BREXIT, Ballkani dhe Shqipëria

June 25, 2016 08:24

BREXIT, Ballkani dhe Shqipëria

Nga Andrea Stefani

 

Një ide e madhe, ajo e ndërtimit të një bashkësie qytetare mbikombëtare, ka marrë një goditje të rëndë me votimin e britanikëve për daljen nga BE. Një goditje të rëndë por jo fatale. Të paktën për tani. Gjithçka do të varet nga zhvillimet e muajve që vijnë. Do të jenë vendimtare kostot dhe performanca e vetë Britanisë pas largimit. Një Britani që ndihet më mirë, një nxitje më shumë për të tjerë për të lënë BE. Një Britani më keq, më shumë vendosmëri për të vazhduar me BE. Lidhur me këtë edhe reagimi, në vetë BE, të 27 vendeve anëtare të mbetura do ketë shumë rëndësi. Do t’i qëndrojnë besnike EU apo do të kemi një reaksion zinxhir referendumesh që mund të shkaktonin një tjetër hemorragji. Britania e para dhe e fundit apo do pasohet nga të tjerë?

Ideja e integrimit demokratik të kombeve në një sovran (Demos) të vetëm europian është refuzuar, demokratikisht, nga një prej shteteve deri më sot anëtare të BE. Është, padyshim, një fitore e tendencave nacionaliste mbi ato integruese, e atyre izolacioniste mbi ato globaliste, e shteteve të mbyllura mbi shoqëritë e hapura, e kufirit dhe postobllokut mbi Shengenin.

Po cili do jetë ndikimi i këtij zhvillimi mbi rajone si Ballkani dhe vende si Shqipëria dhe ca fqinjë të saj që prej vitesh aspirojnë të integrohen në BE?

Në Ballkan, pasojat pritet të ndihen aty ky ka qenë sëmundja e vjetër e tij, nacionalizmi. Por edhe te proceset europanizuese me fillesë nga rënia e komunizmit. Ideja e integrimit të kombeve ballkanike në një shtet të përbashkët si BE, ka qenë deri më sot ombrellë e mirë për të përmbajtur a zbutur gjakimet nacionaliste dhe për ti kanalizuar ato drejt një perspektive bashkëjetese  në një shtet me përmasa kontinentale si BE ku kufijtë kombëtarë do të konvencionalizoheshin. Por a ja vlen të besosh më në një perspektivë të tillë nëse pas Britanisë edhe të tjerë shtete e braktisin BE si një anije që po mbytet? Pas kësaj do kish shumë të ngjarë që ballkanikët t’i ktheheshin ideve etnonacionaliste, projekteve të shteteve etnike duke, si të thuash, e marrë fatin e kombit në duart e veta. Dhe jashtë projektit europian të integrimit politik të kombeve, gjakime të tilla për një rajon si Ballkani, vështirë të mos provokojnë shkëndija konfliktesh dhe luftrash. Të paktën këtë na mëson historia.

Deri më sot qëndrimi i elitës politike shqiptare ka qenë për një bashkim kombëtar përmes integrimit në BE. Por që të nesërmen e natës që BREXIT mori një “Yes”, dolën zëra për një bashkim kombëtar jashtë integrimit europian. Nuk ka asnjë dyshim që tendenca të tilla populiste dhe etnonacionaliste do të nxjerrin kokën edhe në vendet e tjera të gadishullit që zien si një fole grenxazh nga mëritë dhe pasionet etnike deri më sot të mbajtura në surdinë nga perspektiva e një integrimi të përbashkët europian.

Shumë do të varet nëse 27 shtetet e mbetura (dhe shanset janë të shumta për këtë) do të mund të ruajnë kohezionin e BE dhe domethënien e projektit por nëse jo, pritet që shtete deri më sot të përfshira në procesin e integrimit të ndryshojnë kurs. Serbia për shembull, që ka manifestuar një luhatje jo të padukshme mes BE dhe Rusisë, nuk do të qe çudi që të drejtonte anijen përfundimisht për nga Lindja. Por kjo do të thoshte që edhe interesat dhe përfshirja e Rusisë në rajonin e Ballkanit, edhe për çështje të tilla si ajo e Kosovës, pavarësia e së cilës ende refuzohet nga Serbia, të fitonin një tjetër potencial konfliktual me shtrirje më të gjerë se vetë rajoni.

