etiketove veten ne emisionin e Muç Nanos. Finese, stil, ironi dhe te verteta pafund.
    Parashkrimi i veprave penale eshte nje nga gomarlleqet qe ka kodi yne penal, sidomos per politikanet. Per te mos folur pastaj per nenin e famshem 449 te KPP.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*