Për europianistët në Ballkan vijnë ditë më të vështira. BREXIT rrezikon të rrisë skepticizmin mbi projektin e BE dhe sigurisht që do të forcojë zërat antieuropianë që do e paraqesin integrimin të pakuptimtë madje të dëmshëm për ineteresin kombëtar. Bashkë me lëkundjen e besimit në perspektivën e BE mund të bjerë edhe dedikimi ndaj parimeve universale të lirisë dhe demokracisë që bashkëshoqërojnë këtë integrim. Dhe është e vështirë të besosh se në vende ballkanike si Shqipëria, Serbia, Maqedonia apo Mali i Zi, ekzistojnë elita politike që do të mbeten të dedikuara ndaj parimeve të lirisë dhe demokracisë edhe në mungesë të monitorimeve të fuqishme nga BE apo të paktën, nga SHBA, e cila duhet ta rishikojë rolin e saj të tërhequr në rajon, për të kompensuar kostot që proceset demokratizuese mund të kenë prej BREXIT në formën e një rënie të ndikimit të BE.

Një dobësim i monitorimit të reformave perëndimorëzuese (tashmë është më prudente të shprehemi kështu se sa vetëm europianizuese) do ta bënte më efektive rezistencën kundër tyre dhe më probabël dështimin. Është fjala për reforma shtetformuese si ajo në drejtësi që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri. Dështimi i reformave të tilla do të çonte në rritjen e shanseve të regresit drejt formave të vjetra të qeverisjeve autokratike dhe të korruptuara. Në të tilla rrafshe diplomacia dhe politika e BE duhet të shfaqet më e vendosur se kurrë për të dhënë sinjale mbijetese dhe vazhdimësie të vetë BE si realitet dhe ide për një botë më të mirë për të gjithë.

Në fakt, edhe votimi i britanikëve për të dalë nga BE është një votë për t’u kthyer prapa drejt një bote të vjetër që edhe ata vetë ja kanë parë sherret. Por duket ja kanë harruar. Dhe prandaj votuan që të braktisin projektin e një Bote të Re, atë të kombeve europiane të bashkuar në një Sovran, në një popull, në një demos. Dhe ka vetëm një shpresë për ta mposhtur botën e djeshme djajtë së cilës do të përdorin  BREXIT për tu ringritur. Që BE të qëndrojë.

June 25, 2016 08:24
Komento

12 Komente

  1. IDJOTI I BATHORES June 25, 09:49

    O FATKEQESI QE E KE EMRIN INFORMACION -FEVZI QE 25 VJET NUK FOLET ASNJEHERE PER SHQIPETARET E SHQIPERI,BUKE E EKONOMI PRANDAJ U KTHYEM NE ‘SHPREHJE GJEOGRAFIKE’ E PA KUFI!

    Reply to this comment
  2. vasili June 25, 11:52

    Nuk e pres nga opinionistet vendalinj,por me habit ajo qe opinionisti perendimor,nuk e kupton apo ben sikur nuk e kupton,apo e trajton si tabu,qe Brexit,nuk e shkaktoi vota britanike,por politika aventureske e Merkelit dhe shteteve perendimore,me pasoja te renda per te ardhmen e identitetit dhe kultures europiane:
    Lejimi i dundjes se turmave milioneshe arabe,drejt Europes,duke e trajtuar kete vend, nga lloji Merkeleve etj,si nje territor ku nuk egzistonin me kufinj(han pa porta),ku si ne pamje dhe ne mentalitet shumica dermuese e te dyndurve,jane ne opozicion asgjesues me kulturen dhe zhvillimin perendimor(nuk vonoi shume dhe ne shume qytete gjermane ata bene perdhunime masive ne publik).
    Kete e tregon dhe eksperienca e mepareshme.
    Dhe e drejte dhe logjike,do te ish qe te organizohej referendum,per pranimin e tyre vecanrisht te kesaj sasie te ketij lloj refugjatesh,pasi eshte populli,qe do te kete kontakt te afert me ta dhe jo politikanet lart.
    Dhe ish normale,mbas kesaj,qe anglezi i thjeshte,qe e ka perjetuar kete eksperience,nuk donte te kish te bente,me nje dyndje suplementare,peshqeshe nga Europa kontinentale, te kesaj dundje masive me kete lloj mentaliteti.
    Popujt tani, vec te tjerave,pane,qe ata qe drejtojne Europen,mbas kesaj u kishin rene breket ne fund te kembeve,deri sa vazhduan te bejne veprime absurde,duke i kerkuar nje sulltani islamist te eger dhe diktator(vrases femijesh dhe grash qe kalojne kufirin sirian),tu mbronte kufijt e EUROPES,dhe kundrejt leshimeve te turpeshme ne vazhdim:
    Miliarda te tera euro dhe dyndje ne vazhdim te turqeve pa pengesa drejt Europes dhe vec kesaj vazhdojne te heshtin per te gjitha krimet e tij,kundrejt zhvillimeve demokratike.
    E pra del fare e qarte qe pasoja BREXIT,kish shkakun kryesor EUROEXIT,me autore politikane te vecante gjermane austriake,franceze,te pjeses perendimore te Europes.
    Nqse Europa,do te vazhdoje me kete lloj politike vetvrasese,do te ndodh efekti domino,me shtete secili me vehte,me nacionalizem shperthyes luftrash dhe si perfundim ate qe Erdoganet e botes islamike,nuk mund ta benin me forcen e armeve,po arrijne ta bejne me kollonen e tyre te peste ushtrine e emigranteve,te perkrahur nga syleshet politikane europane,qe per bythet e tyre te ngrohta shesin nje nje vend dhe nje popull te tere.

    Reply to this comment
  3. Ballist i PENDUAR. June 25, 12:37

    Andrea ,
    lum si ti , per mendjen qe ke .
    Nejse se te Paguajne mire Vazhdo me Mendjen Tende .
    E ne poshte ”’ populli ” vazhdojme me MENDJEN TONE ,.

    Mer nje laps e mba shenim Stefanaq , qe mo te Dukesh IDJOT her tjeter.

    Idea baze e Europes ishte qe te KRIJONIM
    nje Europe ME Bashkim Kombesh , dhe te jetonim ne MIQESI ,NE SOLIDARITET ,ku Prioritet kishte Demokracia .

    Kjo demostroi qe eshte nje premtim Falls , dhe ka FALLIMENTUAR .
    Bashkimi europian veproi vetem ne INTERES TE BANKAVE , SHUME kombsheme , dhe grupimeve ne ”’ Hije ”.
    Votat e popullit humben tek Burokracia e bashkimit europian .
    Bashkimi europian eshte , NJE bashkim ekonomik ,
    me nje treg te perbashket , ku lejon qarkullimin e lire te njerzve e te LEKUT .,
    Parlamenti europian , eshte i vetmi INSTITUCION
    PER TE CILEN popujt kane votuar ,Ka nje funksion pak a shume DEKORATIV ,.
    kOMISIONI europian ne te vertet eshte nje
    komision jo i zgjedhur , dhe i perbere nga person jo te zgjedhur ,
    Ashtu si Thot ministri Horst Seeoffer ::
    Kush eshte Votuar nuk Vendos , e kush VENDOS nuk eshte zgjedhur .

    Andrea StefanaQIS !

    POPULLI grek votoi kundra , masave shtyrenguese te TROJKES
    dhe vota e tyre u unjorua , dhe para votimit Funksionaret e BE , paralajmeronin popullin grek te votonin JO ., SEPSE KJO DO TE SILLTE brexit , Qe edhe kjo nuk eshte shkrujtur tek TRATATET .

    Populli grek votoi kundra , masave Shtrengues ne Korrik te 2015 ,
    Ne mars te 2016 Europa firmos me turqine ,
    Krizen Emigrimit , ku thuhet qe bashkimi europian do te marr pjesen e emigranteve duke i shperndare ne shtetet Europiane
    Ne hollande votuan kundra UE — ukraina –
    ne Zvicer politikanet i friksohen votimit popullor , qe shkateron planet e tyre .

    Aleanca Europea Anti — TTIP , ESHTE nje organizate e 500 orginizatave te shperndara ne Europre , ku ka mbledhur 3,4 milion firma qe te ndaloje AKORDET PER TTIP e CETA.

    TE dashur miq te Britanise se Madhe !

    Le te jete kjo dita e panvarsise , dhe te ndalojme Transformimin e EU ne nje diktature.

    Demokracia eshte çelsi i LIRISE , I PAQES E pROSPERITETIT ,
    DUKE mbrojtur te drejtat Njerzore , duke garantuar Respektin e TOLERANCEN .

    Andrea Stefanaqis ,
    te shkruash nga Juvenilja o Sheraton .,
    nuk do te thote se shkrimet tuaja jane Moderne e te Modes .

    Andrea duhet te perdoresh Dieten PROLETARE
    QE TE TE KTHEHET ARSYEJA ,
    Me zbokthin si po ja ben ??
    Shume qesharak perfundove o Stefan bizantini !

    Reply to this comment
    • europiani June 25, 13:33

      Jane dy gjera qe e denoncojne kete Ballistin e Penduar si nje berishist fanatik antiperednimor: 1) Urrejtja personale qe shpreh ndaj gazetarit te nderuar Andrea Stefani dhe kuptohet se ai eshte nje nga kritiket me te forte dhe konseguente te Berishes. 2) Gezimi qe shpreh per fitoren e BREXIT duke e denoncuar edhe BE si nje diktature.

      Keta jane antiperendimoret qe siç e shkruan shume sakte ne shkrim Andrea, do nxjerrin kokat tani si triumfatore per te sulmuar idene e integrimit te Shqiperise ne BE. Por e keni kot o te mjere, koha juaj ka mbaruar.

      Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. June 25, 13:36

      Perse u votua Edvin Rilindasi , qe nuk Rilindi .

      Nuk u votua se ishte Socialist .
      Por u votua per te mbrojtur Fukarenjte e MAJTE .

      Nuk u votua Edvini se ishte TIRONC !
      u VOTUA te beje drejtesine qe mungon 26 vite .

      Nuk u votua se eshte i gjate !

      U votua te zgjithe Papunesine ,
      ku gjysma e Rinise i IKU ne Gjermani si Aziland.

      U votua te denoje Saliun “!
      E jo te LOZ ne parlment me Ku – ka Mçefti ,
      ose Raqi – Raqi kikiko Sa gishta Kam .

      Ne populli Edvin Piktorin e PAGUAJME
      TE punoje , e jo te loze BASKETbOTBOLL ,
      NE zyrat e Ministrise ,
      e te dale ne Aeroporte si KLLOUN CIRKU
      te prese kombetaren e futbollit.

      Edvinin e majta e zgjodhi ,
      JO ti beje PERMENDORE TE DJATHTES FASHISTE ………………………………………………………………………… PrANDAJ edvini ,
      Votat HEREN tjeter
      le ti kerkoje tek e Djathta Zogiste – balliste

      Bashke me Like – Floririn – e Sali udb istin .

      Edvinin ne e votuam te Punonte ,
      e jo te beje Sfilata MODE ………

      Reply to this comment
      • Arturi June 26, 11:23

        Ik o ballist, futi ndonje tas groshe e ndonje kocke pule, se BE eshte nje çeshtje jashte kapacitetit tend feminor!

        Reply to this comment
  4. bureto June 25, 13:09

    Komunistit Sali, qe kur ia do puna per pushtetin behet nacionalist i flaket (si Enveri sa here medonte per pushtetin) po i ngre veshet. Brexit tregoi se sovraniteti i vendit eshte i pari (sikur Shqiperia te ishte Britani sa mire do te ishte, por ja qe eshte bishti i kavalli) dhe menjehere e shfrytezoi. “Pjesmarrja e te huajve ne procesin e Vettingut, perfshire ne Reformen ne Drejtesi, eshte strategji soroniane dhe shkel sovranitetin e vendit” (degjoni mire Lu dhe Vlahutin, ju ne DASh dhe ne Bruksel!). E deklaroi ‘suren’ e profetit Salhi, dora vete, Imami Fahri Balli ne fletushken e tij “55”, qe s’e lexon njeri, vec kur i lexojne titujt qe jep cdo mengjes New 24 (agjitacionpropoganda salihane). Ja pra s’e c’na ishte: nuk doni vendet e rrezervuara, (pra Salihu ne tavolinen e vettingut, do shkrumboheni (deklarata e imamit Bashe). Atehere more te paudhe. He pra! Votoni ne parlament te zbatohet vullneti i popullit, pra te miratohet reforma me REFERENDUM. Ua mban b…Kjo s’do te ndodhe se ju jeni vemje dhe krahasuar me politikante britanike s’vleni as per karte higjenike. Na flisni dhe per sovranitet, pa le. na na keni bere mendjen llalle me NATO, vizat, aspiraten per BE? Pse i afishoni e i premtoni keto? A nuk jane keto humbje sovraniteti. Ç’eshte vettingu para tyre? Po se mos keni turp ju politikane te skutave, ju skuthe hipokrite e demagoge pa dallim, Salih, Bashë, Metë, Topalle etj. sovranitet! Kur ka patur Shqiperia ndonjehere? Ah, po mbas 1978 kur ajo u rrethua me tela me gjemba dhe bunkere. Kete doni? Duhet bere me cdo kush Reforma ne drejtesi, qe te filloje pastrimi prej tyre. Dalngadale por i sigurte. Ndihmoje Amerike per here te fundit kete popull qe ju do me shume se kushdo tjeter ne Europe. Nje Shqiperi e shendetshme do te jete dhe nje faktor real stabiliteti ne rajon, perndryshe ju e dini se c’mund te ndodhe. Rusia eshte ne prag.

    Reply to this comment
  5. Olimpia June 25, 13:33

    O Vasil je tepër i vogël për ti kuptuar gjërat.Dyndja e refugjatëve është produkt i politikës së Parisit, Londrës dhe të drejtuesit të tyre përtejoqeanit.A nuk e kupton se forcat islamike kanë qënë dhe janë nën drejtimin eskluziv të fuqive që janë të interesuara të dominojnë botën dhe shfrytëzojnë pasuritë me çmime qesharake .Sa më shumë injorancë ekstremiste fetare aq i më lehte shfrytëzimi i vëndeve të tjera.Europa u çlirua nga vargojt e injorancës me revolucione të përgjakëshme deri sa i vuri kufirin ndikimit të fesë mbi shoqërinë .Iraku, Siria, Libia , Egjypti ishin vënde që e kishin frnuar ekstremizmin fetar , natyrisht me diktaturë, sepse dihet që nuk ka rrugë tjetër .Atëhere Cameroon dhe Sarko dërguan avionët , përkrahën shkatërrimin e shteteve laike dhe pasojat dihen .Shumë më shumë të vdekur se nën diktaturat.Nèse britanikët ikin nga BE bëhet më mirë ..jemi më të lrë që këtë fuqi të jashtëzakonshme kontinentale ta ngremë të barabartë me USA, Kinën, Rusinë .Ne jemi në zëmër të kontinentit dhe duan apo nuk duan klanet primitive berishiste , rinia do të na çojë përpara në BE .

    Reply to this comment
  6. Neutral June 25, 13:39

    Shqiperia si vend i vogel duhet te jete Neutral. Vendet neutrale te hapura per marrveshje dy paleshe pa lidhur veten pas bishtit te te medhenjve. Mungesa e sovranitetit po sjell prishjen e BE. Per Shqiperine kjo mungese sovraniteti ka 25 vjet qe vazhdon. Po tentuam te lidhemi pas bishtit te mushkes BE, do vazhdojme si der sot. Pa sovranitet, pa dinjitet, pa identitet. Vetem Neutraliteti na largon prej batakut te deri sotem.

    Reply to this comment
  7. Sinclair_1 June 25, 17:50

    Jam British dhe kam votuar Brexit
    Aresyeja 1 – Free movement of labourer forces across Europe and UK
    Milions nga Rumania Bullgaria Polonia etc e kane stresuar sherbimin Publik
    Aresyeja 2-Votim kundra burokrateve te Bruxelit qe na tregonin cfare te benim.

    Britania prape do te jete great. E MADHE.

    Reply to this comment
  8. logjika June 25, 19:02

    Bre-exit , besoj do te thote ne shqip: jashte brekeve. 1. Referendumi nuk ka mbaruar, 2. Zhurma eshte e madhe, pasojat do jen shume te vogla, 3. Nxorren fytyren hapur antieuropianet, 4 Britania s’ka qene ne Europe, sepse ajo nuk merrte pjese as ne euro e as ne Shengen, pra as ne ekonomi e as ne liri,.5 Kur te dale me te vertete Britania nga BE do te takohemi se ajo ka futur veten ne kaos dhe po tretet si fuqi botrore.

    Reply to this comment
  9. Arturi June 26, 11:33

    Te jeni te sigurte se, brenda 2 vjeteve Britania do te rifutet ne BE. Perballja mes dy forcave: fshtareve dhe pleqve tradicionaliste kundrejt rinise dhe biznesit, llogjikshem do te perfundoje me fitoren e te dyteve.
    Nese jo, atehere do te kemi ndarje te Britanise dhe forcim te metejshem te BE-se me pranimin e Skocise dhe Irlandes se Veriut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*